• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Qeveri Toksike”/ Mbetjet e rrezikshme vijnë nesër në Durrës, qyetarët protestojnë tek porti

11:53 : 27/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Qindra qytetarët janë duke protestuar këtë të diel në hyrje të Portit të Durrësit, teksa është nisur drejt brigjeve të Durrësit anija me mbetjet toksike të dala po nga porti i Durrësit dhe të evidentuara në Tailandë, e cila i ka kthyer sërish mbrapsht drejt vendit tonë. Anija pritet të

Në protestë janë qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile, si dhe deputetë dhe eksponentë të Partisë Demokratike, teksa kanë shpalosur dhe pankartën me mbishkrimin “Mbetje të rrezikshme, Qeveri toksike!”.

“Ato janë të dëmshme, dëmtojnë shëndetin e gjithkujt, ndaj dhe sot ne protestojmë, të gjithë qytetarët duhet të protestojnë.”, tha një prej protestuesve.

Ndërsa një tjetër pjesëmarrëse, u shpreh se fakti që kjo sasi mbetjesh është kthyer mbrapsht tregojnë sa të rrezikshme janë. Ajo kërkoi nga qytetarët e Durrësit dhe mbarë Shqipërisë që të reagojnë fort.

Ambientalisti Sazan Guri u shpreh se sot duhet të reagojnë qytetarët, prindërit e çdo fëmije.

Lexo edhe:

Minatorët protestë jashtë Kuvendit, Tabaku: Policia u soll me ta si halabakë rrugësh, i morën zvarrë

Pensionistët protestojnë para Kuvendit për minimumin jetik: Nuk e mbyllim dot muajin!

“Mos rrini në kafe në këtë ditë, jeni zëri i një prindi dhe kryefamiljari që kemi për detyrë të reagojmë ndaj këtyre mbetjeve të rrezikshme. Edhe djalli ta organizonte këtë protestë do të vija, sepse jam i bindur se çfarë i ndodh vendit nga kjo gjëmë”, tha Guri.

Ai kërkoi që këto mbetje t’i nënshtrohen analizave për të parë se çfarë përbërjesh kanë, pasi edhe nëse groposen ato mund të dëmtojmë gjithçka.

Deri më tani, Qeveria ka tentuar ta fshehë përgjegjegjësinë, teksa ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me mbetjet e rrezikshme që nesër në orën 08:00 mbërrijnë në portin e Durrësit.

Pak ditë më parë, drejtuesi i organizatës mjedisore “Basel Action Network” (BAN), me qendër në SHBA, iu drejtoi një letër të dytë ministres së Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro Furxhi, dhe koordinatores për Konventën e Bazelit në Shqipëri, Elvana Ramaj, ku iu bëri thirrje për transparencë në procesin e hapjes dhe testimit të kontejnerëve me mbetje.

Eksporti i dyshuar i mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u denoncua më 5 gusht nga organizata mjedisore “Basel Action Network”, e cila ngriti alarmin se një anije gjigante kontejnerësh prej 175 mijë tonësh e linjës “Maersk” u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Town në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë nga ajo tek autoritetet vendase.

Më pas u zbulua se mbetjet e dyshuara si të rrezikshme ishin prodhuar nga gjiganti metalurgjik “Kurum” dhe janë eksportuar nga kompania “Sokolaj shpk” në Durrës, në bashkëpunim me G.S. Minerals në Kroaci.

Tajlanda, destinacioni i mbërritjes, refuzoi importin pas sinjalizimit për mbetjet e rrezikshme, të cilat ishin nisur nga Durrësi në fillim të korrikut në rreth 100 kontejnerë dhe që besohet se vijnë nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike.

Gjithsesi, Partia Demokratike pretendon se mbetjet e rrezikshme janë në një sasi të konsiderueshme që nuk mund t’i prodhojë dot vetëm kompanian “Kurum”, duke ngritur dyshimet se shteti shqiptar është përfshirë në një trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.

Etiketa: mbetjetporti i durresitprotesteqytetarët

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Minatorët protestë jashtë Kuvendit, Tabaku: Policia u soll me ta si halabakë rrugësh, i morën zvarrë

12:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pensionistët protestojnë para Kuvendit për minimumin jetik: Nuk e mbyllim dot muajin!

10:58 : 30/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit protestë para Kuvendit, kërkojnë rritje të pensioneve dhe kushte të mira pune

10:17 : 30/10/2025
AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

15:54 : 28/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

13:29 : 28/10/2025
Para

Mbetjet toksike në Durrës, ambientalisti Guri: Një gjëmë e madhe që po i bëhet vendit

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com