• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli tejkalon afatin, Salianji ripërsërit kërkesën për zbardhjen e vendimit

11:24 : 31/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Ledio Braho, avokati i Ervin Salianjit, i është drejtuar me një tjetër kërkesë Gjykatës së Apelit për t’iu vënë në dispozicion vendimin e zbardhur të marrë më 26 shtator për dënimin e deputetit demokrat.

Në shkresën drejtuar Gjykatës, avokati thekson se Apeli ka tejkaluar afatin prej 30 ditësh, siç e përcakton ligji, teksa moszbardhja e vendimit e penalizon Ervin Salianjin për shkak se nuk bën dot rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kujtojmë se më 26 shator, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 1 vit burgim për deputetin Ervin Salianji për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Edhe pse Partia Demokratike dhe vetë Salianji e kanë konsideruar dënimin si politik, një ditë më pas deputeti demokrat zbatoi vullnetarisht vendimin dhe aktualisht ndodhet në burgun e Fierit.

“Në vijim të këtij njoftimi, i dënuar Ervin Salianji, pavarësisht se nuk është njohur ende me arsyetimin e vendimit që la në fuqi dënimin e tij me burgim dhe që e vë në pozita të pabarabarta me organin e akuzës në lidhje me mjetet procedurale që i njeh K.Pr.Penale (rekurs, kërkesë për pezullim), e ka ekzekutuar atë vullnetarisht, fakt ky që provohet nëpërmjet Procesverbalit (Mbi zbatimin e urdhrit të prokurorit, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, marrë formë me datë 26.09.2024, për shtetasin/të dënuarin Ervin Salianji) të datës 27.09.2024.

Lexo edhe:

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

Në lidhje me shpalljen e vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, do i referohemi nenit 430/1 pikat 3 dhe 4 të K.Pr.Penale që parashikojnë se:

“3. Vendimi depozitohet në sekretari menjëherë pas shpalljes. Nëpunësi i caktuar vë nënshkrimin dhe shënon datën e depozitimit.
4. Kur vendimi shpallet i përmbledhur, ai arsyetohet brenda 30 ditëve nga shpallja e tij”.

Ndodhur në kushtet që vendimi i sipërcituar nuk u shpall as i arsyetuar e as i përmbledhur, e për më tepër që tashmë ka kaluar dhe afati 30 ditor për arsyetimin e tij nëse do ishte shpallur i përmbledhur, kërkojmë që të na vendoset në dispozicion menjëherë vendimi i arsyetuar në mënyrë që të ndjekim mjetet e tjera procedurale, për aq kohë sa tashmë edhe i dënuari Ervin Salianji ka nisur prej më shumë se një muaji vuajtjen e dënimit me burgim.” – thuhet në shkresën drejtuar Gjykatës së Apelit.

Etiketa: Ervin Salianjigjykata e apelitkerkeseledio brahorekurszbardhja e vendimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

18:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

19:59 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i OSBE/ODIHR, Salianji: Protestat janë të domosdoshme, kjo situatë nuk mund të pranohet

14:45 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim

18:33 : 20/10/2025
AKTUALITET

Historia e koklavitur nga shteti në pronën që i mori jetën gjyqtarit, deklaratat e banorëve

22:36 : 15/10/2025
Para

Deputetët e PD-së largohen nga Kuvendi, i bashkohen protestës para bashkisë së Tiranës

TË GJITHA

Uragani “Melissa” godet Xhamajkën dhe Haitin, 30 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

19:57 : 29/10/2025

Gjenden në bregun australian mesazhet në shishe të dy ushtarëve të Luftës së Parë Botërore

19:46 : 29/10/2025

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com