• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Rudina Dembacaj “i zë vendin” Arbana Osmanit në ekran! Prapaskenat, Eduart Grishaj “mollë sherri”

16:07 : 28/09/2024
në SHOW BIZ

Kur thuajse shtatori po përfundon, surprizat në ekran vijojnë ende. Të shumta kanë qenë lëvizjet këtë sezon, duke bërë që shumë personazh të njohur të rikthehen në ekran, e disa të tjerë të vijojnë të jenë larg tij. Këtë herë është momenti i Rudina Dembacajt që të rikthehet në postin e moderatores.

Burime për “Panorama Plus” bëjnë me dije se aktorja do të jetë në sezonin e ri televiziv si moderatore në krah të Heidit Baci, tek emisioni “Goca dhe Gra”. Pas disa eksperiencave sporadike që ajo ka pasur si moderatore tashmë ajo do të jetë çdo javë në ekran, ku veç se do të moderojë, do të ndajë edhe copëza nga jeta e saj, tashmë si grua e martuar.

Kujtojmë se kjo hapësirë e re për Rudinën, gjendet pikërisht pas largimit të Arbana Osmanit nga ekrani. Kujtojmë se dy zonjat e televizionit nuk kanë pasur një raport të mirë me njëra-tjetrën. Dihet tashmë që Rudina Dembacajn dhe Arbana Osmanin i lidh dhe i ndan dikush. Bëhet fjalë për partnerin e Arbana Osmanit, Eduart Grishaj që ka qenë i fejuari i Rudina Dembacajt vite më parë. Por ndarja e tyre duket se nuk ka qenë e paqtë. Përveçse nuk kanë folur asnjëherë për njëri-tjetrin, Rudina nuk ka kursyer thumbat për Arbana Osmanin duke u shprehur:

“Nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht”, ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur. Kujtojmë se vite më parë, Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin aktual të Arbana Osmanit. Deklarata e saj u duk si një thumbim për të, sidomos pas ripostimit të videos në llogarinë e saj në Instagram.

Që nga ai moment, dy vajzat nuk kanë pasur asnjë kontakt me njëra-tjetrën, duke preferuar që të vijojnë me rrugëtimin e tyre, sa më larg. Në kohën që Arbana drejtonte “Big Brother” dhe pjesëmarrës në lojë ishte Amos Zaharia, mik i afërt i Rudinës, aktorja të shpeshta i kishte postimet.

Lexo edhe:

Rrëfimi i ndjerë i Rudina Dembacajt: Kalova një abort spontan

Rrëfehet Arbana Osmani: Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte

Por ajo gjithnjë kujdesej që të merrej vetëm me mikun e saj, duke zgjedhur mos të komentojë as moderatoren dhe aq më pak regjisorin, ish-partnerin e saj. Vite më parë, vetë Rudina ka deklaruar se kishte marrë pjesë në audicione për të moderuar edhe “Portokalli”, por në atë kohë ajo nuk e kishte fituar vendin. Tashmë që Arbana nuk është më pjesë e këtij ekrani, duket se është radha e Rudinës, që të provojë veten si mikpritëse e formatit. Kujtojmë se pak kohë më parë, u përfol se do të ishte Ilnisa ajo që do të drejtonte këtë emision. Por si përfundim, ia ka dal që të jetë Heidi ajo që do të shndërrohet në një ndër mikpritëset e formatit.

Nga ana tjetër Ilnisa Agolli, ka treguar më herët ambiciet për të qenë në televizion, ndërsa herë pas here ka folur edhe për projekte në TV, pa ndarë detaje. Së fundmi, Ilnisa ka postuar një foto në Instastory, duke treguar se mund të vijë me një projekt në sezonin e ri. Zërat thoshin se Ilnisa mund të ishte pjesë e emisionit “Goca dhe gra”, një emision, i cili pritet të rikthehet pas disa kohësh mungesë, i riformatuar – ndonëse ende nuk është e konfirmuar. Dyshimet i ka shtuar edhe më shumë vetë Ilnisa, përmes një fotoje të postuar së fundmi në Instastory.

Një tjetër emër që përflitet tek “Goca dhe gra” është edhe Ina Kollcaku. Pas eksperiencës së saj si opinioniste në “Big Brother Club”, Ina tashmë ka kërkuar një format ku të ketë kohë më shumë në dispozicion. Deri më tani, emri i Inës përflitet si një tjetër emër që do të vijë në këtë format, duke përfaqësuar kështu gratë në panel.

Nga ana tjetër ende në dyshim është edhe Arbana Osmani, e cila nëse rikthehet, nuk do të jetë këtë sezon. Moderatorja ka pasur shumë oferta, si nga televizionet këtu, ashtu edhe në Kosovë. Vetë Arbana ka zgjedhur që mos të flasë për të ardhmen në television, duke u mjaftuar vetëm me faktin se do të rikthehet.

Etiketa: Arbana Osmanigoca dhe grarudina dembacaj

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Rrëfimi i ndjerë i Rudina Dembacajt: Kalova një abort spontan

20:07 : 27/04/2025
SHOW BIZ

Rrëfehet Arbana Osmani: Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte

10:48 : 05/04/2025
SHOW BIZ

U ankua për pensionin ushqimor të së bijës, ish-burri ‘sulmon’ Rudina Dembacajn: Ti je për burg…

12:06 : 26/11/2024
SHOW BIZ

Rudina Dembacaj rrëfen dënimin nga Gjykata: E kam pësuar nga një veprim i nxituar

10:31 : 13/10/2024
SHOW BIZ

Rudina Dembacaj: Jam tek vjehrra e tretë, por mamanë e Mark Frrokut nuk e dua…

12:39 : 06/10/2024
SHOW BIZ

Nga Arbana te Kiara e Luana/ Kush janë moderatoret që largohen nga ekrani dhe ato që rikthehen

13:43 : 17/08/2024
Para

Leverkusen sfidon sot Bayernin, Xhaka: Rival i fortë, por jemi ne kampionët

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 4 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 03/06/2025

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar paraprakisht për sulmin ukrainas ndaj bazave ruse!

22:49 : 03/06/2025

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025

“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

22:45 : 03/06/2025

Grabitet një banesë në ‘Zogun e Zi’, hajdutët marrin sende me vlerë, dokumente dhe USB

22:33 : 03/06/2025

Elon Musk kritikon ashpër projektligjin për taksat dhe shpenzimet të Trump: E neveritshme

22:32 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com