• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sarandë/ Polici shkel ligjin, dhunon e mbrohet me uniformë

21:49 : 02/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Në 20 Shkurt të këtij viti “Stop” tregoi sesi familja Saliko nga Ksamili, e përbërë nga prindërit dhe 4 vajza, i dha pronën e saj me qira, 90 m2 truall, për 10 vjet një polici nga Saranda.

Kontrata u lidh në vitin 2020 në emrin e bashkëshortes së policit Mirela Hasangegaj. Në kontratë thuhej se qiramarrësi nuk mund ta jepte këtë pronë me nënqira te persona të tretë.

Familja tha se do e shfrytëzonte pronën për sezonin veror ndaj dhe investoi për një ndërtim me konstruksion të lehtë për një restorant, bar-kafe.

Por pas rreth një viti familja Saliko pa se në pronën e tyre nuk po punonte më Mirela. Në një regjistrim të vitit 2023 familja Saliko konstatoi se Mirela ia kishte dhënë me qira pronën e tyre shtetasit Mariglen Saka, i cili kishte edhe një bar-kafe në Sarandë dhe punonte me atë NIPT.

Për shkak, se bashkëshorti i Mirelës është polic, ai përmes njohjeve të veta, filloi presionin ndaj familjes Saliko.

Lexo edhe:

E rëndë në Kukës/ 5 persona abuzojnë seksualisht me një 15-vjeçare

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 59-vjeçari në Elbasan

Salikot u përballën me denoncime të njëpasnjëshme vetëm se kërkonin zbatimin e kontratës, që kishin nënshkruar.

“Stop” iu rikthye këtij rasti pasi së fundi nënkontraktori Mariglen Saka ka shkuar sërish te prona e Salikove dhe ka nisur konfliktin, duke dhunuar e tërhequr zvarrë vajzën e famijes.

“Më ushtroi dhe dhunë fizikë. Unë kam shenja të dhunës fizike akoma edhe në krah ditën e sotme. Shenjat janë të dukshme. Janë tre. Thjesht i kam vendosur dorën këtu që të lorgohet sepse është prona ime dhe shtetasi në fjalë Mariglen Saka më ka kapur nga krahu, më ka kapur nga flokët, madje më ka hedhur në tokë”, tregon denoncuesja.

“Sapo kemi njoftuar policinë, nuk kanë ardhur në kohë. Inspektori i zonës nuk është paraqitur atje për ne që të jepnim një deklaratë. Është vonuar 1 orë. Pas 1 ore Margilen Saka ishte larguar më herët se policia”, tha denoncuesja.

Ngjarja u denoncua në polici, por ndikimi i punonjësit të policisë bëri që denoncuesja të mbahej në paraburgim për presion me pretekstin se do t’i merrej denoncimi.

Familja Saliko: Jo mos shoqëro ti! S’ke pse shoqëron! Do vijmë vetë…,do vijmë vetë

Policia Sarandë: Jam e detyruar, jam e detyruar, do të shoqëroj…

Familja Saliko: Po flas me avokaten…

Policia Sarandë: Shumë bukur! Të vijë avokatja! Tani të lutem shumë! Unë kam një urdhër dhe do ta ekzekutoj urdhrin do, apo s’do ti…Do vish me mua tani…!

Familja Saliko: Po çfarë bëni kështu? Kjo nuk është e ligjshme fare! Po flas me avokaten ore, do vij vetë. Mos më prek kështu…!

Policia Sarandë: Do vish vetë! Ok! Shumë bukur! Nuk ka vetë! Shoqëroje…!

Familja Saliko: Do vij vetë, të thashë…!

Policia Sarandë: Hajde dhe ti, tjetër mos na detyro! Unë jam për të zbatuar urdhrat…!

Nga ana tjetër dhunuesi Mariglen Saka nuk është proceduar, por është lënë i lirë.

“Kjo është policia që duam? Kodi i Procedurës Penale përcakton qartë që unë nuk mund të shoqërohem nëse nuk kam përmbushur një detyrim kontraktor? Si ka mundësi që policia e Sarandës i bën këto gjëra? Apo se është Arben Hasanbegaj ai dhe është punonjës policie që ka shkuar në Kuçovë tani dhe po na bën ne presion psikologjik ne si familje. Nuk e kuptoj çfarë po bën Policia e Shtetit këtu? Ku është Policia e Shtetit? Unë dhunohem në pronën time, policia nuk merrka masa. A është normale kjo gjë?”, thotë denoncuesja.

“Stop” kontaktoi edhe me qirramarrësen Mirela Hasanbegaj, e cila pranoi shkeljen e kontratës, por tha, se këtë çështje duhet ta zgjidhë gjykata.

Mirela Hasanbegaj: Mirë, faleminderit! Më thuaj! Po urdhëro!

Gazetari: Në lidhje me konfliktin që keni me familjen Saliko në Ksamil, ne e kemi trajtuar një herë si rast dhe doja t’ju pyesja sepse konflikti po ripërsëritet. Ia keni dhënë një nënkontraktori me qira që është Mariglen Saka.

Mirela Hasanbegaj: Unë atyre njerëzve nuk ia kam marrë me zor. Unë kam bërë një kontratë tek noteri…

Gazetari: E kuptojmë ne. Nuk ia more me zor. Vutë një pikë 6 që nuk duhej shkelur.

Mirela Hasanbegaj: E shkela vëlla, po ku është ligji? Drejtoju gjykatës, siç i jam drejtuar unë gjykatës për të gjitha shkeljet, që ato më kanë bërë! Mos filloni me historira me përralla tani…!

Gazetari: Jo përralla sepse Nipti i atij biznesi në Ksamil mban Niptin e Mariglen Sakës zonjë dhe si mundet biznesi juaj të mbajë Niptin e punonjësit.

Mirela Hasanbegaj: Unë i jam drejtuar gjykatës.

Gazetari: E kuptoj shumë mirë, kur nuk ke argument i je drejtuar gjykatës. Të falenderoj shumë, gjithë të mirat.

Mirela Hasanbegaj: Secili le t’i drejtohet gjykatës!/tvklan

Etiketa: dhunonefektivpolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Kukës/ 5 persona abuzojnë seksualisht me një 15-vjeçare

11:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 59-vjeçari në Elbasan

11:04 : 07/08/2025
AKTUALITET

Kaloi ilegalisht 5 të mitur në kufi, shpallet në kërkim 23-vjeçari

16:03 : 05/08/2025
AKTUALITET

Vodhi një makinë për ta shitur për pjesë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

15:22 : 05/08/2025
AKTUALITET

Dhunuan 3 persona në aksin Fushë Krujë-Vorë, ndalohet 26-vjeçari, bashkëpunëtori në arrati

12:21 : 04/08/2025
AKTUALITET

Kompeks pa leje në Dhërmi/ Policia “shpëton” Klaudio Rikon e “Olea”, arreston inxhinierin

12:13 : 03/08/2025
Para

Mbyllen pjesët e para/ Lille në avantazh ndaj Realit, Juventusi e pëson nga Leipzig

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com