• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Afrim Shehu ankimohet në Kolegj

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e cilëson të pabazuar vendimin e Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu dhe kërkon shkarkimin e tij për probleme në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.

20:41 : 11/10/2024
në AKTUALITET, VETTING

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ushtroi ankim të premten më 11 tetor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu. Ankimi është bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, që e cilësoi vendimin e KPK të paqartë dhe evidentoi nevojën e kontrollit në Kolegj.

Prokurori Afrim Shehu u konfirmua në detyrë më 15 maj. Gjatë seancës dëgjimore në KPK ai u përball me pyetje për një bilanc negativ në vlerë të konsiderueshme, të konstatuar para dhe pas fillimit të detyrës. Subjekti dha gjithashtu shpjegime për disa nga denoncimet e depozituara nga qytetarët. Megjithatë, Komisioni i gjeti bindëse shpjegimet e Shehut dhe e la atë në detyrë. Procesi i vetingut për Shehun u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Pamela Qirkon.

Afrim Shehu ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore dhe si avokat përpara se të emërohej prokuror i Republikës së Shqipërisë në vitin 2009. Për gati një dekadë ai punoi si prokuror pranë Prokurorisë së Durrësit, ndërsa në qershor të vitit 2023 u transferua në Prokurorinë e Tiranës përmes procedurës së lëvizjes paralele.

ONM çmoi se disa prej çështjeve të trajtuara në vetingun e prokurorit Afrim Shehu nuk u vlerësuan si duhet, duke e bërë vendimin e Komisionit të paqartë, pasi duket se nuk bazohet në provat e administruara. Edhe Komisioneri Ballhysa vlerëson se vendimi i KPK për Shehun është i cënueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe për t’iu nënshtruar shqyrtimit në Kolegj.

Komisioni i kaloi subjektit barrë prove për pamundësi financiare në vlerën totale rreth 15.9 milionë lekë, nga të cilat 12.8 milionë lekë para fillimit të detyrës dhe 3.1 milionë lekë bilanc negativ i konstatuar në vitet 2009-2016.

Lexo edhe:

“Ça karriere ka Arben Rakipi?”/ Avokati: Një ish-prokuror mediokër që do ishte shkarkuar për paaftësi

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

Pasi vlerësoi shpjegimet dhe provat e depozituara prej Shehut, Komisioni arriti në konkluzionin se ato kanë nivel besueshmërie dhe provueshmërie të mjaftueshëm dhe i reflektoi në analizën financiare, duke e rrudhur bilancin negagtiv nga 15.9 milionë lekë, në 3.1 milionë lekë, nga të cilat rreth 1.6 milion lekë para detyrës dhe rreth 1.4 milion lekë gjatë ushtrimit të funksionit të prokurorit.

Në përfundim, KPK ka çmuar se pasaktësitë e konstatuara dhe balancat negative të fondeve të rezultuara nuk janë të mjaftueshme që të sjellin shkarkim. Duke gjykuar mbi bazën e parimit të proporcionalitetit, deklarimet e pasakta dhe problemet në analizën financiare, nuk u çmuan të mjaftueshme për cenimin e kriterit të pasurisë, apo që të mund të ndikonin në vlerësimin tërësor.

Ndërsa Komisioneri Publik, ndan qëndrim të ndryshëm nga Komisioni, duke çmuar se Shehu nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës. “[…]Edhe pas kalimit të barrës së provës, nuk arriti të justifikojë burimet e ligjshme të tij dhe personave të lidhur e të tjerë të lidhur me të, për krijimin e pasurive, mbulimin e shpenzimeve dhe kursimeve edhe për vitet 2014-2016, për një pamjaftueshmëri financiare përtej asaj të konstatuar nga Komisioni”, vlerëson Ballhysa dhe nënvizon se edhe në skenarin më të mundshëm garantist, në të cilin Komisioni ka konsideruar të gjitha prapësimet e subjektit të rivlerësimit, sërish diferenca negative e rezultuar kalon kufijtë e proporcionalitetit dhe standartit Kushtetues të vendosur në jurisprudencën e Kolegjit.

Lidhur me profesionalizmin, Ballhysa çmon se gjetjet e rezultuara gjatë hetimit administrativ janë të tilla që bien ndesh me vlerat themelore të pritura nga një magjistrat. “Kjo përfshin parime si paanësia, integriteti dhe shmangia e konfliktit të interesit, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e besimit dhe besueshmërinë e sistemit gjyqësor”, shprehet Ballhysa dhe shton se gjetjet në kriterin profesional e vendosin Shehun në kushtet e parashikuara nga neni 61 pika 5 e ligjit për vetingun e magjistratëve, ku përcaktohet pamundësia për plotësimin e mangësive nëpërmjet programit të trajnimit, si dhe cënimi i besimit të publikut tek drejtësia.

Në përfundim, Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu./Reporter.al

Etiketa: Afrim ShehuFlorian Ballhysakomisioneri publikkpkprokurorvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ça karriere ka Arben Rakipi?”/ Avokati: Një ish-prokuror mediokër që do ishte shkarkuar për paaftësi

21:39 : 07/08/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë dhe udhëtime me kriminelë/ Shkarkohet nga detyra motra e Ermonela Felajt

17:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

13:19 : 28/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

10:35 : 24/07/2025
Para

Zhbllokohen shifrat, Çekia ndëshkon Shqipërinë pas vetëm 3 minutash lojë

TË GJITHA

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

23:34 : 14/08/2025

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/08/2025

Egnatia nuk dorëzohet, me një lojtar më pak barazon shifrat ndaj O. Ljubljanës

22:52 : 14/08/2025

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025

Guardiola telefonon Donnarumman, kontakti i parë për ta marrë te Man.City

22:35 : 14/08/2025

Bitcoin arrin rekord të ri, ja shkaqet

22:33 : 14/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit/ Autori pozonte me armë dhe i dërgonte “mesazh”: Të vij aty kur s’ta pret mendja

22:21 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com