• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpërblehen me poste vajzat e ‘Rilindjes’, ja kush do jetë drejtoresha e re e “IdentiTek”

11:54 : 09/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas shkarkimit të Loina Priftit nga drejtimi i kompanisë së prodhimit të ID dhe pasaportave biometrike, “IdentiTek”, mësohet se kush është emri i ri që pritet të emërohet nga Ministri i Brendshëm. Mësohet se ajo është Freskida Halilaj, 32-vjeçarja me një përvojë në fushën e telekomunikacionit.

Zonja Halilaj më parë ka mbajtur postin e drejtoreshës së shitjeve në kompaninë Digicom Albania. Shkarkimi i Loina Priftit erdhi pas auditit të ngritur nga Ministria e Brendshme ku janë konstatuar shkelje të ndryshme të praktikave ligjore për ruajtjen e të dhënave sensitive, si dhe abuzim me fondet e kompanisë.

  • Monopoli i artë i qeverisë

Qeveria fitoi 8.5 milionë euro në vetëm gjashtë muaj nga shitja e dokumentave të identifikimit tek qytetarët shqiptarë. Të dhënat nga bilanci i kompanisë publike Identitek, tregojnë se prodhimi dhe shitja e pasaportave mbeten një nga bizneset më fitimprurëse në vend me normë fitimi mbi 50 për qind.

Sipas bilancit, gjatë vitit të kaluar kompania Identitek arkëtoi në total 1.59 miliardë lekë ose 15.9 milionë euro nga shitja e dokumentave të identifikimit, ndërkohë që fitimi para taksave rezultoi 8.5 milionë euro.

Prodhimi dhe shpërndarja e dokumentave të identifikimi ka qenë një nga koncesionet më fitimprurëse në Shqipëri. Kompania Aleat u kontraktua nga qeveria shqiptare për koncesionin ekskluziv në vitin 2008, fillimisht për një periudhë 5 vjeçare. Marrëveshja e koncesionit u shoqërua me rritje të ndjeshme të çmimeve të pasaportave dhe kartave të identitetit për qytetarët.

Lexo edhe:

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë të mbyllura më 15-16 maj

Ministria e Brendshme: Zyrat e IdentiTek të hapura edhe sot deri në orën 16:00

Në atë kohë, qeveria e justifikoi koncesionin si një masë të domosdoshme për të plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe rritjen e sigurisë kombëtare. Por në vitin 2013, qeveria e zgjati koncesionin edhe me 10 vjet të tjera pa garë, njësoj si koncesionet e Aeroportit të Rinasit dhe minierës së kromit në Bulqizë.

Për 15 vjet me radhë, Aleat ka qenë një nga ndërmarrjet më fitimprurëse në Shqipëri, duke regjistruar norma fitimi që kanë variuar nga 25 deri në 50 për qind të xhiros.

Koncesioni 15 vjeçar i dokumentave të identifikimit përfundoi vitin e kaluar. Ish ministri i brendshëm Blendi Çuçi njoftoi se qeveria nuk do ta rinovonte më koncesionin dhe se shërbimi do të shtetëzohej. Për këtë qëllim, qeveria krijoi kompaninë publike Identitek.

“Politikisht kemi vullnetin për të riparë çmimin në mënyrë që ta ulim atë”, theksoi Çuçi kur njoftoi shtetëzimin e shërbimit. Por pak muaj më pas qeveria ndryshoi qëndrim 180 gradë dhe nuk i uli tarifat. Tashmë fitimet marramendëse të këtij shërbimi po i shkojnë qeverisë.

Mbajtja e pandryshuar e çmimeve është qartazi një vendim i padrejtë, për shkak se dhënia me koncesion e këtij shërbimi për 15 vitet e shkuara u justifikua me faktin se privati do të kryejë investimet dhe do të lërë gati infrastrukturën pa kosto për qeverinë. Por pavarësisht kësaj, qeveria nuk i uli çmimet dhe tani paratë shkojnë për orekset e drejtoreshave të Rilindjes. / Kapitali.al

Etiketa: drejtueseIdentiTekLoina Priftiposteshperblehen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë të mbyllura më 15-16 maj

11:04 : 14/05/2025
AKTUALITET

Ministria e Brendshme: Zyrat e IdentiTek të hapura edhe sot deri në orën 16:00

12:25 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e “IdentiTek” të hapura edhe ditën e shtunë

12:46 : 09/05/2025
AKTUALITET

Drogë me postë nga SHBA, arrestohen 2 persona

09:52 : 08/05/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Shkoi të merrte drogën e ardhur nga SHBA, 28-vjeçari arrestohet në postë

11:45 : 27/04/2025
AKTUALITET

Drogë me postë nga SHBA/ Goditen dy raste, arrestohet 32-vjeçari, në kërkim një tjetër

09:30 : 26/04/2025
Para

Shpallen 3 fituesit e Çmimit Nobel në Kimi, ja çfarë zbuluan 3 shkencëtarët

TË GJITHA

Tjetër vatër zjarri në jug, flakët përfshijnë një zonë pranë një resorti në Ksamil

20:34 : 26/06/2025

Zvicra e femrave humbet 7-1 ndaj djemve 14-vjeçarë, federata u përpoq të fshihte rezultatin

20:32 : 26/06/2025

OBSH dërgon dërgesën e parë të ndihmës mjekësore në Gaza që nga marsi

20:22 : 26/06/2025

Rritet përdorimi i drogës në vend, mjekët: Më shumë raste gjatë verës dhe fundjavave

20:11 : 26/06/2025

Formacionet zyrtare/ Një duel për kreun, Juventus dhe Man City përballen në Botëror

20:08 : 26/06/2025

Alimehmeti akuzon KAS pas rinumërimit: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD

20:04 : 26/06/2025

Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin

19:59 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com