• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mesazh Ramës? Koka: Tek telefoni i Kryemadhit do të gjeni “peshkun e madh” të inceneratorëve

16:20 : 25/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar në Gjykatën e Apelit ndryshimin e vendimit të GJKKO-së, e cila shpalli të fajshëm ish-deputetin socialist Alqi Bllako për “shpërdorim detyre” dhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për veprat penale “pastrim parash” dhe korrupsion.

Prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkojnë që Bllakos t’i shtohet dënimi në 4 vite burgim dhe në përfitim të gjykimit të shkurtuar i ngelet 2.8 vite burgim, ndërsa Lefter Kokës t’i shtohet edhe akuza për veprën penale “shpërdorim detyre” të cilën ia rrëzoi GJKKO.

Por, gjatë seancës së sotme në Apel, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka shpërthyer në akuza ndaj dy prokurorëve të SPAK se nuk është ai “peshku i madh” i inceneratorëve.

Koka iu drejtua togave të zeza se SPAK e përpiloi dosjen në mënyrë të tillë që ta dënonin për korrupsion, akuzë të cilën ai e mohon.

Duke vijuar akuzat, Lefter Koka ka deklaruar se po të zvërthehet telefoni i deputetes Monika Kryemadhi, aty do të gjendet edhe peshku i madh i inceneratorëve, duke pretenduar se ai nuk ka biseduar me ish-kryetaren e PL-së.

Lexo edhe:

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

Kryemadhi del nga SPAK: U kërkova agjentëve të BKH dhe prokurorëve të votojnë Ilir Metën

“Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si peshkun e madh, por nuk jam unë peshku i madh. E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguaj biletet e udhëtimit Mirel Mërtiri. Nuk më dënoni dot për korrupsion. Avokatët e tij thanë që biletat e rezervuara janë 3 vjet më vonë sesa lidhja e kontratës. Prokurorët pse nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta. E keni gabim dëgjova prokurorin sot, ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi.

Megjithëse ka kaluar një vit konkluzionet e prokurorëve janë të njëjta. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë në presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Ju e copëzuat çështjen që të më dënoni mua sa më shumë. Gjithçka thatë sot janë fiks ato që ka shkruar Monika Kryemadhi në kallëzimin e saj. Nëse hapni telefonin e Kryemadhit nuk do të gjeni asnjë komunikim me mua aty, aty do të gjeni peshkun e madh të inceneratorëve.”, – u shpreh Koka në sallën e gjyqit.

Bëhet fjalë për telefonin të cilën SPAK e ka sekuestruar në banesën e të ëmës së deputetes Monika Krymadhi dhe pas zbërthimit të tij, Prokuroria e Posaçme nga bisedat ka ngritur dhe një pjesë të akuzave ndaj saj dhe ndaj bashkëshortit të saj, Ilir Meta.

Nuk dihet nëse “peshku i madh” Lefter Koka i referohet kryeministrit Edi Rama dhe deklarata e sotme në sallën e gjyqit ishte pikërisht një mesazh për të.

Pse SPAK nuk nxjerr bisedat që Monika Kryemadhi ka bërë në telefon me Edi Ramën, e ka ngritur si shqetësim edhe vetë ish-kryetarja e LSI-së.

“Jam shumë kurioze dhe ta dijë a do t’i nxjerrin ato mesazhe që kam unë me Endri Fugën, me Edi Ramën, me Saimir Tahirin, me Taulant Ballën, me Mimi Kodhelin, me Milena Hariton. Megjithëse unë atë kohë, me thënë të drejtën, dashuri me ministrat e PS-së kam pasur, se me ministrat e LSI-së kam qenë në konflikt të hapur” – deklaroi Kryemadhi tre ditë më parë në një konferencë për mediat.

