• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rënia e kursit euro-lek po thyen rekorde të reja ditë pas dite

14:01 : 29/10/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Rënia e kursit të këmbimit euro-lek po thyen rekorde të reja edhe këtë javë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të martën euro u këmbye me 98.38 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Kjo ishte dita e gjashtë radhazi që euro arrin një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun.

Kursi i këmbimit euro-lek ka rënë me 5.3% që nga fillimi i këtij viti dhe me 6.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë muajit tetor, Banka e Shqipërisë ka rifilluar ndërhyrjet në tregun valutor, duke blerë euro me qëllim për të frenuar rënien e mëtejshme të kursit. Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, euro ka vazhduar të bjerë, por mund të supozohet se rënia do të kishte qenë më e madhe në mungesë të këtyre ndërhyrjeve.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 18 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Banka e Shqipërisë këtë vit ka realizuar blerje të valutës në vlerat më të mëdha historike. Vetëm për 6-mujorin e parë janë blerë gjithsej 134.2 milionë euro në ankandet e planifikuara për nevojat e rezervës valutore, ndërsa edhe më shumë, 137.6 milionë euro, janë blerë me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor, për një total prej 272 milionë eurosh.

Në muajin gusht Banka e Shqipërisë u tërhoq përkohësisht nga blerjet direkte dhe kjo bëri që kursi i euros të binte poshtë nivelit të 100 lekëve. Megjithatë, prej muajit tetor duket se presionet rënëse mbi kursin e euros janë forcuar, duke e shtyrë Bankën e Shqipërisë drejt ndërhyrjeve të tjera në treg për të mos lejuar lekun të forcohet në përmasa edhe më të mëdha. Ndërhyrjet Bankës së Shqipërisë janë argumentuar në funksion të objektivit të inflacionit. Në shtator inflacioni zbriti në 1.9%, niveli më i ulët në tre vjet.

Pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë, duket se oferta e lartë e euros në treg e bën të vështirë ringritjen e kursit të monedhës europiane. Oferta e lartë e euros mund të shpjegohet me prurjet nga turizmi dhe me vlerat e larta të investimeve të huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme. Veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme, ekziston një perceptim i përgjithshëm se një pjesë e investimeve burojnë prej të ardhurave të siguruara nga aktivitete të paligjshme apo informale.

Nga ana tjetër, edhe oferta e shtrënguar e lekut po ndikon paralelisht në forcimin e mëtejshëm të monedhës vendase. Në vitet e fundit, qeveria po ndjek politikë fiskale konsoliduese, me suficite të larta buxhetore në pjesën më të madhe të vitit. Një gjë e tillë po ndodh edhe këtë vit. Të dhënat paraprake tregojnë se në fund të 9-mujorit, suficiti buxhetor arriti vlerën rekord të 69 miliardë lekëve./ Monitor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 18 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 18/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:01 : 17/07/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:15 : 16/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Euro vijon rënien, me sa shiten dhe blihen monedhat e tjera

08:08 : 15/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 14 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:12 : 14/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor, 13 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:27 : 13/07/2025
Para

Mosbindja na çon në Evropë, bindja në gropë

TË GJITHA

Tërmet i fortë në Napoli

11:10 : 18/07/2025

Zjarret në vend: 24 vatra në 24 orët e fundit

11:10 : 18/07/2025

Ndezi zjarr për pastrim, por dogji një sipërfaqe toke në Himarë, e pëson 51-vjeçari

11:08 : 18/07/2025

Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi

10:49 : 18/07/2025

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

10:43 : 18/07/2025

Bashkëshorti i saj u bë viral duke u përqafuar me punonjësen! Gruaja e biznesmenit “merr masa”

10:42 : 18/07/2025

DETAJE nga plagosja me armë në Sarandë/ Zbardhen EMRAT e 4 personave të shpallur në kërkim

10:21 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com