• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Artan Hoxha del pas 3 orësh nga SPAK: Dorëzova një audio-përgjim 34 minutësh

13:58 : 03/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Rreth 3 orë ka zgjatur qëndrimi në Prokurorinë e Posaçme i gazetarit Artan Hoxha, i cili ka dëshmuar para oficerëve të BKH-së në lidhje me dosjen e “21 Janarit”.

Në një prononcim për mediat me gazetarët, Hoxha deklaroi se ka dorëzuar një material audio-përgjim 34 minuta, të cilat janë komunikime të Gardës së Republikës para momentit të vrasjeve, gjatë momentit të vrasjeve dhe pas.

Sipas tij, vrasjet ndodhin brenda 7 sekondash, pasi brenda kësaj kohe është dhënë urdhri dhe më pas është ndaluar. Hoxha deklaroi se aty dalin edhe drejtues të lartë të shtetit që kanë komunikuar me drejtuesit e Gardës. Gazetari shtoi më tej se Prokuroria do vlerësojë vlefshmërinë e këtij materiali dhe për çfarë do t’i shërbejë atyre.

“SPAK-u ka filluar çështjen. Një nga elementët që prokuroria kërkoi është një kasetë me audio-përgjim, para momentit se të ndodhte vrasja, gjatë momentit që ndodhi dhe pas. Është momenti kur janë dhënë urdhrat nga komandantët e Gardës në 21 janar. Është thënë se nuk ka një server ku janë regjistruar të gjithë komunikimet në radio të drejtuesve të Gardës. Gjykata atëherë vendosi se gjithçka ndodhi nga pakujdesia dhe nuk kishte komunikim.

Përmes kësaj kasete behet e qartë që jo vetëm ka pasur komunikim, por komunikime mes drejtuesve të gardës, është një komunikim rutinë që bëhet mes tyre, në momentin para se të ndodhnin vrasjet, gjatë vrasjes dhe pas vrasjes, një komunikim që duket shumë i ftohtë, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Është një material 34 minuta. Dëgjohen të gjitha komunikimet në radio. U regjistrua me diktofon, nga dikush që kishte akses në kanalin ku komunikonin zyrtar të lartë të Gardës.  Janë komunikimet në momentin e vrasjeve. Momenti që kanë fiksuar njerëzit kur ndodhi vrasjet, është vetëm 7 sekonda. Brenda 7 sekonda jepet urdhri për të hapur zjarr dhe në sekondën e 7 jepet urdhri të ndalohet. Nëse të shtënat do të zgjasnin 30 sekonda, aty do të ishte bërë masakër. Aty dalin edhe drejtues të lartë të shtetit që kanë komunikuar me drejtuesit e Gardës. Prokuroria do vlerësojë vlefshmërinë e këtij materiali dhe për çfarë do t’i shërbejë atyre. 

Lexo edhe:

Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik! SPAK dështoi, ka video…

Vrasja e Renato Hoxhajt/ Gazetari: Informacionet që ai dinte u kthyen në problem për dikë tjetër

Aty është bërë e qartë, që vrasjet jo vetëm që kanë qenë me urdhër, por urdhri ka ardhur nga lart dhe urdhri është dhënë me gjakftohtësinë më të madhe. Urdhri është dhënë për të qëlluar dhe urdhri tjetër ka ardhur për të ndaluar. Nëse të shtënat do të kishin zgjatur më shumë se 7 sekonda aty do kishte ndodhur një masakër, jo se nuk ndodhi masakra, por nëse do të kishin zgjatur 30 sekonda do ishte bërë nami”, – tha Hoxha.

SPAK ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa në protestën e 11 Janarit të vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Procedimi penal është regjistruar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave; “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Ky procedim penal është regjistruar nga SPAK në zbatim të vendimit të Kolegjit të Gjykatës së Lartë më 12 Mars, e cila vendosi që çështja të hetohet nga Prokuroria e Posaçme pas kallëzimit të Rajmona Nikës, e veja e Aleks Nikës. Gjykata e Lartë detyroi SPAK-un të regjistrojë procedimin penal për “21 Janarin” dhe të hetojë kallëzimin penal të bërë nga Rajmonda Nika, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Më herët, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte shpallur disa herë moskompetencë për hetimin e dosjes së “21 Janarit”, jo vetëm për padinë e familjarëve të viktimave, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.

Kujtojmë se në demonstratën e 21 Janarit të vitit 2011 u vranë Aleks Nika, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj. Gjykata ka vlerësuar se vrasjet e Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosja me armë zjarri e 6 personave të tjerë, gjatë protestës së Partisë Socialiste para kryeministrisë, ka mbetur pa autorë dhe prokuroria e pati pezulluar atë për vite me rradhë në kërkim të provave.

Etiketa: 21 janariartan hoxhaaudiopërgjimvrasjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik! SPAK dështoi, ka video…

15:00 : 09/05/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renato Hoxhajt/ Gazetari: Informacionet që ai dinte u kthyen në problem për dikë tjetër

15:29 : 01/05/2025
AKTUALITET

Artan Hoxha: Rama ka përdorur në mënyrë të frikshme paratë që të lobonte për veten e tij

22:47 : 30/04/2025
AKTUALITET

Hoxha: Vrasja në Lezhë s’ka lidhje me atentatin në Tiranë, kërkohet të devijohet e vërteta

12:30 : 21/04/2025
AKTUALITET

12 dështime në 12 vite

15:36 : 20/04/2025
AKTUALITET

Artan Hoxha: Edi Rama banditët dhe kriminelët i ktheu në biznesmenë

22:50 : 16/04/2025
Para

Britania e Madhe do të sjellë 200 të burgosur të rrezikshëm shqiptarë në atdhe

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com