• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sulm me dron ndaj shtëpisë së kryeministrit izraelit Netanyahu

18:26 : 19/10/2024
në BOTA

Qeveria izraelite njoftoi se një dron ishte lëshuar të shtunën në drejtim të shtëpisë së Kryeministrit Benjamin Netanyahu që ndodhet në qytetin Caesarea.

Zëdhënësi tha se as zoti Netanyahu dhe as bashkëshortja e tij nuk ndodheshin në shtëpi dhe se si pasojë e sulmit nuk pati viktima.

Ky zhvillim vjen ndërsa udhëheqësi suprem i Iranit tha se Hamasi do të vazhdojë luftën kundër Izraelit edhe pas vrasjes së organizatorit të sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit të vitit të kaluar.

Ndërkaq në Gazë, të paktën 50 persona u vranë si pasojë e disa sulmeve izraelite, mes tyre edhe fëmijë, njoftuan zyrtarë të shëndetësisë, si dhe një gazetar i agjencisë së lajmeve ‘AP’.

Në shtator, rebelët Houthi të Jemenit lëshuan një raketë balistike drejt aeroportit ‘Ben Gurion’ ndërsa avioni me të cilin udhëtonte zoti Netanyahut po ulej. Raketa u interceptua nga forcat e sigurisë izraelite.

Lexo edhe:

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

Sulmi i Izraelit në Gaza, vriten dy gazetarët dhe tre kameramanët e Al Jazeera-s

Sulmet e së shtunës ndaj Izrael vijnë ndërsa lufta e këtij vendi me grupin militant Hezbollah – një aleat i Hamasit që mbështetet nga Irani – është intensifikuar në javët e fundit.

Hamasi dhe Hezbollahu janë cilësuar si organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian e të tjera vende. Hezbollahu bëri të ditur të premten se planifikon të nisë një fazë të re luftimesh duke hedhur më shumë raketa me vetëdrejtim dhe duke shpërthyer dronë në Izrael.

Udhëheqësi prej një kohe të gjatë i grupit militant, Hassan Nasrallah, u vra nga një sulm ajror izraelit në fund të shtatorit dhe shteti hebre dërgoi trupa tokësore në Liban në fillim të tetorit.

Krahas dronit të lëshuar në drejtim të shtëpisë së zotit Netanyahut, ushtria izraelite tha se rreth 55 predha ishin qëlluar me breshëri nga Libani, në dy sulme të veçanta në pjesën veriore të Izraelin të shtunën në mëngjes. Disa prej tyre ishin interceptuar tha ushtria ndërsa shtoi se deri tani nuk ka njoftime për viktima.

Izraeli bëri gjithashtu të ditur të shtunën se kishte vrarë zëvendëskomandantin e Hezbollahut në qytetin jugor të Bint Jbeil. Ushtria tha se Nasser Rashid mbikëqyrte sulmet kundër Izraelit.

Në Liban, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një sulm ajror izraelit të shtunën goditi një automjet në një autostradë kryesore në veri të Bejrutit, duke vrarë dy persona. Nuk dihet se kush ndodhej në makinë në momentin e sulmit.

Të tjera sulme izraelite goditën Gazën të shtunën. Ministria palestineze e Shëndetësisë bëri të ditur në një deklaratë se ishin goditur katet e sipërme të Spitalit Indonezian në Beit Lahiya dhe se trupat izraelite kishin hapur zjarr në ndërtesën e spitalit dhe oborrin e tij, duke shkaktuar panik mes pacientëve dhe personelit mjekësor.

Në spitalin Awda në Jabaliya, ishin goditur katet e fundit të ndërtesës, duke plagosur disa pjesëtarë të personelit, bëhej e ditur në një deklaratë të spitalit./ VOA

Etiketa: Benjamin Netanyahudronsulm

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

16:09 : 13/08/2025
BOTA

Sulmi i Izraelit në Gaza, vriten dy gazetarët dhe tre kameramanët e Al Jazeera-s

08:50 : 11/08/2025
BOTA

Plani për pushtimin e Gazës, bota kundër Izraelit

08:46 : 09/08/2025
BOTA

Netanyahu: Duam pushtimin e plotë të Gazës, por jo ta qeverisim vetë

18:57 : 07/08/2025
BOTA

Netanyahu dhe krerët e ushtrisë izraelite të ndarë mbi strategjinë për Gazën

15:37 : 06/08/2025
BOTA

Netanyahu takon zyrtarët e lartë të sigurisë, diskuton strategjinë e re për Gazën

19:16 : 05/08/2025
Para

U largua nga kampi i Gjadrit, mbërrin në Itali anija me 12 refugjatët

TË GJITHA

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

10:41 : 16/08/2025

Skandal kibernetik në Britani, ekspozohen të dhënat e refugjatëve afganë

10:19 : 16/08/2025

Nga gomonia, duke shitur kokainë në rrugë/ Daily Mail publikon historinë e Elvis Zotos në Angli

10:09 : 16/08/2025

Pas samitit me Putin, Trump do të takohet me Zelenskyn. Ja data dhe vendi

09:49 : 16/08/2025

Agjenci të palicencuara e politika të pasigurta fiskale/ A do ndalet rritja e çmimit të banesave?

09:38 : 16/08/2025

Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit

09:28 : 16/08/2025

Trump bisedë të gjatë telefonike me Zelenskyn, pas takimit me Putinin

09:13 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com