• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Xhafaj sot kundër Xhafajt dje, reformës ne drejtësi dhe BE-së!

10:02 : 26/09/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Petrit Vasili

Përtej fjalimeve fjalëshuma, mbushur me dogma e hipokrizi për reformen ne drejtësi e rolin e BE-së te Xhafajt dje, si Kryekomisioner i reformes në drejtësi, asgjë nuk ka mbetur sot, ne realitetin e hidhur të dështimit të plotë të saj.

Xhafaj sot si Kryetar i Komisionit të Antireformës ne drejtësi është prova e hipokrizisë aq të madhe të kësaj reforme, që u vra pa lindur mirë nga kapja dhe regjia politike Ramës në funksionimin e saj.

Ndaj edhe Xhafaj sot është kundër Xhafajt dje, bile edhe kundër BE-së, se ashtu ja do halli dhe jo principi.

Po le ti referohemi fakteve.

Lexo edhe:

BE “godet” kompanitë ushqimore, gjobit me 329 mln euro “Delivery Hero” dhe “Glovo”

Dyfishimi i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump

Ja çfare thoshte dje Xhafaj proreformë dhe pikërisht ne 22 korrik 2021 me rastin e 5 vjetorit te saj:

▪️”Sistemi i tanishëm vetërregullohet nën qeverisjen e insititucioneve të veta krejt të pavaruara në përzgjedhje, në përbërje dhe në funksionim”.

▪️”Unë e them shpeshherë me një fjalë: deri dje prokurorët e gjyqtarët ishin tej mase të varur nga politika, sot ata janë, vetëm nëse duan të vetëvaren. Kushtetuta, ligji nuk i lejon të ndikohen dhe të pranojnë çdo lloj ndikimi të të tretëve dhe jo më të politikës në veprimtarinë e tyre”,

▪️”Çdo gjyqtar, prokuror dhe çdo institucion është jashtë ndikimit të politikës, jashtë interferencave, mekanizmave ndërhyrës në sistem. Sistemi sot drejtohet përmes institucioneve të veta”.

Ndërsa sot ne 25 shtator 2024 po i njëjti Xhafaj ja cfarë thotë:

▪️”Pavarësia në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jetë këmishë force për të mos u gjykuar për përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe transparencën. Ky do të ishte një gabim i madh”, tha Xhafaj.

Dhe kulmi i ironisë së fatit është se perfaqësuesi i BE Gonzato sot i kundërvihet Xhafajt prerë ballë për ballë dhe i thote:

“Pa institucione të pavarura të drejtësisë, nuk ka drejtësi të pavarur. Kriteret si përgjegjshmëria dhe transparenca nuk mund të përdoren me koston e pavarësisë së tyre dhe mendoj se ka mekanizma të brendshëm, që institucionet e drejtësisë t’i rrisin këto dy cilësi”, tha Gonzato,

“Masat kundër korrupsionit kanë pasur deri tani një ndikim të kufizuar, dhe listoj këtu infrastrukturën publike, kadastrën dhe të drejtat pronësore, doganat, administratën tatimore, arsimin, shëndetësinë, prokurimet publike, partneritetet publik-privat, etj” tha Gonzato

Pra BE ka identifikuar qartë se është kundër veprimeve te rilindjes për të rrëmbyer pavarësinë e sistemit të drejtësisê si dhe ka treguar me gisht se korrupsioni, që ka pllakosur qeverisjen e Ramës në cdo fushë nuk është ndëshkuar.

Është tragjikomike që Xhafaj, i cili dje si Kryetar i reformës në drejtësi në çdo dy fjalë pëmëndte  tre herë  BE-në dhe Vllahutinin sot është po ky që i kundërvihet BE-së.

Ku shkuan deklaratat e djeshme hipokrite që i thurnin mirënjohje e veneracion pa fund BE-së për rolin dhe kontributin e saj në Reformën në Drejtësi?

