• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E pushuan nga puna për shkak të shtatzënisë, tapicierja thyen stereotipin e profesionit të burrave

19:19 : 24/10/2024
në AKTUALITET

Eldiana Zite është një 32-vjeçare nga Fshat-Maliqi i Korçës që jeton në Tiranë, por prej vitesh ka zgjedhur një zanat të vështirë që rrallëherë e shohim ta bëjnë vajzat dhe gratë, tapiciere.

Eldiana e ka nisur zanatin që prej vitit 2017 dhe prej 4 vitesh punon krah bashkëshortit. Si nënë e tri vajzave, ajo tregon për emisionin “Rudina” se dita e saj nis që në 6 të mëngjesit kur merret me to e më pas shkon në punishte.

“Këtë fushë e kam nisur në një situatë paksa delikate apo të vështirë në jetën time pasi unë e ushtroja si profesion diku tjetër, vjen një moment që unë doja t’i përkushtohesha vetëm punës sime. Do të thoni ju çfarë momenti delikat? Ka qenë një moment kur unë isha shtatzënë dhe unë pushohem nga puna për shkak të kësaj shtatzënie sepse kishte problematikat e veta, kështu le të themi që një gjë e keqe ndodh për një arsye të mirë apo një arsye e mirë për një gjë të keqe. Në rastin tim ishte që ai pushim nga puna mua më dha guxim dhe forcë për të vazhduar biznesin tim”.

32-vjeçarja tregon se puna e saj e parë ishte një shtrat për të cilin iu desh shumë mund e lodhje për ta përfunduar. Ajo tregon sfidat e shumta dhe paragjykimet me të cilat i është dashur të përballet gjatë jetës së saj për të arritur aty ku është sot.

“Jam ndier shumë herë e paragjykuar. Në momentin kur unë shkoja për të marrë materialet, prisja edhe me orë të tëra, me copat, me sfungjerët sepse më shihnin si një femër dhe çfarë do kjo këtu, mes burrave?”

Lexo edhe:

Këto 4 vende të Europës paguajnë më shumë se në SHBA, kush profesion merr rrogën më të lartë

Nga diplomat fiktive te titujt dhe gradat/ Çfarë arsimi kanë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë?

Në këtë rrugëtim, Eldiana ka pasur gjithnjë mbështetjen nga bashkëshorti i saj.

“Është edhe një ndihmë im shoq. Fakti që unë po e përmend tim shoq, është arsyeja pse unë kam arritur deri këtu sepse ka qenë ai krahu im i djathtë, mbështetja në momentet e vështira dhe kur unë demoralizohesha, ai më jepte fuqinë për të vazhduar.”

Veç të shoqit, ajo përlotet ndërsa kujton që mbështetja kryesore është një person shumë i dashur, besimi i të cilit tek ajo nuk njohu kurrë lëkundje.

“Kur e kam hapur këtë biznes kam qenë në një situatë të vështirë sepse unë sapo kisha marrë edhe shtëpinë në atë periudhë kohe dhe njerëzit nuk besonin se unë do të ecja. Unë nuk kam pasur mbështetjen e askujt përveç një personi që më ke prekur këtu sepse ai person nuk jeton më, është gjyshi im”.

Në këtë ditë të rëndësishme, Eldiana feston edhe ditëlindjen ku mori edhe një surprizë nga tri vajzat e saj. Sa i takon profesionit, ajo thotë se duhet përkushtim, por e mbyll duke thënë: “Nuk ka gjë të pamundur, ka të vështirë, por jo të pamundur”.

Etiketa: Eldiana Ziteprofesionisteriotipetapiciere

Lajme të lidhura

BOTA

Këto 4 vende të Europës paguajnë më shumë se në SHBA, kush profesion merr rrogën më të lartë

15:50 : 05/06/2024
AKTUALITET

Nga diplomat fiktive te titujt dhe gradat/ Çfarë arsimi kanë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë?

08:46 : 01/04/2024
AKTUALITET

Braktisja e mësuesisë, profesioni që nuk e duan të rinjtë, pagat “qesharake”

18:37 : 25/09/2023
Para

Real Madrid-Barcelona, caktohet gjyqtari i "El Clasico"-s

TË GJITHA

Furnizoheshin me municione luftarake në Shqipëri, goditet organizata kriminale në Greqi

08:47 : 01/07/2025

Xama: Dosja “Partizani”, mjaft e dobët dhe pa fakte!

08:42 : 01/07/2025

Tragjedi në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

08:41 : 01/07/2025

Raporti: Shkurtimi i ndihmave nga SHBA do të shkaktojë 14 milionë vdekje më shumë në 5 vjet

08:31 : 01/07/2025

Vapa ekstreme/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet ‘vrasës i heshtur’?

08:26 : 01/07/2025

Gjyqi i Berishës, Tela: Nga SPAK duhen prova të pakundërshtueshme

08:15 : 01/07/2025

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

08:14 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com