• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasjet në Parlament, VOA: Luan Baçi pretendoi se u kërcënua me armë nga policia

17:58 : 17/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri, edhe seanca e sotme e parlamentit u shoqërua me tensione jashtë dhe brenda sallës. Deputetët e opozitës, të cilët erdhën në grup drejt godinës ku zhvillohen seancat, gjetën në hyrje, një gardh me barriera metalike, pas të cilave qëndronin, në numër të shtuar, forcat e Gardës së Republikës. Shumë prej deputetëve demokratë, janë përjashtuar për periudha të gjata nga punimet e parlamentit pas akteve të dhunshme në dy javët e shkuara.

Përpjekjet e përsëritura për të çarë kordonin e punonjësve të sigurisë, çuan në përplasje të herë pas hershme mes palëve. Një parullë e madhe e bardhë, me mbishkimin me gërma të zeza “Edi Rama mafia”, u vendos më pas nga përfaqësuesit e opozitës, mbi barrierat metalike.

Edhe në sallën e parlamentit, deputetët e paktë të opozitës që mundën të hynin, u përpoqën të pengonin zhvillimin normal të seancës. Ata protestuan për praninë e lartë në numër të punonjësve të Gardës, dhe kontrollet që ata kishin ushtruar ndaj tyre, duke akuzuar drejtuesen e parlamentit se e ka kthyer “institucionin më të rëndësishëm të vendit, në një burg të sigurisë së lartë”. Ata thanë se dhe deputetë ndaj të cilëve nuk kishte masë përjashtimi, nuk po lejoheshin të hynin në sallë.

Sërish një grumbull karrikesh u vendos prej tyre rreth foltores për të penguar përdorimin e saj, ndërsa ndërhynë në disa raste në përpjekje për të mos lënë të flasin kolegët socialistë që morën fjalën. Një moment i lartë tensioni u krijua kur deputetja demokrate Elda Hoti u pa të spërkaste dyshemene me radheve të karrikeve, me një solucion të lëngshëm. Ajo u akuzua nga shumica se kishte përdorur benzinë, por zonja Hoti tha më vonë se kishte qenë vetëm një aromatizues.

Ndërsa parlamenti, i mbylli punimet në një kohë të shkurtër, tensionet u rikthyen, kur protestuesit e mbledhur si çdo javë para Bashkisë së Tiranës, u shfaqën para parlamentit. Deputetët e opozitës të bashkuar me ta, u përplasën me njësitë speciale, duke kundërshtuar praninë e tyre “në shkelje të ligjit” në mjediset e parlamentit, institucion i cili është nën mbikqyrjen e Gardës.

Lexo edhe:

Arjan Curri: Dy deputetë, në prag arrestimi nga SPAK

Berisha: Në Shqipëri po shtypet pluralizmi politik! Ky parlament ka nisur në mënyrë të frikshme

Deputetët demokratë ndërhynë me forcë për të larguar punonjësit e policisë. Opozita pretendoi se njëri prej tyre, kishte tentuar t’i drejtonte armën deputetit Luan Baçi, moment që i acaroi dukshëm gjakrat, duke çuar në përplasje të forta. Ishin forcat e Gardës ato që ndërhynë këtë herë për të ulur tensionet, ndërsa njësitë speciale u tërhoqën. Policia mohoi më vonë kategorikisht, akuzat për praninë e armëve nga ndonjë punonjës i saj, duke saktësuar se ligji ndalon që policia të jetë e armatosur gjatë tubimeve./ VOA

Etiketa: Deputetetluan baciparlamentpolicavoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arjan Curri: Dy deputetë, në prag arrestimi nga SPAK

22:50 : 27/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Shqipëri po shtypet pluralizmi politik! Ky parlament ka nisur në mënyrë të frikshme

12:14 : 23/10/2025
AKTUALITET

Protesta e naftëtarëve të ‘Bankers’, Baçi: Kërkojnë statusin, ata të Alpetrolit e kanë se janë patronazhistë

11:32 : 16/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi rezolutë për gjenocidin serb, Berisha-PS: Nuk e votoni se jeni argatë të Vuçiç-it

11:21 : 16/10/2025
AKTUALITET

PS nuk pranon mocionet me debat të opozitës, Balla: I bëni kërkesat të cunguara

10:37 : 16/10/2025
AKTUALITET

Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!

12:50 : 09/10/2025
Para

Greqia skeptike për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët, Mitsotakis: Nuk e di nëse...

TË GJITHA

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

20:09 : 29/10/2025

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

19:57 : 29/10/2025

Uragani “Melissa” godet Xhamajkën dhe Haitin, 30 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

19:57 : 29/10/2025

Gjenden në bregun australian mesazhet në shishe të dy ushtarëve të Luftës së Parë Botërore

19:46 : 29/10/2025

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com