• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria vendos në sekuestro 102 kontejnerët me mbetje toksike: Mos i hapni!

09:26 : 28/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Durrësit ka vendosur në sekuestro 102 kontejnerët me mbetje industriale, që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme. Ky vendim është marrë pas ankorimit të anijes “Moliva”, e ngarkuar me rreth 2100 ton mbetjesh të rrezikshme, mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.

Në vendimin e firmosur nga dy prokuroret Suela Beluli dhe Mediana Meta thuhet se mbetjet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Gjithashtu, bëhet e qartë që aktuslisht kontejnerët që qëndrojnë në gjendjen që janë dhe të mos hapen.

“Të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet esekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.” – thuhet në vendimin e Prokurorisë së Durrësit.

Pluhuri i dyshura, i njohur me siglën EAF, përmban përqindje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer. Anija është ankoruar rreth 1.5 milje larg Portit të Durrësit.

Lexo edhe:

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit

Deri më tani, Qeveria ka tentuar ta fshehë përgjegjegjësinë, teksa ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me mbetjet e rrezikshme.  Pak ditë më parë, drejtuesi i organizatës mjedisore “Basel Action Network” (BAN), me qendër në SHBA, iu drejtoi një letër të dytë ministres së Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro Furxhi, dhe koordinatores për Konventën e Bazelit në Shqipëri, Elvana Ramaj, ku iu bëri thirrje për transparencë në procesin e hapjes dhe testimit të kontejnerëve me mbetje.

Eksporti i dyshuar i mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u denoncua më 5 gusht nga organizata mjedisore “Basel Action Network”, e cila ngriti alarmin se një anije gjigante kontejnerësh e linjës “Maersk” u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Town në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë nga ajo tek autoritetet vendase.

Më pas u zbulua se mbetjet e dyshuara si të rrezikshme ishin prodhuar nga gjiganti metalurgjik “Kurum” dhe janë eksportuar nga kompania “Sokolaj shpk” në Durrës, në bashkëpunim me G.S. Minerals në Kroaci.

Tajlanda, destinacioni i mbërritjes, refuzoi importin pas sinjalizimit për mbetjet e rrezikshme, të cilat ishin nisur nga Durrësi në fillim të korrikut dhe që besohet se vijnë nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike.

Partia Demokratike pretendon se mbetjet e rrezikshme janë në një sasi të konsiderueshme që nuk mund t’i prodhojë dot vetëm kompanian “Kurum”, duke ngritur dyshimet se shteti shqiptar është përfshirë në një trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.

Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim për këtë skandal, ku mbetet të shihet se sa do të shkojnë përgjegjësit kryesor para drejtësisë.

Etiketa: kontejnerëtmbetjeprokuroria e durresitsekuestrontë rrezikshme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit

22:13 : 29/10/2025
AKTUALITET

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

21:55 : 29/10/2025
AKTUALITET

Policët e Erion Ahmetit sekuestrojnë një lepur të vrarë në gjueti të paligjshme

21:26 : 15/10/2025
AKTUALITET

Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

08:14 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
Para

2000 tonë akuza në Durrës! Përse erdhën mbetjet?

TË GJITHA

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com