• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kredia në euro u “ringjall” në gusht,arriti vlerën më të lartë historike në një muaj

08:37 : 25/10/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Kredia për ekonominë në euro shënoi një rritje të fortë në muajin gusht. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kredia në monedhën europiane arriti vlerën ekuvalente të 21.7 miliardë lekëve.

Kjo shënon edhe vlerën më të madhe mujore të kredisë në euro të dhënë ndonjëherë nga sektori bankar. Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, kredia e re në euro është rritur me 84%.

Statistikat e detajuara tregojnë se në pjesën dërrmuese e kredia në euro për muajin gusht ka qenë e përqendruar në segmentin e biznesit dhe sidomos në kredinë për pasuri të paluajtshme, për një vlerë totale prej 15 miliardë lekësh. Me shumë të ngjarë, kërcimi i fortë i kredisë në euro i detyrohet kredive në vlera të mëdha të dhëna në segmentin e korporatave.

Megjithatë, rritja e fortë e kredisë në euro për gushtin përfaqëson një sinjal se interesi për huamarrjen në euro nga sektori privat i ekonomisë shqiptare mund t’i rikthehet rritjes.

Kredia në euro kishte pësuar një rënie të ndjeshme, sidomos duke filluar nga mesi i vitit të kaluar. Arsyeja kryesore duket se ka qenë rritja e shpejtë e normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane (ECB). Kjo rritje u reflektua në rritjen e treguesit benchmark të euriborit, që shërben si normë reference për të kuotuar kreditë në euro të huamarrësve privatë edhe në Shqipëri. Në kushtet kur normat e interesit të euros, për herë të parë, arritën nivele më të larta se ato të lekut, kreditimi i sektorit bankar u zhvendos fuqishëm drejt lekut.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 19 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut

Që nga mesi i këtij viti, megjithatë, gjërat po ndryshojnë. Në përgjigje ndaj rënies së inflacionit dhe recesionit të ekonomisë së Eurozonës, Banka Qendrore Europiane ka nisur uljen e normave të interesit. Që nga muaji qershor deri në tetor, normat e interesit janë ulur me tre herë. Norma e instrumentit bazë të rifinancimit ka zbritur tashmë në 3.4%, nga niveli maksimal prej 4.5% ku ndodhej deri në qershor.

Kjo ulje e normave të interesit po reflektohet edhe në ecurinë e Euriborit. Euribori 12-mujor, që është edhe treguesi benchmark më i përdorur nga bankat tregtare shqiptare në huadhënie, aktualisht ka zbritur poshtë nivelit 2.7%. Euribori ka arritur tashmë nivelin më të ulët në dy vitet e fundit. Mbështetur në pritshmëritë për një ulje të mëtejshme të normave të interesit nga ECB-ja, është e ngjashme që Euribori të vazhdojë më tej rënien gjatë muajve të ardhshëm. Rënia e normave të interesit të euros ka të ngjarë ta bëjë monedhën europiane sërish tërheqëse në kreditim. / MONITOR

Etiketa: eurokredikrediaringjallje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 19 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:20 : 19/09/2025
AKTUALITET

Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut

09:35 : 18/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 17 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:08 : 17/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 16 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 16/09/2025
AKTUALITET

Euro e nis javën në rënie, bie për herë të parë poshtë 97 lekëve

15:19 : 15/09/2025
Para

Shembja e urës në Baltimore, pronari i anijes do të paguajnë 100 mln dollarë

TË GJITHA

Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave – por me çfarë çmimi?

10:39 : 19/09/2025

Projektligji për gjininë, Albana Osmani: Që sot unë jam një gomar

10:23 : 19/09/2025

Konsumuan karamele me kanabis, shefi i Pediatrisë: Ja si paraqitet gjendja e 3 motrave

10:22 : 19/09/2025

Betohen në Presidencë ministrat e rinj të qeverisë ‘Rama 4’

10:14 : 19/09/2025

Shoferi i prokurorit Alfred Shehu kërcënoi efektivin e rrugores, policia: Gardisti nxorri armën

10:07 : 19/09/2025

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi dallime

10:02 : 19/09/2025

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com