• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Hovenier: Kosova dhe Serbia të ripërkushtohen seriozisht në dialog

15:39 : 25/09/2024
në RAJONI

Diplomatë perëndimorë dhe përfaqësues organizatash të shoqërisë civile nga rajoni, thanë të mërkurën në Prishtinë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen më seriozisht në dialog si e vetmja rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe integrimin e tyre në strukturat euroatlantike.

Ata i bënë këto komente përgjatë punimeve të një takimi për Paqen dhe Demokracinë që po mbahet në Prishtinë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se nevojitet një ripërkushtim në dialog nga të gjitha palët.

“Ajo që na duhet është t’i jepet fund marrjes përsipër të detyrimeve të cilat nuk zbatohen. Na duhet një seriozitet dhe qëllim në këtë dialog, mund ta quani riformatim, ripërkushtim, qasje të re apo qasje më energjike, por kjo është absolutisht e nevojshme dhe kjo duhet bërë nga të gjitha palët. Ka mundësi të shumta për ta bërë një gjë të tillë. Qeveria ime do të ndryshojë me 20 janar, Bashkimi Evropian ka përfunduar zgjedhjet dhe ka një strukturë të re udhëheqëse, prandaj qartazi është një moment thelbësor për të parë ku jemi, ku duam të shkojmë dhe të bëjmë disa ndryshime”, tha ai.

Lexo edhe:

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, tha se pengesa më e madhe në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është mungesa e tërësishme e vullnetit politik nga të dyja palët, duke ju referuar moszbatimit të marrëveshjes së Ohrit për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar.

“Na duhet një riangazhim urgjent, ka një ekip të ri në Bruksel dhe unë e them dhe e rithem sërish se Kosova duhet të jetë aktive në çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse kjo është një rrugë e qartë edhe për integrimin e pakicës serbe në vend. Por, gjithashtu kjo do të jepte sinjal se për Kosovën marrëveshja e Ohrit është ende e gjallë. Në të kundërtën Bashkimi Evropian mbetet i pakapshëm për Kosovën dhe Serbinë sepse nuk mund t’i bindësh vendet anëtare të bllokut pa qenë në gjendje të bësh minimumin”, tha ai.

Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është pika më e vështirë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Eksperti për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, tha se që kur të dyja palët kanë nisur procesin e bisedimeve, thelbi i tij ka qenë një lloj autonomie më e gjerë për serbët në Kosovë në këmbim të një njohjeje de facto të saj nga Serbia, por një gjë e tillë sipas tij nuk është më e mundur të arrihet.

“Sepse shumë nga problemet që pritej të trajtonte, posaçërisht sa i takon veriut të Kosovës, tashmë janë zgjidhur në mënyrë të njëanshme nga qeveria e Kosovës. Është vështirë të paramendohet tani kthimi në një situatë ku qeveria e Kosovës do të thoshte ‘në rregull ne i kemi larguar të gjitha këto institucione serbe dhe i kemi zëvendësuar ato me institucione kushtetuese, por tani do të ju japim një strukturë vetëqeverisëse ku Beogradi mund të luaj ndonjë rol’, kjo thjeshtë nuk do të ndodhë. Kështu që në një mënyrë zemra i është hequr këtij dialogu dhe nuk ka diçka të qartë me të cilën do të zëvendësohej”, tha ai.

Kosovo Peace and Democracy Summit
Kosovo Peace and Democracy Summit

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se pas shumë vitesh, në një kontekst të ri gjeopolitik, Bashkimi Evropian po e shqyrton zgjerimin në mënyrën më serioze dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë këtë momentum të ri.

“Më duhet ta theksoj procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit nëpërmjet dialogut, sepse është absolutisht thelbësore. E di që ka pritshmëri nga struktura e re udhëheqëse dhe do të doja të citoj diçka nga mandati që më është dhënë prej 27 vendeve anëtare që thotë se ‘duhet të promovoj një Kosovë të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe shumetnike e cila angazhohet në bashkëpunimin rajonal’ dhe këtë do ta bëj. Si përfundim ka një momentum të ri për të gjithë ne dhe mesazhi im për të gjithë është të jeni të gatshëm që kur treni të vijë të mos jeni vonë”, tha ai.

Ka 13 vjet që Kosova dhe Serbia janë të përfshira në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Vitin e kaluar palët arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, por zbatimi i saj, që është edhe kusht për përparimin drejt anëtarësimit në bllok, ka ngecur.

Pjesëmarrësit në takimin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci theksuan sot rëndësinë që të dyja palët, por edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor të ruajnë përqendrimin e bashkësisë euroatlantike ndaj rajonit, në të kundërtën ekziston rreziku që të krijohet hapësirë për ndikime të huaja keqdashëse, posaçërisht ndikimit rus në Ballkan./VOA

Etiketa: hovenierkosoveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

19:32 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gjimshiti tregon “porosinë” nga gjyshërit për ndeshjen me Serbinë: Futemi për fitore!

19:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

17:58 : 06/06/2025
AKTUALITET

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025
Para

Egbo largohet nga Bylisi, klubi ballshiot e zëvendëson me trajnerin e njohur

TË GJITHA

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

08:53 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

08:25 : 07/06/2025

E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

08:09 : 07/06/2025

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com