• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I riu shkodran përfiton mijëra euro dëmshpërblim pas aksidentit, avokati i merr të gjitha për vete

21:41 : 11/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Ishte shkurti i vitit 2010, kur Florjan Kola, asokohe 25 vjeç aksidentohet me automjet gjatë kthimit nga Tirana për në Shkodër. Pas disa muajve trajtim në spital e më pas në shtëpi, i riu merr një telefonatë e cila do t’i ndryshonte jetën për mirë. Të paktën kështu mendoi ai.

“Më tha jam avokat Genci Ismaili, më ka caktuar gjykata dhe jam unë avokati yt. Do të marrim një shpërblim. Më kërkoi përqindje, sigurisht ia lashë 30% të shumës“, thotë Florjani.

Procesi gjyqësor nisi, shoqëruar dhe me prokurën e posaçme, të firmosur nga vetë Florjani, i cili do t’i jepte avokat Genci Ismailit të drejtën ligjore që ai ta përfaqësojë atë në çdo veprim juridik lidhur me rastin në fjalë. Por krahas prokurës së parë, në dokumente u bashkangjit edhe një e dytë, e firmosur më datë 8 korrik 2011, ku nëna e Florjanit dhe dy motrat e tij, gjithashtu i jepnin të drejtën ligjore të njëjtit avokat për t’i përfaqësuar në gjyqin ndaj kompanisë së sigurimeve, me qëllim për të përfituar dëmshpërblim, pasuror dhe jo pasuror. Mirëpo ky dokument ka një problem të madh, pasi siç dëshmon Florjani, familjarët e tij nuk ishin në dijeni për gjyqin dhe firmat, pasi edhe për nënën e tij dhe dy motrat, kishte firmosur Florjani, me qëllimin e vetëm për të përfituar lekë. Mirëpo gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve të të riut. Pas shumë procedurave, avokati i tha Florjanit se nuk mundën të përfitojnë para.

“Do hapim gjyq për kempin, do marrësh lekë. As nuk hapi gjyq për kempin as përfituam lekë dhe nuk pranoi të jepte asnjëlloj shpjegimi“, tregon 39-vjeçari shkodran.

Lexo edhe:

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

U zhvatën 30 mijë euro dy grave, kush janë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

Ai besoi çdo fjalë të avokatit, deri në momentin kur hapi dosjen e tij në arkivë.

“Aty zbulova shumat e ekspertit, prokura, zbulova rrëzim çështje. Më tha ajo punonjësja ta ka rrëzuar çështjen avokati dhe me atë çështje ke humbur 25 milionë. Më kishte dëmshpërblyer gjykata, por duke mos e ditur unë që më ka dëmshpërblyer“.

E vërteta ishte tepër e hidhur për Florjanin, kjo sepse Gjykata e Tiranës kishte vendosur ta dëmshpërblente atë me 25 milionë lekë, sipas vlerësimit të ekspertit, detyrim që do të paguhej nga kompania e sigurimeve, por më datë 27 shkurt 2013, gjyqtarja Manjola Bejleri vendosi pushimin e çështjes, pasi avokat Genci Ismaili kishte shmangur seancën gjyqësore duke mos u paraqitur fare në sallë.

“Avokati kishte bërë marrëveshje me Sigalin. Kam dokumentin që unë i paskam kaluar avokatit 27 milionë në llogari të tij. Prokurat janë bërë pa dijeninë time, pa dijeninë e familjarëve. Kur pashë prokurat, firmat ishin të miat. Avokati kishte shfrytëzuar rastin dhe më kishte ofruar prokurat përpara që unë të firmosja prokurën në emër të tjetërkujt”, thotë ai.

Gjithë pretendimet dhe akuzat e Florjanit, janë vetëm njëra anë e medaljes, prandaj vlerësuam se është e drejtë të degjojmë edhe pretendimet e avokat Ismailit. Fillimisht duke u hequr si të afërm të viktimës. Sapo ne shkojmë në zyrën e avokatit, ai na nxjerr jashtë me forcë dhe fraza kërcënimi, duke u larguar më pas me biçikletë. Ne shkuam sërish për një ballafaqim me avokat Ismailin, por edhe herën e dytë ai u largua duke pedaluar me shpejtësi. Në të tretën herë të përballjes me të, me fat që avokati nuk e kishte biçikletën, ne e pyetëm lidhur me çështjen e Florjanit, por ai u justifikua duke deklaruar se “ia ka dhënë paratë në dorë të riut shkodran, dhe se çdo provë e ka dorëzuar ne Prokurori”./Piranjat

Etiketa: AksidentavokatGenci Ismailimashtrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025
AKTUALITET

U zhvatën 30 mijë euro dy grave, kush janë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

21:44 : 14/11/2025
BOTA

VIDEO/ Autobusi përplaset me stacionin në Stokholm, disa viktima dhe të plagosur

17:29 : 14/11/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Vorë-Tiranë, humb jetën 64-vjeçarja

15:35 : 14/11/2025
AKTUALITET

I dënuar me 2 vite burg për një aksident me vdekje, arrestohet i riu në kërkim

14:25 : 14/11/2025
AKTUALITET

Tragjike/ 30-vjeçari shqiptar dhe e fejuara e tij humbin jetën në aksident në SHBA

10:37 : 14/11/2025
Para

Studimi: Vetmia rrit rrezikun e demencës me mbi 30%

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com