• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sezoni veror, raporti i parasë jashtë bankave në nivelin më të ulët që prej pandemisë

11:34 : 21/10/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Vlera e parasë jashtë sektorit bankar këtë verë është rritur me ritme më të ngadalësuara.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit korrik paraja jashtë bankave kishte vlerën e 402.6 miliardë lekëve, në rritje me 2.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Norma e rritjes së parasë jashtë bankave këtë vit pothuajse është përgjysmuar. Një vit më parë, ky tregues raportohej në rritje me 4.8%.

Gjithashtu, nëse e matim vlerën e parasë jashtë bankave në raport me agregatin monetar M2 (që përfaqëson ofertën monetare të lekut, duke përfshirë llogaritë dhe depozitat bankare me afat, si edhe paranë jashtë bankave), ajo llogaritet në nivelin 40.3%, nga 41.8% që kishte qenë një vit më parë.

Vera është një periudhë e vitit që zakonisht shoqërohet me rritje të sasisë së parasë jashtë bankave, fenomen i lidhur kryesisht me sezonin e pushimeve. Kjo sjellje sezonale është shfaqur edhe këtë vit, por në përmasa më të vogla krahasuar me vitet e mëparshme.

Raporti i parasë jashtë bankave ndaj agregatit M2 ka prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2020.

Lexo edhe:

48-vjeçari shantazhohet me publikimin e videove intime: Para çdo muaj, ose të shpërndamë videon

40 mijë euro të fituara nga veprimtari kriminale, dy të arrestuar në kryeqytet. Sekuestrohen edhe dy armë

Që nga ai vit, në muajin korrik nisi të vërehej një rritje e ndjeshme e këtij raporti, që mund të shpjegohet edhe me zgjerimin e shpejtë të turizmit.

Pas disa vitesh radhazi në rritje, këtë vit ky raport i është kthyer rënies, pavarësisht se turizmi ka vijuar të rritet.

Rënia e raportit të parasë jashtë bankave, në vija të përgjithshme, mund të shpjegohet me një përdorim më të madh të kanaleve bankare të pagesave nga qytetarët. Duket se fluksi në rritje i turistëve të huaj në vitet e fundit ka nxitur më shumë biznese të ofrojnë forma alternative elektronike të pagesave, kryesisht pagesa me kartë në terminale POS.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 8.85 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes. Numri i pagesave me kartë është rritur me 36% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Numri i terminaleve POS gjithsej në mesin e 2024 ka arritur në pothuajse 21 800, me një rritje prej 13.6% që nga fillimi i vitit.

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë 2024, individët dhe bizneset kanë kryer në total rreth 22.5 milionë pagesa gjithsej në rrugë bankare, në rritje me 20.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pavarësisht një përmirësimi të lehtë këtë vit, Shqipëria vazhdon të ketë nivele relativisht të larta të parasë jashtë bankave krahasuar me ekonomitë më të zhvilluara. Kjo mund të shpjegohet me informalitetin dhe përdorimin e madh të veprimeve me para cash në ekonomi.

Shoqata Shqiptare e Bankave prej vitesh po i kërkon qeverisë të marrë masa për të ulur përdorimin e parasë cash, duke përfshirë këtu edhe vendosjen e një tavani për kryerjen e pagesave në para fizike nga individët.

Etiketa: eurolekëpararaporti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

48-vjeçari shantazhohet me publikimin e videove intime: Para çdo muaj, ose të shpërndamë videon

21:04 : 26/06/2025
AKTUALITET

40 mijë euro të fituara nga veprimtari kriminale, dy të arrestuar në kryeqytet. Sekuestrohen edhe dy armë

11:21 : 26/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 26 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 26/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:14 : 25/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 24 qershor/ Çfarë ndodh me euron dhe monedhat e tjera

10:49 : 24/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 23 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:20 : 23/06/2025
Para

Rriti minimalisht pensionet, Rama justifikohet: Edhe Gjermania është keq

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com