Ndërkohë, pas vendimit të GJKKO-së që la në fuqi masat e sigurisë për të dhe Ilir Metën, Kryemadhi deklaroi: “Unë kam përshtypjen se ata e kanë thirrur Edi Ramën, i kanë parë mesazhet bashkë me Edi Ramën tek telefoni im. I janë kujtuar kohët e vjetra, thashethemet që kemi bërë. Se kështu është kur të zënë haqet, që e kemi gënjyer atëherë Ilir Metën unë e Edi Rama për të bërë Erjon Veliaj kryetar bashkie. Që mu thaftë dora e goja bashkë”.

Vlen të theksohet fakti se koncesioni i inceneratorit të Elbasani dhe Fierit është bërë pikërisht gjatë bashkëqeverisjes së Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Edhe pse inceneratorët konsiderohen si një prej afera më të mëdah të Qeverisë Rama, SPAK asnjëherë nuk ka patur guxim që ta marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama dhe jo më të ngrejë akuzë ndaj tij. Deri më tani për këtë aferë në burg kanë shkuar “peshq të vegjël”, teksa edhe Erion Veliaj vazhdon të shijojë lirinë edhe pse inceneratori i Tiranës ka kushtuar shumë herë më shumë se inceneratori i Fierit dhe Elbasanit dhe për më tepër që nuk ekziston fare.

Opozita ka denoncuar për një kapje të drejtësisë, nisur dhe nga fakti që aferat e inceneratorëve nuk bashkohen në një dosje të vetme, por copëzohen, edhe pse janë të njëjtët njerëz. Biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, që konsiderohen si përfituesit e ionceneratorëve, edhe pse janë dënuar me burg, vazhdojnë të jenë në arrati.

Kujtojmë se për inceneratorin e Elbasanit, GJKKO në 5 tetor të 2023, dënoi në total me 33 vite burg të pandehurit, përkatësisht me 5.8 ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre. Atij iu konfiskuan një pjesë e aksioneve në kantinën e pijeve në Durrës, në vlerën e korrupsionit të kryer, 3.7 milionë euro.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqo Bllako u shpall i pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre të funksionarit”, por iu rikualifikua vepra në “shpërdorim detyre të nëpunësit”.

Biznesmeni Klodian Zoto, u dënua me 10 vite burg, duke përfituar zbritje në 6.8 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Të njëjtën masë dënimi gjykata dha edhe ndaj biznesmenit tjetër Mirel Mertiti. Ndërkohë Stela Gugallja, administratore në inceneratorin e Elbasanit, u dënua me 7 vjet heqje lirie, por me gjykim të shkurtuar përfitoi zbritjen në 4.8 vjet.

Me 4 vjet burg u dënua Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit të Shpronësimit, por me gjykim të shkurtuar do të vuaj 2.8 vjet, ndërsa për anëtarin e komisionit Bardhyl Cabiri, GJKKO dha 2 vjet burg.

Për anëtaren Jonida Zeqo 4 vjet, por nga gjykim i shkurtuar i zbriti në 2.8 vjet burg. 1.4 vite u dënua ish-anëtari tjetër i komisionit, Serafin Papa, teksa i shuhet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi ka përfunduar koha e dënimit gjatë qëndrimit në burg.

Etiketa: 'peshku i madh'Alqi Bllakoinceneratoretlefter kokaMonika Kryemadhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

Kryemadhi del nga SPAK: U kërkova agjentëve të BKH dhe prokurorëve të votojnë Ilir Metën

14:42 : 05/05/2025
AKTUALITET

Paraqitet në SPAK Monika Kryemadhi

13:14 : 05/05/2025
AKTUALITET

“U dënuan sikur vodhën një pulë!”/ Lala për aferën e inceneratorit: Miliona në offshore

21:32 : 17/04/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranë, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim Lefter Kokën dhe Taulant Tushën

14:26 : 16/04/2025
AKTUALITET

Kryemadhi para SPAK: Rrëmbimi dhe burgosja e Ilir Metës u bë me urdhër të Yuri Kim

12:51 : 15/04/2025
Para

Antonela Berisha i rikthehet punës pas ditëve në arrati, pritet me lule nga miqtë: Mirë se u ktheve bisha

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

08:01 : 15/05/2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com