• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi i ‘Noc Rrokut’ dhe shembja e imazhit të Amerikës

15:33 : 02/11/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Agim Nesho

Asnjë autokrat apo diktator, pavarësisht politikave të tij, nuk ka guxuar as të rivalizojë dhe as të sfidojë imazhin e saj. E kundërta mund të ketë ndodhur, kur Amerika ka shprehur kërcënimet e saj ndaj regjimeve që kanë shkelur parimet kryesore të rendit ndërkombëtar apo kanë cënuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por ja që paska edhe klloun politik, që mund të marrin përsipër rolin e sfiduesit të fuqisë më të madhe demokratike të botës. Por pse e mban Edi Rama këtë qëndrim në këtë kohë?

Dihet që Edi Rama është autokrati më i korruptuar jo vetëm në Ballkan por ndoshta edhe në të gjithë botën. Për të ruajtur pushtetin e tij ai ka ruajtur profilin e një puthadori që ka marrë përsipër të mbyllë të gjitha “pisllëqet” e botës së qytetëruar dhe të zgjidhë të gjitha projektet të cilat kanë kosto sociale-politike në vendet perëndimore. Ai ishte i pari që pranoi armët kimike, mori muxhahedinët në masë, solli afganët edhe pa u siguruar që do të pranoheshin në SHBA, i ofron Melonit sovranitetin e tokave shqiptare për të burgosur afrikanë, i lejon Erdoganit të shpallë xhihadin kundër Izraelit në tokën shqiptare, etj., etj. Ai është një plastelinë që përpunohet dhe ju shërben të gjithëve që ju duhet në pushtet. Arroganca ndaj SHBA-ve kohët e fundit dhe tregimi i Noc Rrokut, që në shqip ka një konotacion ekstremisht negativ, ka të bëjë më disa shpjegime.

Së pari, Edi Rama është i pari lider ndërkombëtar që ka arritur të korruptojë një zyrtar të lartë amerikan dhe e ka përdorur për të realizuar afera të paligjshme edhe kundër opozitës Shqiptare për ta shkatërruar atë. Ai ka pasur forcë të përdorë diplomatë të huaj në funksion të mbrojtjes së regjimit të tij, diplomatë të cilët për të vazhduar karrierën e tyre kanë shkatërruar dhe kompromentuar rolin e Amerikës në vendin më pro-amerikan në botë. Ditën kur ai duhej ndëshkuar për korrupsionin e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit erdhi në Tiranë për ti dhënë përkrahje dhe vlerësuar për “lidership”.

Lexo edhe:

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

“Fryrja” e administratës/ Rama quan “shpifje” dhe “gënjeshtra” edhe shifrat e INSTAT

Ai ka pasur në këtë administratë Amerikane një “carte blanche’ të siguruar nga manjati A. Soros, që është kontributori më i madh i demokratëve në SHBA. Lidhja e tij oku;te me Soros dhe projektet e tyre të ardhshme në Ballkan, duke filluar me Open Balkan dhe përfunduar me projekte financiare të frikshme për ta kthyer Ballkanin në një zonë të ndërthurjes të interesave të fuqive të mëdha, po prekin jo vetëm të ardhmen perëndimore të Shqipërisë por edhe zhbërjen e demokracisë Shqiptare. Fuqia e frikshme ekonomike e tij po tregon se ai blen lehtë influencë politike në vendet perëndimore, por nga ana tjetër diskretiton perëndimin për mos ruajtjen e vlerave të shoqërive të tyre.

Së dyti, arroganca e tij bazohet në besimin e tij se ai mund të përdorë influencë në cdo administratë amerikane dhe mbrojtjen që ka sot nga Alex Soros mund ta zëvendësojë me blerjen e influencës politike duke dhënë toka Shqiptare (Portin e Durrësit, Sazanin, plazhe në Himarë, Gjadrin dhe Shëngjinin për Melonin). Blerja e kësaj influence është evidentuar edhe në raportin e Komitetit Raskin të Kongresit Amerikan “Shtëpia e Bardhë në shitje”, ku qeveria Rama listohet si “një nga 20 qeveritë më të korruptuara në botë që kërkon të blejë influencë në Shtëpinë e Bardhë.”

Kjo politikë e autokratit Rama jo vetëm demoralizon luftën e popullit Shqiptar dhe opozitës për demokraci, ndryshim të elitave qeverisëse dhe fuqizim të shtetit të së drejtës, por shuan frymëzimin që vjen nga Washingtoni dhe Brukseli. Veprimet e Ramës dhe të burokratëve perëndimorë të blerë dhe përdorur prej tij kanë ulur pëlqyeshmërinë e Washingtonit dhe Brukselit në një shkallë të konsiderueshme.

Së treti, Rama pasi ka përdorur SPAK-un për të goditur liderat e opozitës duke i arrestuar ata me cështje të dyshimta, të pabaza dhe në ndonjë rast dhe të paligjshme, kërkon ta mbajë SPAK-un të lidhur dhe në funksion të regjimit të tij. Ai vërtetë e ka bërë reformën në drejtësi në 2014 së bashku me Soros, por ka frikë që elementë të caktuar mund ta përdorin edhe kundër tij në qoftë se ai prek interesat e tyre. Prandaj ai kontrollon SPAK-un duke ju bërë presion për zgjatjen e mandateve të tyre, duke e bërë një instrument të pushtetit të tij të pakufizuar.

Duke ju treguar amerikanëve Noc Rrokun për sistemin e drejtësisë, Rama jep mesazhin që këtë reformë do ta mbajë derisa ai mendon se është realizuar qëllimi. Dhe këtë ide ai e ka dhënë edhe në Kongresin e PS kur tha se nuk lejoj një “republikë të prokurorëve”, edhe kur ngriti Komisionin Xhafaj, edhe kur kërcënoi që “mund të kthejë drejtësinë europiane”.

Arroganca e e Ramës tregon fuqizimin e një regjimi që është rritur nën hundën e perëndimit edhe me cmimin e shkatërrimit të demokracisë Shqiptare. Ai nuk ka frikë sot të tregojë hapur korrupsionin e tij marramendës duke bërë shpenzime me miliona dollarë edhe në zemër të New Yorkut. Naivitetit të perëndimorëve sot mund t’ju përgjigjesh vetëm me një shprehje: Mbajeni me shëndet autokratin tuaj dhe “shijoni” Noc Rrokun e Edit. Sa për popullin Shqiptar ai do të luftojë për rikthimin e demokracisë, luftë të cilën ju nuk duhet ta humbni sa të mos jetë vonë.

Etiketa: Agim NeshoAmerikaEdi Ramaimazhinoc rroku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Fryrja” e administratës/ Rama quan “shpifje” dhe “gënjeshtra” edhe shifrat e INSTAT

22:22 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Kush do i mbyllë kapitujt?”/ Ramën e lëshojnë nervat: Më çmënde! Mos insisto në budallallëk

22:13 : 08/05/2025
AKTUALITET

Rama nga Durrësi quan “leshterikë” opozitën: Ishin bërë lëmsh këtu

20:59 : 08/05/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama ka pasur informacion për zhbërjen e “non gratës” së Berishës

20:45 : 08/05/2025
AKTUALITET

Berisha nga Shkodra: Asnjë votë për Tom Pazarin, ai është skllav i Edi Ramës

20:22 : 08/05/2025
Para

"Nuk e ka penguar askush për të rritur pensionet"/ Meta: Rama po poshtëron të moshuarit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com