• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama shthur gojën ndaj Bardhit: Derrkuc që zvarritesh në vijën e llumit, ke zbuluar Noc Rrokun

18:45 : 26/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas reagimit entuzuasit ndaj dënimit të deputetit Ervin Salianji, kryeministri Edi Rama tashmë i është kthyer me një fjalor banal kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, duke e konsideruar si gjysmë njeri dhe gjysmë derrkuc.

Ky vendim vjen pasi Bardhi i kujtoi se si bëri ministër të brendshëm vëllain e një trafikanti droge dhe akuzat për vëllain e tij Olsi Rama.

“S’ta mbajti b-ja e vogël e shtypit ta bësh se e di po aq mirë sa edhe unë që ke zbuluar Noc Rrokun.” – janë fjalët e Ramës drejtuar Bardhit në lidhje me denoncimin për përfshirjen e vëllait të tij Olsi Rama në grupin e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Gjithashtu, Rama paturpësisht merr në mbrojtje dhe lëvdon ish-ministrin Fatmir Xhafaj, i cili është me fakte vëllai i një trafikanti droge i dënuar nga një vend i BE-së, Geron Xhafajt, në lidhje me votat që mbledh në fushatë.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

Lexo edhe:

Deklaratat e Von der Leyen, Strazimiri tregon me ironi ç’bën “keqkuptimi” në komunikim…

A është Edi Rama Noriega apo Erdogani i ri? Përgjigjja është të dy!

Kurse ti B e Vogël e prehërit të B-së Madhe, je një shpifës i neveritshëm i të njëjtit lloj si i sapodënuari për veprën penale të Kallzimit të Rremë. Por ndryshe nga ky i fundit, që i shërbeu trimërisht atij të cilit ti i shërben burracakërisht, duke pritur me kokën lart e me gojën hapur të të hedhë nga Penxherja e Katit të Tetë atë lëndën luftarake që pastaj ti e pështyn në mexhelis për llogari të tij, u the me të madhe shqiptarëve dhe atyre të RAI3-shit e jo vetëm atyre, se e kishe kallzuar në SPAK trafikantin e drogës që zbulove në familjen time, po në fakt, i gënjeve mu si një skuth që i vë në dispozicion bishtin e spërdredhur çdo shefi të radhës, sepse në fakt nuk bëre asnjë kallzim pikërisht për të mos përfunduar si ky tjetri, i dënuar penalisht për veprën më ekstreme të Shpifjes, Kallzim i Rremë – sepse megjithëse gjysëm burrë e gjysëm derrkuc mbi prehrin e shefit të radhës, si jurist që je ti e dije se Kallzimi yt i Rremë do të të kryqëzonte nga gozhda e ligjit si autor i një vepre penale kundër drejtësisë dhe do t’i jepje lamtumirën politikës si një kriminel me vendim gjykate!

Por unë do ta pres me durim përfundimin e hetimeve të SPAK-ut mbi trafikantin e zbuluar prej teje në familjen time dhe edhe pse nuk do të të çoj dot në gjykatë për Kallzimin e Rremë, që s’ta mbajti b-ja e vogël e shtypit ta bësh se e di po aq mirë sa edhe unë që ke zbuluar Noc Rrokun, do ta ndaj me shqiptarët me fakte në dorë se çfarë ushtari i pacipë i Mbretërisë së Shpifarakëve je zotrote!

Sa për Ministrin e Brendshëm që ti ma numëron për të larë gojën sot në mbrojtje të shokut shpifës që mezi prite ta heqësh qafe e që për lumturinë tënde mori nga drejtësia atë që kërkoi verbërisht (një konkurent më pak për vendin në majë të prehërit), Fatmir Xhafaj e kreu detyrën e tij si ministër i brendshëm me nder dhe e dorëzoi me një dinjitet që fara jote hibride nuk ka sesi t’ia dijë vlerën, e sot që flasim vazhdon tu shërbejë me nder në Kuvendin e Shqipërisë atyre që ia ridhanë besimin, me aq shumë vota sa zotrote nuk do t’i mbledhësh dot kurrë bashkë në rrugën tënde prej shërbëtori, të cilën ah po, u stërbetove publikisht se do ta lije duke i dhënë lamtumirën politikës, nëse B-ja me emrin Penxhere do kthehej një ditë në atë selinë ku ti mbaje me krenari tabakanë e kafes së B-së së shkretë me emrin Lul!

Po jo vetëm nuk ike kur B-ja e madhe erdhi në seli, po vajte ti pas tij kur ai u ngjit lart në penxhere, për të vazhduar të bësh atë që të bën shërbëtorin e preferuar të të gjitha B-ve, duke të gënjyer mendja se bishti i spërdredhur i derrkucit do të të bëjë ty krye B kur të mbyllet penxhereja, por duke harruar se ti pa prehër shefi ku të ulesh, je thjesht një gjysëm burrë e gjysëm derrkuc i destinuar të zvarritesh në vijën e llumit të gojës tënde, nën vështrimin pa respekt të të gjithë kalimtarëve.

*Kaq për sot dhe atyre që më thonë pse e ul veten e merrem me një nënnjeri si ky, u them se personi i tij nuk më intereson dot asnjë sekondë të vetme, po kategoria që ai e përfaqëson me zellin e një nënnjeriu si më gojëqenefi i të tërë shërbëtorëve të Penxheresë së Katit të Tetë, ma bën të pamundur të mos e tregoj publikisht hera-herës me gisht siç e meriton, jo për veten time po për çdo shqiptar që ka taksiratin të ndjejë erën e mosozotshme të jashtënxjerrjeve të asaj goje.

Etiketa: bderrkucEdi Ramagazment bardhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deklaratat e Von der Leyen, Strazimiri tregon me ironi ç’bën “keqkuptimi” në komunikim…

14:19 : 13/10/2025
AKTUALITET

A është Edi Rama Noriega apo Erdogani i ri? Përgjigjja është të dy!

13:48 : 13/10/2025
AKTUALITET

“Reforma zgjedhore e pamundur pa ODHIR”, Berisha: Rama kërkon ta katandisë vendin me 28 bashki

13:32 : 13/10/2025
AKTUALITET

Berisha kundër mazhorancës për Avokatin e Popullit: Rama i pangopur, ta hedhin kandidaturën në votim!

13:19 : 13/10/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE/ Rama si karagjoz: Edhe gjermanët nuk janë aq të përsosur sa i dinim

11:52 : 13/10/2025
AKTUALITET

Kur do hapet dera e BE për shqiptarët? Presidentja e KE: Duhet të punoni me reformat

11:35 : 13/10/2025
Para

Sfida miqësore me Malin e Zi, Shqipëria U-15 fiton mes 5 golave në Shkodër

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com