• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erdogan sulmon Izraelin nga Namazgjaja: Vret gra e fëmijë, s’ka ndërmend të vendosë paqe

17:59 : 10/10/2024
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Fjalimin e mbajtur në inagurimin e xhamisë së Namazgjasë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan e ka shfrytëzuar edhe për të sulmuar Izraelin dhe kryeministrin e saj, Benjamin Netanyahu për konfliktet në Lindjen e Mesme.

Erdogan deklaroi se Netanyahu dhe Izraeli nuk ka ndërmend të vendosë paqen në rajon dhe së fundmi e tregoi qartazi dhe me sulmin ndaj Libanit. Ai tha se sulmet e Izraelit vazhdojnë ndaj grave, fëmijëve, të moshuarve, minorenëve, teksa i bëri thirrje komitetit ndërkombëtar që të kenë mirësi e ndërgjegje, e të mbajnë qëndrim të përbashkët.

Sa i përket xhamisë së Namazgjasë, Erdogan deklaroi se ajo do jetë simboli i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes popupjve shqiptaro-turk. Sipas tij, këto janë dy kombe të cilat vazhdimisht e kanë mbështetur njëri-tjetrin, në çdo rast fatkeqësish dhe i kanë qendruar njëri-tjetrit në çdo rast në krah.

Fjalimi i plotë i Recep Tayyip Erdoğan:

“Më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht me ndjenjat e mia më të përzemerta. Sot jam veçanërisht shumë entuziast dhe shumë i lumtur që jam këtu, së bashku me juve. Dhe për këtë arsye gjithësecilin nga ju dua ta falënderoj për këtë emocion që më dhuruat. Personalisht jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient shumë të shenjtë dhe për këtë arsye i lutem Allahut që xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, që u nis më 2015, të sjellë dobi për gjithë myslimanët mbarë në Ballkan.

Lexo edhe:

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Vendimi/ Pas 40 vitesh konflikt me Turqinë, grupi militant kurd shpërbëhet dhe çarmatoset

Dëshiroj të shpreh konsideratën, mirënjohjen time dhe falënderimet e mia më të thella, veçanërisht mikun tim, Kryeministrin Edi Rama, që dha ndihmën e tij përgjatë procesit të ndërtimit të xhamisë të ndërtuar me kontributet e Turqisë, dua të falënderoj edhe shqiptarët që kanë kontribuar sadopak në realizimin e kësaj vepre madhështore. Xhamia e Namazgjasë, një xhami me e madhja në Ballkan, që tashmë do zëri vendin e saj në kujtimet tona, që i kanë rrënjët të thella, duke tejkaluar 6 shekuj.

Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë, e cila në brendësinë e saj transmeton si traditat në të ardhmen, edhe në të lashtësisë e historisë tonë dhe deri tek teknologjia e kohës së sotme, siç e shikoni ndërthuret edhe arkitektura osmane islame. Kjo xhami, e cila është ndërtuar në mbi 10 mijë metra katrorë, do i shërbejë 10 mijë besimtarëve myslimanë që do e falin namazin.

Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, si një objekt adhurimi, por është menduar akoma me e gjerë, multifunksionale, që do i shërbejë besimtarëve në çdo aspekt, atë social, ku ka bibliotekë, salla studimi dhe ashensorë për ata që janë me aftësi të kufizuara.

Dhe ne kështu synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë nën moton e bashkëjetesës së kulturës së dy vendeve, dy kulturave që ndodhen brenda kompleksit të xhamisë së Namazgjasë. Dhe njëkohësisht duhet të shprehem këtu se xhamia e Namazgjasë do jetë simboli miqësisë vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh.

Dhe një herë këtu në mesin tuaj dua të përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë vepër kaq madhështore, që do mahnisë të gjithë ata që do e shikojnë, sidomos me qetësi shpirtërore dhe integritetit të brendshëm, për një vepër kaq të paprecedentë. Dua të theksoj një fakt këtu, se prioriteti ynë është të thellojmë akoma më tutje marrëdhëniet tona raportet miqësore vëllazërore me Shqipëria, meqë e kemi detyrim që buron nga raportet e mira të vëllazërisë, që buron nga sinqeriteti. Janë dy kombe të cilat, janë dy popuj të cilët vazhdimisht e kanë mbështetur njëri-tjetrin, në çdo rast fatkeqësish dhe i kanë qendruar njëri-tjetrit në çdo rast në krah.

Dhe së fundmi solidariteti i treguar nga popull turk e shqiptar gjatë tërmeteve në vendet tona, ka dhënë shembull konkret për mbarë komunitetin mbarëkombëtar. Njëra nga veprat më bazike të këtij solidariteti të sinqertë vellarëzor mes vendeve tona ka qenë spitali i miqësisë Shqipëri-Turqi në Fier dhe rezidencat dhe shtëpitë e ndërtuara në qytetin e Laçit. Dhe dëshiroj të theksoj faktin se, përsa kohë do vazhdojmë kështu me këtë raport miqësor vëllazëror, do vazhdojmë t’i qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Të dashur motra dhe vellezërit e mi shqiptarë, në qytetërimi dhe mendimi islam ekziston në zemrën e jetës dhe qendrën e civilizimit dhe themelet e qytetërimit. Njëkohësisht xhamitë janë vende të shenjta, ku reflektohen vlerat shqirtërore dhe që burojnë nga zemra, për të cilat lavdërohen nga shoqëria dhe vëllazëia dhe nxisin bashkëpunimin dhe solidaritetin, duke mbajtur të gjatë unitetin e kësaj xhamie edhe në praktikë.

