Si kryeministri Edi Rama ashtu edhe zv. kryeministrja Belinda Balluku mbajtën në Kuvend qëndrim mohues të përfshirjes së Shqipërisë në linjën ndërkombëtare të trafikut të mbetjeve të rrezizkshme, por Plug ka siguruar dokumente ekskluzive që nxjerrin zbuluar të gjithë aparatin shtetëror.
A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave të bëra me dije publikisht në çdo deklaratë dhe dokument të paraqitur nga subjekte private është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme, dogana ka të bashkangjitur certifikatë e analizës së mallit nga në një laborator nga një vend i BE-së.
Emisioni Plug ka zbuluar dokumentin që hedh posht deklarimet e kryeministrit Edi Rama. Dokumente që kryeministrit i janë vënë në dispozicion nga Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro, por që i fshihen publikut për të mbrojtur trafikun e mbetjeve të rrezikshme. Dy javë pas publikimit të skandalit nga Bloomberg, me shkresë numër 193 datë 23. 08. 2024, Mirela Kumbaro urdhëroi “Verifikimin e subjekteve që gjenerojnë mbetje industriale”, ku janë kontrolluar 26 subjekte. Nga kontrolli i kompanisë Sokolaj, përgjegjëse për eksportin e 816 tonëve mbetje e rrezikshme, rezultoi se nuk janë 816 ton, por kjo kompani ka eksportuar nga Porti i Durrësit plot 20 mijë tonë lëndë të rrezikshme
Në lidhje me situaten operatori Sokolaj shpk ka marre nga shoqeria Kurum Internacional mbetje te smarcit dhe okalines te cilat klasifikohen si okside hekuri me kodin sipas katalogut shqiptar te mbetjeve eshte 10 02 10 е parrezikshme dhe sasia eshte 2800 ton dhe e ka eksportuar jasht Shqiperise. Ka marre mbetje te pluherave te filter kapses nga shkrirja e metaleve e cila eshte oksid zinku dhe sipas katalogut shqiptar klasifikohet si mbetje e rrezikshme me kodin 10 02 07* dhe e ka eksportuat jashte Shqiperise sasia eshte 20 000 ton.
Po nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama do të mburrej se nga Shqipëria janë eksportuar vazhdimisht mbetje të nxjerra nga industria e hekurit, që sipas tij, nuk janë të rrezikshme e kanë patur si destinacion vendet e Bashkimit Europian.
360 njësi të tilla janë pranuar në 10 vitet e fundit nga vendet aziatike,. Në 5 vitet e fundit ngarkesa të tilla u pranuan nga Spanja, Franca e Belgjika, apo Turqia e Izraeli
Referuar, gjetjeve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, kjo deklaratë rezulton e pavërtetë. Sa i përketë 20 mijë tonëve mbetje të rrezikshme, janë zhdukuar pa destinacion, e për më tepër nuk dihet as origjina e tyre, për të cilat kompania Sokolaj pretendon se i ka marrë nga Kurum.
Nga konstatimet dhe shkeljet e kerkesave ligjore u konstatuan se:
1. Nuk disponon dokumenta transferimi per mbetjet jo te rrezikshme e marra
nga shoqeria Kurum Internacional sha.
2. Nuk dispononte dokumenta dorezimi per mbetjet e rrezikshme te marra nga shoqeria Kurum International sha.
Emisioni Plug u interesua pranë Ministrisë së Mjedisit, për të marrë në rrugë zyrtare rezultatet e këtij raporti, por përgjigja ishte konfirmim i dokumentit të publikuar nga Syri TV, por pa dhënë detaje shtesë për kontrollet në kompanitë e tjera. Në konfirmim të inspektimit me urdhër të ministres Mirela Kumbaro, Ministria e Mjedisit, jep edhe një tjetër detaj, që shton dyshimet për origjinën e 20 mijë tonë mbetjeve të rrezikshme. Nga inspektimi, rezultoi se kompania Kurum nuk kishte kontratë aktive për transferimin e mbetjeve të rrezkishme, ndaj dhe është gjobitur me 1. 5 milionë lekë gjobë, dhe pezullimin e aktivitetit të transferimit deri në lidhjen e një kontrate.
Date e inspektimit 28.09.2024 Vendim perfundimtar date 10.09.2024, mase administrative 1500000 leke dhe denim plotesues pezullim aktiviteti te trasnferimit te mbetjeve te rrezikshme deri ne lidhjen e kontrateve perkatese me nje subjekt te licensuar per trajtimin/asgjesimin perfundimtar te tyre.
Kjo gjetje në Kompaninë Kurum, konfirmon se jo vetëm 816 tonët me destinacion Tajlandën, por edhe 20 mijë tonët e eksportuara nga Sokolaj, nuk mund të jenë marrë të Kurum, për sa kohë mes dy kompanive nuk ka një marrëveshje. Edhe kompania Kurum, në një deklaratë për mediat u shpreh se 816 tonët me mbetje të rrezikshme nuk janë të sajat.
Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme, ndaj edhe në këtë rast kjo ngarkesë për të cilën bëhet fjalë, nuk është eksportuar nga Kurum International. Ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm pranë institucioneve përkatëse, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe porteve shqiptare.
Kompania Sokolaj që kreu eksportin nga Porti i Durrësit, thotë se I ka marrë mbetjet e rrezikshme nga Kurum, vetë Kurum mohon që të jenë të sajat, ndërsa Ministria e Mirela Kumbaros, thotë jo 816 por 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme janë eksportuar nga Sokolaj. Cila është origjina e tyre, a ka kapacitet industria shqiptare të prodhojë këtë sasi mbetjesh? Përgjigjen na e japin shkresat zyrtare që deri më sot janë mbajtur të fshehta.
Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit, nuk arritën të faktonin origjinën e 20 mijë tonë mbetjesh të rrezikshme të eksportuara nga kompania Sokolaj, ndaj Emisioni Plug kërkoi sërish informacion pranë Ministrisë së Mjedisit, e deri në këto moment ende nuk ka një përgjigje. Por, provat që do të dilnin nga hulumtimi për zbulimin e origjinës së 20 mijë ton mbetje të rrezikshme ishin më të rënda. Jo vetëm Kurum, por as e gjithë Industria e Përpunimit të Hekurit në Shqipëri, nuk ka kapacitetet për një prodhim të till. Ndërsa mbetemi në pritje të një sqarimi nga ana e Mirela Kumbaros, nga të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit na rezulton se: Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, që përmbajnë substanca të rrezikshme, të identifikuara me Kodin 10 02 07*, në një vit, e gjithë industria shqiptare e marrë sëbashku prodhon 8 611 000 kg e barazvlfeshme me 8.6 ton.
Pra edhe sikur Kompania Sokolaj të kishte mbledhur të gjithë mbetjet e rrezikshme të prodhuara nga Industria Shqiptare, sërish sasia është disa herë më e vogël se ngarkesa e eksportuar nga kjo kompani.
Origjina e 20 mijë tonë mbetjeve të rrezikshme, bëhet edhe më misterioize, në momentin kur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit mësohet se për transferimin e mbetjeve të rrezikshme me kodin 10 02 07*, Kurum International ka kontratë me kompaninë “Alliance Resource shpk” dhe jo me Sokolaj, duke përjashtuar kështu mundësinë e prodhimit të tyre nga Uzina më e madhe në vend.
Në këtë rast pikëpyetja që ngrihet, është se : Cila është origjina e 20 mijë tonë mbetjeve të rrezikshme të eksportuara nga kompani Sokolaj? Dhe si u gjendën në territorin shqiptar 20 mijë ton mbetje të rrezikshme, të eksportuar nga Porti i Durrësit, ndërkohë që ligji shqiptar ndalon si importin ashtu edhe kalimin tranzit të mbetjeve të rrezikshme? Dhe nëse do ti referohemi legjislacionit shqiptar, mbetjet e rrezikshme nuk mund të mbahen të depozituara më shumë se një vit, çka nënkupton që 20 mijë tonët e eksportuara nga Kompania Sokolaj, nuk kanë kurrësesi të jenë të prodhuara në Shqipëri.
Eksporti i 20 mijë tonëve mbetje të rrezikshme nga kompania Sokolaj, duket vetëm maja e Ajsbergut. Sipas të dhënave të konfirmuara nga vetë Ministria e Mjedisit, në 18 muajt e fundit nga Porti I Durrësit janë kryer 84 raste eksporti të mbetjeve industrial, mes të cilave edhe mbetje të rrezikshme, të gjitha këto me autorizim nga shteti shqiptar. Gjatë vitit 2023, janë lëshuar në total 56 autorizime për eksportin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kalim tranzit nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë. Për vitin 2024 deri në muajin gusht, nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit janë lëshuar në total 28 autorizime për eksportin e mbetjeve të tilla apo kalim tranzit.
Nëse konfirmohet se ngarkesa prej 816 tonë janë mbetje të rrezikshme, sipas dispozitave të Konventës së Baselit, Traktatit të Kombeve të Bashkuara që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme dhe të tjera, eksporti pa njoftim dhe pëlqim të mëparshëm ndërmjet vendeve të përfshira është i paligjshëm dhe konsiderohet trafik ndërkombëtar.
Në kuadër të këtij traktati, në Shqipëri, pranë Ministrisë së Mjedisit, është ngritur edhe zyra Fokale e Konventës së Bazelit, e cila në bazë të kësaj konvente duhet të vihet menjëherë në dijeni, për çdo autorizim të eksportit të mbetjeve të rrezikshme. Syri TV kontaktoi me drejtuesen e kësaj zyre, znj. Elvana Ramaj, për të mësuar nëse nga Institucionet Shqiptare kishin raportuar për këtë rast eksporti mbetjesh të rrezikshme, por Drejtuesja e Zyrës së Ekonomisë Qarkulluese mohoi të ketë patur njoftim.
Lidhur me rastin që ju i referoheni, pranë MTM nuk ka pasur asnjë kërkesë apo njoftim lidhur me eksportin e mbetjeve të rrezikshme me destinacion Tajlandën. Sqarojmë se për këtë rast Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka dhënë asnjë autorizim dhe si rrjedhojë kompania nuk ka paraqitur të dhëna mbi destinacionin e ngarkesës. MTM si pikë fokale e Konventës së Bazelit është angazhuar që në sinjalizimin e parë të këtyre dyshimeve, si dhe është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë institucionet ligjzbatuese shqiptare dhe me institucionet e drejtësisë, duke vënë në dispozicion të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës të gjitha informacionet dhe dokumentacionin e kërkuar.
Pra siç mësojmë nga kjo përgjigje, çdo institucion zinxhir i Ministrisë së Mjedisit, si institucioni përgjegjës për kontrollin e këtij sektori, është distancuar nga përgjegjësia, duke ja lënë fajin kompanive private.
/Emisioni “Plug”