• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detaje hetimi/ “Vëllezërit Hysa” sajuan kompani fiktive për tenderin Kardhiq-Delvinë

14:48 : 29/09/2024
në AKTUALITET, INVESTIGATIONS, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

 Ndërtimi i Lotit 7 të aksit rrugor “Kardhiq-Delvinë”, i tenderuar në vitin 2019, u konsiderua ndër më sfiduesit në të gjithë këtë investim publik. Në këtë pjesë përfshihej vepra më e rëndësishme, ndërtimi i tunelit të Skarficës, me gjatësi rreth 1.3 kilometra.

Por, tenderi zbuloi se problemi më i madh nuk ishte tuneli, por procedurat e prokurimit me vlerë rreth 23 milionë euro.

Pak muaj më parë, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dërgoi për gjykim ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Sonila Qato, ish-zëvendësen e saj, Elona Gogo, si edhe disa punonjës të tjerë të insitucionit. Ato akuzohen për “shkeljes së barazisë në tendera”, pikërisht për procedurën e prokurimit për ndërtimin e Loti 7, “Kardhiq-Delvinë”.

Pamje nga ndërtimi i Tunelit të Skarficës, rruga Kardhiq-Delvinë

Hetimet e SPAK-ut provuan se Qato, Gogo e të tjerët kishin favorizuar dukshëm bashkimin e operatorëve “Ircop” S.p.a. & “Sulova Ndërtim Prodhim” &”Vega” & “A&E Engineering”.

Lexo edhe:

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

U krijua nga Arben Pëllumbi i PS/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit

Veprimet e mëtejshme proceduriale provuan se, jo vetëm titullarët e ARRSH-së kishin kryer veprime të kundërligjshme, por edhe kompanitë fituese ishin përfshirë në një skemë falsifikimi dokumentash dhe krijimin e situatave fiktive, me qëllim fitimin e tenderit 23 milionë euro.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Boldnews.al”, rezulton se në qendër të kësaj skeme falsifikimi dyshohet se është kompania “Vëllezërit Hysa”.

Tabela hyrëse në vendondodhjen e shoqërisë “Vëllezërit Hysa”

Shoqëria me seli në Elbasan nuk rezultonte formalisht pjesëmarrëse në tender, por hetimet fillestare të SPAK-ut dhe, më tej, zhvillimi i tyre nga Prokuroria e Tiranës, krijuan dyshime të forta se shoqëria që kontrollohet nga Agron Hysa kishte lëvizur të gjithë fijet në prapaskenë.

“Sulova”, kompania bijë fiktive

Të dhënat hetimore dhe dëshmitë e marra gjatë hetimit tregojnë se shoqëria “Vëllezërit Hysa” kontrollonte në hije të paktën dy nga katër subjektet që kishin krijuar bashkimin e operatorëve, të cilët u shpallën fillimisht fitues të tenderit për ndërtimin e Lotit 7 të aksit “Kardhiq-Delvinë”.

Shoqëria “Sulova Ndërtim-Prodhim” është regjistruar në vitin 2014 në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ajo është pronësi formale të Elton Musta, ndërkohë që ky i fundit ishte i punësuar tek “Vëllezërit Hysa”.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se veprimet hetimore arritën ka provuar se shoqëria “Sulova Ndërtim” nuk është gjë tjetër vecse një krijesë e shoqërisë “Vëllezërit Hysa” e cila përdoret nga kjo e fundit për qëllime të pjesëmarrjes në procedura prokurimi jo në emrin e saj por në emër të shoqërisë “Sulova Ndërtim Prodhim”.

Sipas prokurorisë, “ky fakt del i provuar edhe nga ndryshimet e bëra në muajin Tetor 2020 ku shtetasi Elton Musta ia shet shoqërinë “Sulova Ndërtim Prodhim” shtetasve Xheni dhe Gentian Hysa, të cilët janë fëmijët e administratorëve të shoqërisë “Vëllezërit Hysa”.

Themeluesi i “Sulova Ndërtim Prodhim”, Elton Muska, ua shet kompaninë fëmijëve të familjes Hysa, me kontratën e Tetorit 2020

Edhe në procedurën e prokurimit me objekt “Kardhiq – Delvinë”, shoqëria “Vëllezërit Hysa” nuk merr pjesë vetë, “por përdor shtojcën e saj sic ishte shoqëria “Sulova Ndërtim Prodhim” dhe shtetasi Elton Musta”, thuhet ndër të tjera në aktet e hetimit

Por mekanizmin e asaj që, në aktet hetimore, konsiderohet si “mashtrim në këtë procedurë prokurimi” shoqëria “Vëllezërit Hysa” e zgjeron, duke u vënë në kontakt me shoqërinë “Ircop Itali”.

“Ircop”, mbulesë për “Vëllezërit Hysa”

Hetimi ka provuar se edhe kompania italiane IRCOP s.p.a nuk ishte gjë tjetër “veçse një mbulesë për të plotësuar kriteret e pjesëmarrjes në këtë procedurë prokurimi”.

Nga të dhënat e siguruara  prej prokurorisë, rezulton se “ka qenë vetë shtetasi Agron Hysa (pronari i “Vëllezërit Hysa”), ai që ka vajtur në Itali dhe i ka kërkuar shoqërisë “Ircop” që të marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi”.

