• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Analiza e DW: Mali i Zi dhe regjistrimi, shtet civil apo “Bosnja e vogël”?

09:50 : 23/10/2024
në AKTUALITET, RAJONI

Sipas rezultateve të regjistrimit të kryer nga Administrata e Statistikave të Malit të Zi (MONSTAT) në dhjetor të vitit të kaluar, shumica e shtetasve në Mal të Zi janë malazezë me 41,12 për qind (256.436 qytetarë), serbë janë 32,93 për qind (205.370), ndërsa boshnjakë janë 9,45 për qind (58,956).

Shumica e qytetarëve në këtë vend thonë se flasin serbisht – 43,18 për qind (269,307), ndërsa malazezisht flasin, 34,52 për qind (215,299).

Ky është regjistrimi i parë i popullsisë pas zëvendësimit të qeverisjes së Partisë Demokratike Socialiste të Milo Gjukanoviçit dhe i pari që nga ardhja në pushtet e partive pro-serbe të ish-Frontit Demokratik.

Rezultatet e regjistrimit u pritën për dhjetë muaj, por ato për gjuhën, fenë dhe kombin nuk ndryshuan në mënyrë drastike në krahasim me regjistrimin e vitit 2011.

Ndërmjet dy regjistrimeve numri i malazezëve u ul me 22,429, ndërsa numri i serbëve është rritur me 27,260. Serbishten e flasin 0.3 për qind më shumë qytetarë se 12 vjet më parë, ndërsa numri i qytetarëve që kanë gjuhën amtare malazeze është zvogëluar me 2,5 për qind.

Lexo edhe:

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

Tragjedi në brigjet e Adriatikut, 19-vjeçarja serbe humb jetën gjatë fluturimit me parashutë

Identitete të qëndrueshme

“Rezultatet e regjistrimit tregojnë për stabilitetin e identiteteve të krijuara, por tregojnë po ashtu se përçarjet në shoqërinë malazeze mbeten të njëjta”, tha për DW analisti Sergej Sekuloviç.

Kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Evropa Tani Milojko Spajiç deklaroi në rrjetin X se “i vetmi fitues i vërtetë i listës është Mali i Zi evropian, civil, i cili është mjaft i madh për të gjithë”.

Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiç, partneri i koalicionit të Spajiçit, tha se “si pjesëtar i popullit serb” është i kënaqur sepse numri i serbëve në Mal të Zi është rritur në krahasim me regjistrimin e fundit.

Të kënaqur janë edhe në Partinë Demokratike të Socialistëve në opozitë, pasi siç thonë ata, megjithë “përpjekjet për të bërë ndryshime etnike me ndihmën e autoriteteve në Serbi, karakteri civil i shtetit është ruajtur”.

Rihapet çështja e gjuhës serbe

Përkundër faktit se, pas rivendosjes së pavarësisë në vitin 2006, gjuha malazeze u shpall gjuhë zyrtare në Mal të Zi – fakti që serbishten e flitet shumica e qytetarëve në këtë vend, është një dëshmi e mjaftueshme e partive serbe që përbëjnë qeverinë, që të fillojë procedurat për ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që edhe serbishtja të jetë gjuhë zyrtare në Mal të Zi.

“Një në tre banorë në Malin e Zi është serb dhe gjuha serbe është gjuha e shumicës. Pres që edhe ju të thoni se gjuha e shumicës është gjuha serbe dhe se ajo duhet të jetë gjuhë zyrtare”, thotë deputeti i Demokracisë së Re Serbe, Dejan Gjuroviç.

Zyrtarët e ish-Frontit Demokratik fillimisht paralajmëruan iniciativën për zyrtarizimin e gjuhës serbe, në qoftë se në regjistrim rezulton se ajo ishte gjuha amtare e më shumë se 50 për qind të qytetarëve. Ata kanë pritur këto rezultate, por ato nuk dolën sipas pritjeve të tyre.

Në anën tjetër, deputeti i DPS-së, Nikolla Miloviç, thotë për DW ka një mendim më ndryshe: “Nëse nisma (për ndryshimin e Kushtetutës) hyn në rend dite, sigurisht që do të jemi kundër. Do të doja që të fillojë tani, që të sqarojmë disa gjëra deri në fund, të shohim se çfarë po bëjnë partitë në pushtet. Mali i Zi është një shtet qytetar dhe me këtë regjistrim, ka marrë fuind kjo histori”, shton Miloviç.

Iniciativa për ndryshimin e Kushtetutës në pjesën gjuhësore është legjitime, por sipas analistit Sekuloviç, pyetja themelore është se cili është qëllimi i saj – forcimi i shtetit qytetar apo forcimi i politikës së identitetit etnik?

“Rezultatet e paraqitura mund të sjellin përçarje, por edhe integrim. Mbeten të gjitha dilemat e dikurshme, vetëm se tani po ashpërsohet debati, ose thënë më mirë po përshpejtohet procesi ku të gjithë duhet të dalin qartë dhe hapur dhe të shpjegojnë politikën e tyre ndaj Bashjkimit Evropian. Ata duhet të thonë nëse e mbështesin Malin e Zi si një shtet qytetar, apo duan një ‘Bosnjë e vogël’”, thotë Sekuloviç.

Në këtë kuptim nuk kemi dëgjuar “asgjë të re”, ndarjet mbeten si dhe deri tani, ndërsa shtrohet pyetja se çfarë do të bëjnë elitat politike me të dhe si do të reagojë shoqëria.

Rusët erdhën dhe mbetën

Lajmi më i madh që solli ky regjistrim është për sa i përket regjistrimit kombëtar të rusëve. Rusët tani janë pjesë e Malit të Zi me mbi dy për qind, që është grupi i pestë etnik më i madh në Mal të Zi, pas malazezëve, serbëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Këta janë kryesisht njerëz që kanë ardhur për të jetuar në Mal të Zi më herët, kryesisht në bregdet, por ka edhe nga ata që kanë ardhur pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Edhe pse të dhënat treguan një numër të konsiderueshëm refugjatësh ukrainas në Mal të Zi gjatë vitit të kaluar, numri i ukrainasve në regjistrim ishte vetëm 0,5 për qind./DW

Etiketa: gjuhamali i zindryshimet kushtetuese

Lajme të lidhura

BOTA

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

18:49 : 04/06/2025
RAJONI

Tragjedi në brigjet e Adriatikut, 19-vjeçarja serbe humb jetën gjatë fluturimit me parashutë

20:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

Plagosi mbrëmë bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar

16:35 : 30/05/2025
RAJONI

Transparency International shpreh shqetësim për marrëveshjen mes Malit të Zi dhe Emirateve

16:04 : 28/05/2025
RAJONI

Mali i Zi do të shkurtojë orarin e punës

09:14 : 25/05/2025
AKTUALITET

Kapet me 940 mijë euro shqiptari/ Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri

18:18 : 15/05/2025
Para

Protesta para PE, Korreshi: Rama i ka shkrirë të gjithë institucionet e shtetit

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com