• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Të paktën 62 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë

14:59 : 30/10/2024
në BOTA

Të paktën 62 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshme të martën në rajonin lindor të Spanjës, Valencia, njoftuan autoritetet të mërkurën.

Shirat e rrëmbyeshme gjatë ditës së martë bënë që rrugë dhe qytete të përmbyten. Pamje të publikuara në rrjetet sociale shfaqën njerëz që kanë ngecur si pasojë e përmbytjeve, disa prej të cilëve duke u ngjitur në pemë.

“Për ata që ende kërkojnë të dashurit e tyre, e gjithë Spanja është me ju”, tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në një fjalim televiziv.

“Fshatrave dhe qyteteve të shkatërruara nga kjo tragjedi u them të njëjtën gjë: Së bashku do t’i rindërtojmë rrugët, sheshet, urat tuaja”, tha ai.

Lexo edhe:

Moti i keq në vend, Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë rrezik

Paralajmërimet për përmbytje, vlonjatët marrin masa

Carlos Mazon, shefi rajonal i Valencias, tha për shtyp se disa njerëz kanë mbetur të ngujuar në vende jo të qasshme.

“Nëse [shërbimet emergjente] nuk kanë mbërritur, nuk është si pasojë e mungesës së mjeteve, por për shkak të qasjes”, tha Mazon, duke shtuar se arritja në disa zona është “plotësisht e pamundur”.

Njerëz duke ecur në një rrugë të përmbytur në Valencia, Spanjë, 30 tetor 2024.
Njerëz duke ecur në një rrugë të përmbytur në Valencia, Spanjë, 30 tetor 2024.

Shërbimet emergjente në rajon u bënë thirrje qytetarëve ta shmangin udhëtimin rrugëve dhe u kërkuan t’i përcjellin përditësimet shtesë nga burimet zyrtare.

Transporti me tren në qytetet Madrid dhe Barcelonë është anuluar për shkak të vërshimeve, ndërsa shkollat dhe shërbimet e tjera thelbësore janë pezulluar në zonat më të goditura.

Instituti Meteorologjik i Spanjës, AEMET, shpalli alarm të kuq në Valencia.

Duket se ky është numri më i madh i të vdekurve në Evropë nga përmbytjet që prej vitit 2021, kur gati 200 njerëz vdiqën, kryesisht në Gjermani.

Shkencëtarët thonë se fatkeqësitë natyrore në rajon po shpeshtohen për shkak të ndryshimeve klimatike.

Meteorologët mendojnë se ngrohja e Mesdheut, e cila e rrit avullimin e ujit, bën që shirat e rrëmbyeshme të jenë shumë më të mëdha./REL

Etiketa: permbytjeSpanjevdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Moti i keq në vend, Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë rrezik

16:43 : 17/11/2025
AKTUALITET

Paralajmërimet për përmbytje, vlonjatët marrin masa

14:57 : 17/11/2025
BOTA

Autobusi përplaset me kamionin cisternë në Arabi, 45 të vdekur/ PAMJET tragjike

14:33 : 17/11/2025
AKTUALITET

“I dhanë mjekime dhe e larguan”, vdekja e 49-vjeçares në Korçë, policia nis hetimet për neglizhencë mjekësore

12:59 : 17/11/2025
AKTUALITET

Përkeqësim i kushteve të motit në të gjithë vendin, zonat që rrezikohen nga përmbytjet

09:56 : 17/11/2025
AKTUALITET

U gjet në rrugë, ndërron jetë në spital 40-vjeçari në Korçë. Muaj më parë u vetëhodh nga ballkoni

09:41 : 17/11/2025
Para

Harris dhe Trump ofrojnë vizione thellësisht të ndryshme në fjalimet e tyre përmbyllëse

TË GJITHA

Bardhi: SPAK po heton Ballukun për skandalin e energjisë, 180 mln euro në vit ndahen me 3–4 kompani

22:11 : 17/11/2025

Ahmetaj: Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim, tani duhen 60 vjet që krimi organizuar të zhbëhet

22:02 : 17/11/2025

Bardhi: Balluku ka urdhëruar Kuvendin të mos fusë ligjet e saj në seancë

21:41 : 17/11/2025

E pazakontë në Roskovec, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video)

21:33 : 17/11/2025

Ku shkuan 140 milionë euro? Ahmetaj zbardh skemën e tunelit dhe akuzon SPAK-un

21:26 : 17/11/2025

Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Po përgatitej eliminimi im fizik, SPAK i përfshirë

21:23 : 17/11/2025

Zhdukja e plazhit publik me plan të falsifikuar, ndërtimi pa leje që zbuloi skandalin

21:11 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com