Revista “Forbes” ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në botë, ku në vendin e parë renditet sërish Cristiano Ronaldo. Portugezi fiton aktualisht 285 milionë dollarë në vit (rreth 263 milionë euro), nga të cilat 220 vijnë nga Al Nasr dhe 65 nga burime të tjera të ardhurash.
Në vendin e dytë renditet Lionel Messi me fitime prej 135 milionë dollarësh dhe në pozitën e tretë vijon Neymar, sulmuesi i Al-Hilal që fiton 110 milionë dollarë në vit.
Karim Benzema , me një pagë prej 104 milionë te Al-Itihad dhe Kylian Mbappe , me 90 milionë dollarë, renditet si europiani i parë në këtë renditje të hartuar nga gazeta e njohur ekonomike.
Në top 10 janë Erling Haland i City-t (60 milionë), Vinicius Junior i Real Madrid (55 milionë), Mohamed Salah i Liverpulit (53 milionë), Sadio Mane i Al-Nasr (52 milionë) dhe Kevin De Bruyne i City-t (39 milionë).
LISTA E 10 FUTBOLLISTËVE MË TË PAGUAR NË BOTË
1. Cristiano Ronaldo: 39 vjeç, Al Nassr, Portugalia– 285 milionë dollarë (220 milionë në fushë dhe 65 milionë jashtë saj)
2. Lionel Messi: 37 vjeç, Inter Miami, Argjentina – 135 milionë dollarë (60 me 75)
3. Neymar: 32 vjeç, Al Hilal, Brazili – 110 milionë dollarë (80 me 30)
4. Karim Benzema: 36 vjeç, Al Ittihad, Franca – 104 milionë dollarë (100 me 4)
5. Kylian Mbappé: 25 vjeç, Real Madrid, Franca – 90 milionë dollarë (70 me 20)
6. Erling Haaland: 24 vjeç, Manchester City, Norvegjia – 60 milionë dollarë (46 me 14)
7. Vinicius Jr: 24 vjeç, Real Madrid, Brazili – 55 milionë dollarë (40 me 15)
8. Mohamed Salah: 32 vjeç, Liverpool, Egjipti – 53 milionë dollarë (35 me 18)
9. Sadio Mané: 32 vjeç, Al Nassr, Senegal – 52 milionë dollarë (48 me 4)
10. Kevin De Bruyne: 33 vjeç, Manchester City, Belgjika – 39 milionë dollarë (35 me 4)