• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FMN rrit parashikimin për Shqipërinë, por ekonomia mbetet ndër më të ngadalëtat në rajon

16:51 : 22/10/2024
në AKTUALITET, BOTA

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e perspektivës ekonomike të tetorit, të sapopublikuar, ka rritur parashikimin për ecurinë e ekonomisë shqiptare për këtë vit.

FMN pret që tashmë ekonomia e vendit të rritet me 3.3% në vitin 2024, nga 3.1% që ishte pritshmëria në raportin e mëparshëm të muajit prill.

Rishikimi erdhi pasi INSTAT raportoi se rritja reale e PBB-së në gjashtëmujorin e parë të viti 2024 vlerësohet me 3,94%, teksa rishikoi metodologjinë e përllogaritjes së prodhimit të brendshëm bruto. Ndërtimi dhe turizmi ishin dy sektorët që dhanë ndikimin kryesore në këtë tendencë në 6 muajt e parë të vitit.

Për vitin 2025, pritshmëria e FMN-së mbetet e pandryshuar në 3.4%.

Ndonëse perspektiva ekonomike e Shqipërisë për vitin 2024 është rritur në krahasim me vlerësimin e mëparshëm, sërish vendi është ndër më të ngadaltit në rajon.

Lexo edhe:

Qeveria Rama e çon vendin drejt skamjes! Mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Rritjen më të lartë pritet ta ketë Serbia, me 3.9%, e ndjekur nga Kosova me 3.8% dhe Mali i Zi me 3.7%. Shqipëria lë pas Bosnjë Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, me përkatësisht 2.5 dhe 2%.

Për vitin 2025, vendi pritet të ketë rritjen e dytë më të ulët në rajon (3.4%), duke lënë pas vetëm Bosnjën, me 3%. Rekordin pritet ta mbajë sërish ekonomia serbe, që pritet të përshpejtohet në 4.1%.

Ekonomia globale mbetet rezistente

FMN vlerëson në raport se beteja globale kundër inflacionit është fituar në pjesën më të madhe, edhe pse presionet mbi çmimet vazhdojnë në disa vende. Pasi arriti kulmin në 9.4 për qind me bazë vjetore në tremujorin e tretë të 2022, normat totale të inflacionit tani parashikohen të arrijnë në 3.5 për qind deri në fund të 2025, duke qenë poshtë nivelit mesatar prej 3.6 për qind, që rezultoi midis 2000 dhe 2019.

Për më tepër, pavarësisht nga një nivel i lartë dhe i sinkronizuar i shtrëngimit të politikës monetare në mbarë botën, ekonomia globale ka mbetur jashtëzakonisht elastike gjatë gjithë procesit disinflacionist, duke shmangur një recesion global. Rritja globale parashikohet të mbetet e qëndrueshme në 3.2 përqind në 2024 dhe 2025, edhe pse disa vende, veçanërisht vendet në zhvillim me të ardhura të ulëta, kanë parë rishikime të konsiderueshme të ngadalësimit të rritjes, shpesh si rezultat i shtimit të konflikteve.

Rritje e ngadaltë në eurozonë

Në zonën e euros, rritja duket se ka arritur pikën e saj më të ulët në 2023. Ekonomia e eurozonës pritet të rritet në një masë modeste prej 0.8 për qind në vitin 2024 si rezultat i performancës më të mirë të eksporteve, sidomos të mallrave. Në vitin 2025, rritja parashikohet të përshpejtohet në 1.2 për qind, e ndihmuar nga kërkesa e brendshme më e fortë.

Rritja e pagave reale pritet të nxisë konsumin dhe një lehtësim gradual i politikës monetare pritet të mbështesë investimet. Dobësia e vazhdueshme në prodhim rëndon rritjen për vende si Gjermania dhe Italia. Megjithatë, ndërsa kërkesa e brendshme e Italisë pritet të përfitojë nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës i financuar nga Bashkimi Europian, Gjermania po përjeton probleme nga konsolidimi fiskal dhe një rënie e mprehtë e çmimeve të pasurive të paluajtshme./Monitor

Etiketa: ekonomiFMNvarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria Rama e çon vendin drejt skamjes! Mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët

09:25 : 12/08/2025
BOTA

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kompjuter në shtëpi, kryesojnë Tirana dhe Korça, bashkitë e vogla ende larg teknologjisë

13:16 : 07/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria me pensionet më të ulëta në Europë

13:23 : 04/08/2025
AKTUALITET

24-vjeçarja shtatzënë: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për të lypur

14:07 : 18/07/2025
AKTUALITET

Shifrat përkeqësohen nga viti në vit! Shqipëria po plaket me ritme të shpejta

08:57 : 10/07/2025
Para

Liga e Konferencës, pesë gjyqtarë shqiptarë caktohen nga UEFA

TË GJITHA

Horoskopi, 26 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 25/08/2025

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

22:50 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com