• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

REL: Bllokohen rrugët në Shqipëri gjatë protestës së opozitës!

21:59 : 29/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetë dhe mbështetës të partive opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, kanë protestuar të martën, duke bllokuar gjashtë prej kryqëzimeve kryesore në disa qytete të vendit për gati tri orë. Një ndër kryqëzimet ku u bllokua qarkullimi i automjeteve ishte dhe ai ku është arrestuar ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, më 21 tetor.

Përmes aksionit të mosbindjes civile, të shpallur nga opozita para një muaji, kërkohet që një Qeveri teknike të çojë vendin në zgjedhje, por edhe lirimi i Sali Berishës, i cili mbahet në arrest shtëpiak nën dyshimet për korrupsion. Bllokimi i kryqëzimit kryesor në hyrje të Tiranës u shoqërua edhe me përplasje fizike, pasi deputetë demokratë dhe protestues shtynë zyrtarë të policisë, me pretendimin se po provokoheshin prej tyre, për shkak të pranisë së lartë të zyrtarëve policorë.

Policia u kujtoi protestuesve se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale. Policia i orientoi drejtuesit e automjeteve të lëviznin në rrugë alternative. Protestuesit u vunë flakën disa gomave të makinave në Tiranë, Elbasan, Durrës, Milot dhe Fier. Në secilin prej gjashtë kryqëzimeve ishin të pranishëm deputetë të Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha pas tre orësh protestë se ‘nuk ka kthim pas’.

“Rezistenca jonë do të vijojë, mosbindja civile do të sjellë zgjidhje për vendin. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje”, tha Noka.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta, tha se ish-presidenti u rrëmbye, si dhe sulmoi prokurorët duke i quajtur ‘mercenarë e vrasës me pagesë të opozitarizmit.’

Lexo edhe:

Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

Përfaqësues të të dyja partive në opozitë pretendojnë se hetimet ndaj Berishës dhe Metës nuk lidhen me afera korruptive, por me “skenarë për të goditur opozitën para zgjedhjeve të vitit 2025”. Aksioni i opozitës ka nisur që pas arrestimit të deputetit demokrat, Ervin Salianji dhe dënimit të tij me një vit burg për “kallëzim të rremë”, në fund të shtatorit.

Kjo u pasua me djegien e ulëseve të deputetëve demokratë para Kuvendit si dhe me përplasje fizike mes deputetëve dhe pjesëtarëve të Gardës, që garantojnë sigurinë në Kuvend. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që u panë më 30 shtator në Kuvendin e Shqipërisë, dhe i kanë bërë thirrje pushtetit dhe opozitës që të zhvillojnë dialog./ REL

Etiketa: opozitaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!

12:50 : 09/10/2025
AKTUALITET

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet interpelanca me Ramën për fondet IPARD, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

10:37 : 08/10/2025
AKTUALITET

Opozita kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja

10:13 : 08/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Cërrikut

18:21 : 07/10/2025
Para

Protesta e opozitës, Meta reagon nga burgu: Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë

TË GJITHA

“Do kërkojmë ekspertim të shëndetit mendor”/ Avokati: Elvis Shkambi hynte e dilte me pistoletë në gjykata

18:11 : 09/10/2025

Rënia e avionit të Azerbajxhanit në 2024, Putin: Mbrojtja ajrore ruse ishte përgjegjëse

17:58 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin

17:43 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi dekretin, zbardhet mesazhi që u ka shkuar strukturave të PS

17:34 : 09/10/2025

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

17:17 : 09/10/2025

GJK anuloi zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot!

16:58 : 09/10/2025

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com