• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ishin Bajrat që e vranë Licin? Lala: Segmente të tjera mund t’i kenë futur në përplasje

13:51 : 01/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në Euronews Albania, ku zbuloi detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në Shkodër, ku u vranë Arlind Bushati, Hamza Lici dhe viktima aksidentale Flutura Basha.

Lala zbuloi se tashmë është e sigurt që në makinën me viktimat ka qenë dhe një person i tretë, i cili nuk është identifikuar ende.

Gazetarja tha se nga një video e publikuar pak minuta pas atentatit, shihet një person i tretë, me duar me gjak, i cili ndodhet pranë viktimave. Ajo theksoi se personi në fjalë ka ngjashmëri me Ibrahim Licin, por identiteti i tij nuk është konfirmuar ende nga Prokuroria.

“Qarkullon një video vetëm pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Duhet thënë që është një video tronditëse; makina është shoshitur nga plumbat, trupat e pajetë janë aty në mes të rrugës. Është trishtuese në fakt që në Shqipëri, që pret të hyjë në Europë, të shohësh ngjarje të tilla. Në informacionet që unë kam marrë nga prokuroria, ka një ngjashmëri në pamje të parë, por unë nuk e kam të konfirmuar zyrtarisht që është Ibrahim Lici. Ama di të them me siguri të plotë që brenda automjetit me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin ka qenë dhe një person i tretë. Prokuroria e Shkodrës duhet të na thotë kush është ky person i tretë. Pasi me identifikimin e emrit të personit të tretë mund të kemi një panoramë tjetër të ngjarjes. Mund të ketë qenë personi i tretë shënjestra kryesore e atentatit,” tha Lala.

Gazetarja zbuloi gjithashtu se familja Lici nuk i hapi dyert e mortit, por e zhvilloi ceremoninë mortore vetëm me rrethin e ngushtë familjar. Lidhur me porositësit e këtij atentati, Lala tha se segmente të tjera të krimit mund të jenë të interesuar për t’i vendosur në përplasje fisin e Licëve me atë të Bajrave.

Lexo edhe:

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

“Duket në pamje të parë që është Ibrahim Lici, por prokuroria e Shkodrës nuk ma ka konfirmuar që është i njëjti. Më duhet një konfirmim zyrtar që të them se është i njëjti. Ajo që më bëri përshtypje është se familja Lici nuk i ka hapur dyert e mortit, pra nuk i ka pritur njerëzit, përveç rrethit të ngushtë familjar. Si askund më parë, Shkodra ka qenë e blinduar dhe ata nuk kanë reaguar për këtë ngjarje; ata duan të kuptojnë se nga ka ardhur kjo përplasje. Pavarësisht se përplasjet me Bajrat i kanë të hapura, mund të jenë dhe segmente të tjera të interesuara për të përplasur këto dy grupime,” tha gazetarja.

Etiketa: atentatiBajrathamza liciIbrahim Liciklodiana lalamasakravrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Balluku nën hetim për tenderin e Llogarasë”, Lala: Takimi në Turqi përfshin edhe Ramën

21:39 : 27/10/2025
AKTUALITET

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

18:12 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
Para

EMRAT/ Grushte dhe shkelma te "Urdhri i Stomatologut", përfundon në spital një doktoreshë

TË GJITHA

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” rihapen pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com