• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Petrit Vukaj për probleme në të tri kriteret

17:16 : 04/10/2024
në AKTUALITET, VETTING

Komisioneri Publik Florian Ballhysa njoftoi të premten se kishte ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj prokurorit Petrit Vukaj dhe kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkimin e tij, pasi prokurori nuk arrin nivel të besueshëm dhe gjendet me mangësi në të tri kriteret e rivlerësimit.

“Ndryshimin e vendimit nr. 774, datë 14.6.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Petrit Vukaj”, thuhet në ankimin që Komisioneri i dërgon KPA.

Prokurori i Fierit, Petrit Vukaj u konfirmua në detyrë më 14 qershor nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, KPK me shumicë votash. Shumica e trupës së KPK e përbërë nga kryesuesi Lulzim Hamitaj dhe anëtarja Brunilda Bekteshi, nuk gjetën probleme shkarkuese në konstatimet e evidentuara në të tre kriteret e rivlerësimit. Relatorja Etleda Çiftja në pakicë çmoi se në vlerësimin tërësor të tyre duhej të ishte konkluduar shkarkimi i Vukajt nga detyra.

Komisioneri Publik i ka kundërshtuar përfundimet e arritura nga KPK dhe i kërkon Kolegjit të rishqyrtojë rastin duke arsyetuar se Vukaj gjendej me probleme, pasi ka bërë deklarim të pamjaftueshëm dhe kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia.

“Në përfundim, Komisioneri Publik vlerëson se të gjitha konkluzionet e mësipërme, në një vlerësim tërësor sipas nenit 4, pika 2 e ligjit nr. 84/2016, çojnë në përfundimin se subjekti i rivlerësimit, z. Vukaj, gjendet në kushtet e nenit 61, pika 3 dhe 5 të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në ankim.

Lexo edhe:

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

Humbi çështjen në Apel, reagon princ Harry: Gjithçka kam kërkuar është siguria

Ankimi kërkon rihetim të kriterit të pasurisë pas sipas Ballhysës pamjaftueshmëria financiare është me e madhe se sa mund të justifikohet me proporcionalitet. “Komisioneri Publik, lidhur me vlerësimin e kriterit të pasurisë, vlerëson se shkaqet e trajtuara më sipër në këtë ankim, si dhe pamjaftueshmëritë e konstatuara nga Komisioni, për vitet 2006 dhe 2016, çojnë në një rezultat financiar negativ, që tejkalon dhe nuk justifikon zbatimin e parimit të proporcionalitetit”, shprehet Ballhysa.

Sipas tij subjekti nuk ka provuar të kundërtën e barrës së provës lidhur me shpenzimet apo investimet e kryera dhe se shitja e një makine në vlerë disa herë më të lartë se sa çmimi i blerjes “nuk është një logjikë normale financiare, për më tepër kur mjetet motorike, për nga natyra e tyre, janë mjete që amortizohen me kalimin e viteve”.

Sa i përket profesionalizmit Komisioneri Publik vlerëson se Vukaj “ka shfaqur mangësi në aspektin e njohurive ligjore” dhe se ai nuk ka kryer hetimet e duhura në disa çështje. Sipas Ballhysës pretendimet e Vukajt për çështjet me probleme nuk qëndronin dhe se ky i fundit “ka disponuar pezullimin e hetimeve pa ezauruar të gjitha veprimet e mundshme procedurale”.

Po ashtu Komisioneri Publik kundërshton se njohja e Vukajt me një person të dënuar në Itali në vitin 2002 për krim të organizuar e shfrytëzim prostitucioni është rastësore dhe se fakti që arrestimi i këtij personi në vitin 2021 është njoftuar në media dhe po ashtu është bërë nga prokuroria e Fierit ku Vukaj punonte e përgënjeshtrojnë këtë pretendim. “Nuk është i besueshëm dhe nuk mbështetet në gjendjen faktike të akteve në dosje dhe, në thelb, është një përpjekje e subjektit të rivlerësimit për të fshehur marrëdhënien me këtë shtetas”, shprehet Ballhysa./ BIRN

Etiketa: Petrit Vukajprobleme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
BOTA

Humbi çështjen në Apel, reagon princ Harry: Gjithçka kam kërkuar është siguria

22:19 : 02/05/2025
BOTA

Kryeministri suedez: Kemi probleme me integrimin e emigrantëve

19:32 : 02/05/2025
AKTUALITET

S’kanë fund abuzimet/ Edhe ura e Kukësit me probleme, e pranon vetë koncensionari

15:52 : 24/04/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, kërkohet në KPA shkarkimi i prokurorit Afrim Shehu

19:15 : 22/04/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin, KPA njihet me pretendimet në çështjen e gjyqtares Ardiana Bera

20:06 : 09/04/2025
Para

Moti i keq përfshinë edhe Malin e Zi, disa lumenj dalin nga shtrati dhe përmbysin shtëpitë

TË GJITHA

Zgjedhjet/ PS fiton bindshëm edhe në burgun e Fierit

12:21 : 13/05/2025

Dështon dhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:20 : 13/05/2025

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

11:59 : 13/05/2025

E rëndë në Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren

11:36 : 13/05/2025

Vijon numërimi për diasporën, PS dominon me dyfish të votave ndaj demokratëve

11:35 : 13/05/2025

Foto/ Votuesi lë shënimin epik mbi fletën e votimit: Forca Real Madrid

11:21 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Vlorë dhe Berat, sa është diferenca e fitoreve të PS-së

11:11 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com