• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përjashtimi i 24 deputetëve të opozitës, Berisha: Rama si Maduro

19:35 : 02/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama, që përmes Komisionit të Etikës së Kuvendit të Shqipërisë, ka përjashtuar 24 deputetë të PD nga parlamenti, nga 40 ditë deri në 60 ditë.

‘I tmerruar nga revolta, i lebetitur nga 7 tetori, njëlloj si Maduro, Rama përjashtoi 24 deputetë të parlamentit’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Deklarata e plotë:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore, më të pakufishme. Mirënjohje ndaj jush guximtare dhe guximtarë të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë, të cilët me fjalën e tyre frymëzojnë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, ndriçojnë me dritën e së vërtetës mendjet e tyre dhe shpërndajnë terrin e hipokrizisë, terrin e demagogjisë, terrin e propagandës vulgare që regjimi diktatorial i bazuar në lidhjet me krimin, me drogën me vjedhjen e shqiptarëve shpërndan në mediat e tij çdo minutë, çdo orë në Shqipëri dhe mendjet e shqiptarëve.

Lexo edhe:

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

Miqtë e mi, beteja e pandalshme, beteja pa kthim ka filluar.

Sot narkoregjimi njëlloj sikur të ishte Maduro i Venezuelës, i tmerruar nga revolta e deputetëve, i lebetitur nga 7 tetori që po afron mori masa ndëshkimore dhe përjashtoi për herë të parë në historinë 32 vjeçare pluralizëm, përjashtoi 24 deputetë nga përlamenti, ndër të cilët përjashtoi kryetarin e grupit parlamentar pasi ka burgosur zv.kryetarin, Sekretarin e Përgjithshëm të PD dhe 22 deputetë të tjerë.

Këta anëtarë të organizatës kriminale të Edi Ramës, këta bashkëpunëtorë në krim, në vjedhje dhe trafiqe me atë që panë me sytë e tyre në oborrin e parlamentit e kuptuan se kjo betejë është betejë për jetë ose vdekje, është betejë për triumfin e demokracisë, ligjit dhe Kushtetutës.

Ata e panë se shpresë për ta nuk ka më, se revolta popullore që po zien në të katërta anët e vendit do t’i fshijë dhe do t’i hedhë në koshin e plehrave të historisë, aty ku e kanë vendin si keqbërësit më të mëdhenj në historinë e kombit shqiptar.

Ata mendojnë se duke zbrazur parlamentin do shpëtojnë nga ndëshkimi popullor, po ata harrojnë se sot me guximin, trimërinë e parlamentarëve të opozitës, janë qindra e mijëra shqiptarë të gatshëm të ëvrsulen kundër tyre, të gatshëm t’ju shpërblejnë urrejtjen dhe hakmarrjen e tyre, të gatshëm t’ju rezervojnë fundin që meritojnë.

Etiketa: BerishaDeputetetparlamentiperjashtimRama

Lajme të lidhura

RAJONI

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

14:57 : 05/09/2025
AKTUALITET

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

14:33 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

14:16 : 05/09/2025
AKTUALITET

Dosja “McGonigal”/ Berisha: Hetimi për Ramën në SHBA vazhdon, Altin Troplini nuk e shpëton dot

14:06 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Ç’më duhet mua se sulmohet nga Trump”/ Rama konfirmon darkën me Soros në Dhërmi: Është miku im!

08:54 : 05/09/2025
AKTUALITET

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

08:30 : 05/09/2025
Para

I nxorën FOTO dhëndër, reagon aktori që përflitet se i ka rrëmbyer zemrën Elvanës

TË GJITHA

Kush e ‘kërcënon’ Serbinë dhe ku furnizohet me armë?

09:41 : 06/09/2025

Pë*dhunoi një 18-vjeçare italiane në plazh, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

09:11 : 06/09/2025

Verë zhgënjyese për turizmin, Rama mbulon dështimin me reklama nga mediat ndërkombëtare

08:53 : 06/09/2025

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 06/09/2025

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për sot

08:15 : 06/09/2025

Aksident i rëndë në Dukat Fushë, 4 të plagosur, 2 në gjendje kritike

08:08 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com