• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama-Ndreu/ Propaganda e turpshme për zgjedhje, Lezha vetëm dy orë ujë në ditë

13:38 : 26/10/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Në fushatën elektorale të 2023, kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu premtoi investime që do t’i jepnin zgjidhje problemit të mungesës së ujit të pijshëm. Por në shtëpitë e banorëve të lagjes Kodër Marlekaj ka vetëm dy orë ujë në ditë. Bashkia kishte njoftuar se investimi për këtë lagje dhe dy të tjera do të niste në shtator, por nga verifikimet e bëra nga Faktoje.al, rezulton se punimet nisën vetëm pak ditë më parë.

Në kulmin e fushatës elektorale të 2023, kandidati socialist për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu premtoi investime në furnizmin me ujë të pijshëm.

“Programi i mandatit të dytë është transparent dhe i realizueshëm: nuk do ketë më as probleme…dhe as mungesë të ujit të pijshëm, investimi i të cilit do të fillojë këtë vit.” – premtonte Ndreu gjatë një takimi me banorë të lagjes ‘Nënë Tereza’ në Lezhë.

“Tashmë pa borxhe dhe me eksperiencën që kemi maturuar, s’na ndanë më asgjë nga objektivat e programit tonë”- theksonte më tej ai.

Lexo edhe:

Përplasen tre makina në Gjadër, pesë të plagosur mes tyre një vajzë e vogël

Dyshohet se janë përfituar nga krimi, konfiskohen 15 mijë m2 tokë në Lezhë

Sipas Bashkisë, hapësira më e madhe e territorit të Lezhës mbulohet me ujë të pijshëm nga ujësjellsat e investuar ndër vite.

‘Bashkia Lezhë po bashkëpunon me AKUK dhe institucionet e tjera për të siguruar ujë të pijshëm dhe pritshmëritë janë që brenda 2027 i gjithë territori i Bashkisë Lezhë të mbulohet me furnizim të ujit të pijshëm 24 orë në ditë.’ – pohon zyrtarisht Bashkia Lezhë.

Fakt

Banorët e lagjes Kodër Marlekaj në Lezhë vuajnë mungesën e ujit në shtëpitë e tyre. Ata ankohen se prej vitesh kanë vetëm dy orë ujë në ditë.

Koder Marlekaj, Lezhe 15 tetor 2024

“Jemi me depozita, ka raste që e lëshojnë një orë në mëngjes dhe një orë në darkë.”, tregon një grua që është shpërngulur nga Mirdita në Lezhë.

Edhe më e vështirë bëhet vera, gjatë muajve të nxehtë ata thonë se furnizohen me ujë vetëm një orë në ditë ose ka raste që uji nuk ju shkon fare.

Koder Marlekaj, Lezhe 15 tetor 2024

“Kam që në 97’ me këtë histori. Mbushim depozitën si në verë si në dimër se zgjidhje s’kemi. Në verë ka raste nuk vjen fare.”, thotë një tjetër banore e Kodër Marlekajt.

Bashkia e Lezhës thotë se investimi në këtë lagje do të niste në muajin shtator. Por nga verifikimet e Faktoje rezulton se ndërtimi i rrjetit të furnizimit me ujë për Kodër Marlekaj, Kakarriq dhe Gocaj nisi më 22 tetor.

“Qëllimi i projektit është përmirësimi i situatës së furnizimit me ujë, gjithashtu si dhe rritjen e performancës së shoqërisë rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve në Lezhë.” – u shpreh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në nisje të punimeve.

Investimi 16 milionë euro është financim nga Bashkimi Evropian dhe Banka Gjermane KFW si pjesë e programit për rehabilitimin e impiantit të ujërave të ndotura.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem të sigurt të menaxhimit të ujit dhe ta transformojmë Shqipërinë në një shoqëri të gjelbër dhe qarkulluese.”- pohoi Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Përfundim

Bazuar në informacionet e mbledhura dhe verifikimet në terren, premtimin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, për investime në ujë të pijshëm, e kategorizojmë pjesërisht të mbajtur.

Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët./ Esmeralda Topi / Faktoje.al

Etiketa: Kodër Marlekajlezhepjerin ndreuuje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasen tre makina në Gjadër, pesë të plagosur mes tyre një vajzë e vogël

20:00 : 25/10/2025
AKTUALITET

Dyshohet se janë përfituar nga krimi, konfiskohen 15 mijë m2 tokë në Lezhë

16:40 : 22/10/2025
AKTUALITET

“Kodra e Diellit” thahet për ujë, banorët: Vetëm e blejmë, UKT nuk na përgjigjet

16:06 : 22/10/2025
AKTUALITET

Shëngjin/ Kapen në flagrancë me drogë dhe armë të ftohtë, arrestohen tre të rinj (Emrat)

16:23 : 21/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kapet një 30-vjeçar i armatosur në Lezhë, po udhëtonte me taksi

09:35 : 18/10/2025
AKTUALITET

Punëtori humbi jetën në kantierin e ndërtimit në Lezhë, shpallet në kërkim drejtuesi teknik i firmës

10:09 : 17/10/2025
Para

Plagosja me armë zjarri në Peqin/ Arrestohet dëshmitari, dyshohet se fshehu pamjet e kamerave

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com