Është tragjikomike që Xhafaj, i cili dje i ekzaltuar në kulm fliste për pavarësi të plotë nga politika dhe vetrregullim të sistemit të drejtësisë, sot në të kundërt flet e vepron për kontroll të hekurt të politikës mbi sistemin e drejtësisë duke asgjësuar kësisoj pavarësinë e sistemit te drejtësisë, për të cilën u ndryshuan 60 nene  në Kushtetutë në 21-22 korrik 2016.

PËRFUNDIME:

➖️➖️➖️➖️➖️

  E gjithë reforma në drejtësi u kap, u defornua, u përçudnua dhe u shndërrua në një Ramaformë.

  Akti final është sot Komisioni antireformë i drejtuar nga Xhafaj, për ti dhënë edhe goditjen përfundimtare dhe asgjësimin e plotë duke e shndërruar përfundimisht në një narkoreformë.

  Gjithshka, që bëri rilindja dhe Xhafaj dje ne 2016 me fake Reformēn ne Drejtësi  ishte vetëm spastrimi i drejtësisë nga çdo  prokuror dhe gjykatës i paanshem dhe mbushja e institucioneve me prokurorē e gjykatës patronazhistë rilindas, që mbrojnë egërsisht pandëshkueshmërinë e Ramës, Veliajt dhe bandës pa fund te hajdutëve të rilindjes.

  Xhafaj kundër Xhafajt është simboli i hipokrizisë sē nivelit më të lartë dhe prova se interesat meskine personale mund të depersonalizojnë në mënyrë mjerane individin, që përdoret nga Rama.

  Sot përralla e bukur me gjoja pavarësinë e plotë të sistemit te drejtësisë ka marrë fund dhe këmishën e forcës sot e ka veshur Xhafaj dhe rilindja për ti dhënë goditjen finale edhe asaj shumë pak gjëje, që ka mbetur nga drejtësia.

  Qindra milion euro të investuara ne gjoja drejtësinë e re nga taksat e shqiptarëve dhe të europianëve vajtën totalish dëm, sepse realisht është ndërtuar një sistem monstër, që mbron pandëshkueshmërinë e Ramës, të korrupsionit, të narkotrafikut, të pastrimit të parasë dhe të krimit të organizuar.

Etiketa: BEfatmir xhafapetrit vasilireforma ne drejtesi

Lajme të lidhura

BOTA

BE “godet” kompanitë ushqimore, gjobit me 329 mln euro “Delivery Hero” dhe “Glovo”

21:05 : 03/06/2025
BOTA

Dyfishimi i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump

20:51 : 31/05/2025
RAJONI

Osmani takon kongresistet amerikane: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

19:55 : 30/05/2025
AKTUALITET

Rrjeti TENT, Shqipëria ngec në milionat që ndahen për infrastrukturën

10:21 : 30/05/2025
BOTA

Kosovës i bëhet thirrje ta shfrytëzojë “mundësinë e re” në rrugën drejt BE-së

15:59 : 28/05/2025
BOTA

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

19:22 : 27/05/2025
Para

Gazetari: Rama do të legalizojë prostitucionin në fund të mandatit

TË GJITHA

Mbyllja e TikTok nga Rama, Gjykata Kushtetuese pranon padinë dhe kalon çështjen për shqyrtim

12:20 : 04/06/2025

Nga njohja në burg me Lulzim Arapin, te takimi me Laert Haxhiun, “zbërthehet” në gjyq Artan Tafani

12:15 : 04/06/2025

Shpërndante drogë në Dhërmi, arrestohet 19-vjeçari nga Lushnja

12:09 : 04/06/2025

Boçi/ Celibashi është në krye të manipulimit të zgjedhjeve

12:02 : 04/06/2025

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

11:58 : 04/06/2025

Tentoi të korruptonte me 50 euro policin rrugor, arrestohet i riu në Durrës

11:49 : 04/06/2025

Mbante në banesë granatë e karikatorë dhe dhunoi djalin e tij, arrestohet 70-vjeçari në Divjakë

11:45 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com