Po ashtu, ka qenë po shoqëria “Vëllezërit Hysa” që dërgoi të punësuarën e tyre J.M, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm në Romë, që të marrë kontakt me përfaqësues të IRCOP – Italia.

Dokumenti për shpalljen e tenderit “Ndërtimi i Kardhiq-Delvinë”, Loti 7

Gjithashtu, prokurorët kanë siguruar informacionin e mjaftueshëm për të kuptuar se, në Shqipëri është po shoqëria “Vëllezërit Hysa” ajo që kujdeset për nënshkrimin e kontratave të qiramarrjes mes shoqërisë “Ircop Italia” dhe disa shoqërive të tjera me qëllim marrjen me qira nga kompania italiane të disa makinerive apo dhe inerte betoni.

Në dokumentat e tenderit u konstatua se “Vëllezërit Hysa janë kujdesur që Elton Musta të ishte përfaqësues i bashkimit të 4 operatorëve që do të merrnin pjesë në tenderin “Loti 7-Kardhiq-Delvinë”, megjithëse shoqëria e përfaqësuesit, pra “Sulova Ndërtim-Prodhim” kishte përqindjen më të vogël në grupim.

Shoqëria italiane, “Ircop s.p.a” rezulton se, formalisht, ka autorizuar një studio ligjore në Tiranë për të kryer veprimet e hapjes së degës së saj në Shqipëri, si edhe për të tjera veprime administrative të nevojshme për pjesëmarrjen në tenderin 23 milionë euro.

Por, prokuroria ka arritur të zbulojë se këto veprime administrative janë kryer nga shtetasja J.M., e cila ishte e punësuar dhe vepronte për llogari të “Vëllezërit Hysa”.

Në gjyq për “falsifikim dokumentash”

Tenderi “Ndërtimi i aksit Kardhiq-Delvinë”, Loti 7, kaloi në shumë peripeci institucionale, ankime e kundër-ankime, kallëzime e kundër-kallëzime dhe, në përfundim, u anulua vendimi i ARRSH-së për të shpallur fitues bashkimin e operatorëve “Ircop” S.p.a. & “Sulova Ndërtim Prodhim” &”Vega” & “A&E Engineering”.

Ndërkohë, së fundmi, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim, nën akuzën e “falsifikimit të dokumentave”, shtetasit Elton Musta e Agron Hysa, si edhe personat juridikë “Sulova Ndërtim-Prodhim” dhe “Vëllezërit Hysa”, shpk.

Në në njoftim zyrtar të Prokurorisë së Tiranë, publikuar në 19 Shtator 2024, thuhet se “shtetasit Elton Musta dhe Agron Hysa dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, pasi ata kanë paraqitur në procedurën e prokurimit të dhëna të rreme në lidhje me pjesëmarrësit dhe përfituesit e vërtetë të kësaj procedure prokurimi”.

Në vijim, Prokuroria e Tiranës deklaroi gjithashu se, “edhe personat juridik “Sulova Ndërtim Prodhim”, me NUIS L43027201P dhe “Vëllezërit Hysa” shpk, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Tashmë çështja pritet të shqyrtohet nga gjyqtari paraprak në Gjykatën e Tiranës.

 

Etiketa: gjykata tiraneskardhiq delvinekompanikompani fiktivetendervellezrit hysa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

21:41 : 12/09/2025
AKTUALITET

U krijua nga Arben Pëllumbi i PS/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit

13:06 : 08/09/2025
AKTUALITET

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025
AKTUALITET

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

14:55 : 25/08/2025
AKTUALITET

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

19:56 : 21/08/2025
AKTUALITET

KLGJ nuk zbaton vendimin e KPP-së, rishpall fitues të 10 mln eurove Gjiknurin dhe Beqirin

17:48 : 20/08/2025
Para

Ish-presidenti do të festonte sot 58 vjetorin e lindjes, vajza e Nishanit prek me dedikimin

TË GJITHA

“Lubi Balluku, hajdute me çizme”, Berisha: I shiti kompanive energji me 40 euro, ata e tregtuan me 140

13:01 : 15/09/2025

Rubin në Hagë: Thaçi nuk merrte vendime për UÇK-në, urdhrat ia jepnin komandantët

12:55 : 15/09/2025

Ishin me pushime në Durrës, zhduket nga hoteli 68-vjeçari çek, partnerja ngre alarmin në polici

12:47 : 15/09/2025

I nxehti ekstrem në Europë shkaktoi humbje prej 43 miliardë eurosh

12:42 : 15/09/2025

I mori 8 mijë euro një klienti për ta liruar nga burgu, SPAK merr në pyetje avokatin Besart Logu

12:35 : 15/09/2025

EMRI/ 55-vjeçari tenton të futë në Shqipëri 1000 fishekë dhe 20 mijë euro përmes portit të Durrësit

12:31 : 15/09/2025
Në FOTO: CEO i CVMR Kamran M. Khozan/ Kryeministri Edi Rama/ Theodhor Laci

Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik, “rrëmben” 50 hektar truall në Prrenjas

12:17 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com