• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tkurrja e popullsisë rrit ndjeshëm primet e sigurimit për frymë

12:47 : 27/09/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, SOCIALE

Ulja e numrit të popullsisë që rezultoi në censin e fundit, mes të tjerash, ka sjellë një rritje të ndjeshme edhe në treguesin e primeve të sigurimit për frymë. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ky tregues, i shprehur ndryshe edhe si densiteti i sigurimeve në vend, arriti në 9526 lekë, në rritje me më shumë se 25% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e këtij treguesi është ndikuar në masë më të vogël nga zgjerimi i volumit të tregut të sigurimeve (primet e shkruara bruto u rritën me 9% vitin e kaluar) dhe në masën kryesore nga tkurrja e ndjeshme e numrit të përgjithshëm të popullsisë që tregoi Censi. Megjithëse densiteti i sigurimeve në Shqipëri është në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë, ai ngelet ende ndër më të ulëtit të Europë.

Treguesi i densitetit të sigurimeve vazhdon të ketë diferenca të mëdha mes Tiranës dhe qarqeve të tjera të vendit. Statistikat e AMF tregojnë se Tirana është i vetmi qark me prime mesatare për frymë sipër mesatares kombëtare, në vlerën e afërsisht 18 878 lekëve për vitin e kaluar ose 98% më shumë krahasuar me mesataren kombëtare. Për Tiranën primet e shkruara bruto për frymë u rritën me 32% krahasuar me një vit më parë.

Tirana është gjithashtu i vetmi qark me një strukturë relativisht të ekuilibruar të primeve, ku sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë rreth 50% të primeve të shkruara bruto. Kjo mund të shpjegohet me përqendrimin e produkteve vullnetare, si ato të biznesit apo të atyre të sigurimit të pronës në kryeqytet.

Në pjesën tjetër të vendit, sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë nga 85% deri në 97% të primeve të shkruara bruto. Kjo shifër tregon qartë se, jashtë kryeqytetit, tregu i sigurimeve në Shqipëri është pothuajse i gjithi një treg i sigurimeve të detyrueshme të makinave.

Lexo edhe:

Qeveria bën të detyrueshëm sigurimin e banesave/ Kush nuk paguan, penalizohet!

Ligji i ri për dosjet e Sigurimit, vetëm 8 kandidatë nga partitë e vogla dorëzojnë formularin

Pas Tiranës, qarku dytë për nga vlera e primeve të shkruara bruto është Durrësi, me afërsisht 7400 lekë për frymë. E treta renditet Vlora, me prime sigurimi në vlerën e 7100 lekëve për frymë, Gjirokastra, me afërsisht 7000 lekë për frymë dhe Korça, me pak më shumë se 6500 lekë për frymë.

Në fund të renditjes, me diferencë të thellë nga qarqet e tjera të vendit, paraqitet Berati, me afërsisht 3000 lekë për frymë. Kjo shumë është sa 31% e mesatares kombëtare dhe më pak se 16% e nivelit maksimal, që shënohet në Tiranë. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vitin e kaluar primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 22.9 miliardë lekësh ose rreth 220 milionë eurosh./ Monitor

Etiketa: frymeprimetsigurimitkurrja e popullsise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria bën të detyrueshëm sigurimin e banesave/ Kush nuk paguan, penalizohet!

10:29 : 24/07/2025
AKTUALITET

Ligji i ri për dosjet e Sigurimit, vetëm 8 kandidatë nga partitë e vogla dorëzojnë formularin

15:29 : 03/05/2025
AKTUALITET

Sigurimi i detyrueshëm: Primet e rrezikut mes kompanive ndryshojnë deri 82%

10:10 : 02/05/2025
AKTUALITET

BSH: Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë

08:11 : 08/04/2025
AKTUALITET

“Çmimi u rrit me 20%”/ VOA: Dyshime se kompanitë e sigurimit të makinave kanë marrëveshje të fshehtë

20:00 : 14/03/2025
AKTUALITET

Berisha: Diktatori sot nuk ka Sigurim, por ka Pojën, Troplinët dhe Bajrët që ushtrojnë terror

19:14 : 26/02/2025
Para

I dënuar me burg për dhunë në familje, arrestohet 55-vjeçari

TË GJITHA

“Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit”, Vokshi-PS: pse keni frikë nga opozita?

13:23 : 16/09/2025

Nga “Joana e Parave” te frika nga Braçe, si funksiononte skema mashtruese “Xuex”

13:22 : 16/09/2025

Aksident në Fier-Lushnjë, tre të plagosur

13:09 : 16/09/2025

Struktura e re e komisioneve/ Berisha – Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën

13:05 : 16/09/2025

“S’keni ku ta çoni Xhafën”, Bardhi: S’mund të ndryshohet rregullorja për t’i gjetur punë anëtarëve të PS-së

12:57 : 16/09/2025

Pësoi infarkt teksa udhëtonte me autobus, humb jetën turisti i huaj në Tiranë

12:45 : 16/09/2025

25% e grave nga 15 deri 49 vjeç në Shqipëri vuajnë nga anemia, përkeqësim në dekadën e fundit

12:42 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com