Njëkohësisht xhamitë nuk janë vetëm vende ku thirret ezani me zë të lartë apo vende vetëm për t’u adhuruar po të thirrur njerëzimin në monoteizëm, në mirësi, në adhurimin e Allahut në një të vetëm dhe të bashkojë myslimanet në kupolën e vetme. Kjo është feja jonë e madhe, e cila në një farë mënyre na imponon detyrën neve si myslimanë, që jo vetmë t’i ndërtojmë xhamitë, por t’u dalim zot dhe t’i mbrojmë ato. Njësoj sikur sot, që po ndërtojmë dhe po hapim xhami, duhet të përpiqemi edhe në të ardhmen që të gjithë së bashku t’i mbajmë këto vlera që na ofron xhamia, e t’i mbajmë gjallë mes nesh. Ne nuk duhet të shkëputemi për asnjë moment nga feja islame, nga feja e paqes dhe nuk duhet t’ia lëmë bosh atyre grupeve a qarqeve, që ushqejnë interesat e tyre dhe për qëllimet e tyre personale.

Pra kjo është detyra e çdo myslimani, që e ka vetëdije dhe e ka ndërgjegje, kështu që xhamia e Namazgjasë është e vëllezërve tanë myslimanë, me zemër dhe ndërgjegje të pastër. Turqia do vazhdojë të qëndrojë pranë të gjtihë atyre që kanë nevojë dhe ju përcjell mbëshjtetjen të gjithë atëyre që janë sot këtu.

Të dashura motra dhe vëllezër e mi shqiptarë, siç e dini ka kaluar një vit nga fillimi i gjenocidit nga Izraeli në Gaza dhe në territoret e saj të pushtuara në territoret palestineze. Janë 50 mijë vëllezër tanë palestinezë që kanë rënë shehit dhe 100 mijë plagosur, janë bombarduar xhami, sheshe, shtëpi, universitete, spitale, tregu i punës ku ata ushqeheshin. Sulmet e Izraelit vazhdojnë ndaj grave, fëmijëve, të moshuarve, minorenëve dhe tani Izraeli e ka çuar politiken e tij agresive sulmuese barbare, në drejtim të Libanit.

Është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes tonë njerëzore për të gjithë ata që ndjejnë, kanë zemra, që të qëndrojnë kundër terrorizmit shetëror të Izraelit në Palestinë. Netanyahu dhe Izraeli s’ka ndër mend të vendosë paqen në rajon dhe së fundmi e tregoi qartazi me sulmin ndaj Libanit. Të dashur vëllezër e motra, edhe një herë i bëj thirrje komitetit ndërkombëtar nga ky vend i shenjtë, edhe një herë ndaj myslimanëve, të kemi mirësi e ndërgjegje, e të mbajmë qëndrim të përbashkët.

I lutem Allahut, të gjitha adhurimet dhe lutjet të pranohen te i madhi Zot! Xhamia jonë e Namazgjas të jetë e hajrit, të sjellë dobi për myslimanët e gjithë Ballkanit, me ndjenjat e mia me të përzemërta, me konsideratë dhe me dashuri”.

Etiketa: Benyamin NetanyahuErdoganIzraeliNamazgjajaSULMONxhamia

Lajme të lidhura

BOTA

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025
BOTA

Vendimi/ Pas 40 vitesh konflikt me Turqinë, grupi militant kurd shpërbëhet dhe çarmatoset

11:12 : 12/05/2025
BOTA

Analiza e NYT: Nga partner në rrezik, Netanyahu dhe fundi i një aleance strategjike

21:52 : 09/05/2025
BOTA

Grupi Houthi sulmon aeroportin e Tel Aviv, paralajmëron Izraeli: Do të përgjigjemi

21:31 : 09/05/2025
BOTA

BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza

21:25 : 07/05/2025
BOTA

Zbulohet plani amerikan për “rindërtimin” e Gazës

19:47 : 07/05/2025
Para

Situatë shqetësuese te Real Madrid, shkon në 8 numri i lojtarëve të dëmtuar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

KZAZ e diasporës ende pa vendim për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ për të nisur numërimi

16:09 : 15/05/2025

Sherri me grushta brenda KZAZ 30, KQZ shkarkon vëzhguesit

16:05 : 15/05/2025

Zjarr në një depo kimikatesh në Spanjë, 80,000 banorë izolohen për shkak të tymit toksik

15:58 : 15/05/2025

As Vjosa Osmani nuk ‘zhbllokon ngërçin’ politik për konstituimin e Kuvendit

15:55 : 15/05/2025

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet Turqinë

15:53 : 15/05/2025

Vllaznia konfirmon Edi Martinin si trajnerin e ri të skuadrës

15:51 : 15/05/2025

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ-së në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi/ EMRI

15:49 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com