Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal në Lezhë, ky disa qytetarë janë kërcënuar me jetë nga disa nëpunës shtetërorë, të lidhur me një familje në atë zonë.
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan Arben Staka dhe Luigj Leka, të cilët denoncuan në polici veprimet e drejtuesve dhe ish-drejtuesve të Kadastrës së Lezhës për regjistrimin e një prone. Por, dy orë pas kallëzimit, një prej denoncuesve, Arben Staka, është telefonuar nga e veja e Ardian Nikulajt, i cili humbi jetën 1 vit më parë, për ta takuar në lokalin e saj në Shëngjin. Në këto ambiente Arbeni takon drejtorin e Kadastrës, Aris Mema dhe ish-drejtorin Gentian Malotaj dhe i kërkohet që të tërheqë kallëzimin.
“Denoncova drejtorët, më kërcënuan!”
Arben Staka rrëfeu për emisionin Fiks Fare të gjithë kalvarin e denoncimit dhe kërcënimit. Aktualisht, Arbeni jeton në Londër, Angli, ndërkohë që në muajin korrik 2024 ka qenë në Shqipëri.
“Familja ime ka blerë me kontratë noteriale një truall dhe shtëpi të kushërinjve në zonën e Ishull Shëngjinit, Lezhë. Shitësi është Ndue Leka dhe blerësi Agustin Staka (vëllai i denoncuesit). Ne këtë pronë donim ta regjistronim në Kadastër, por mësuam se disa kushërirat tona e kishin regjistruar në emër të tyre. Madje, edhe pjesën që ne blemë ne ato e kishin regjistruar. Ato kishin pjesë, por të ndarë. Në Kadastër e kishin regjistruar ato, madje edhe pjesën që i takonte familjes Leka dhe Staka. Pronën e tyre, rreth 4 dynymë, e kishin lënë ‘pronë shtet’. Tani, ne s’kemi ku të shkojmë as të prona dhe as të godina e vjetër që ne blemë” tha denoncuesi.
Më tej pohon se, pasi mësuan se s’kishin më pronë, shkuan në datën 16 korrik 2024 në Policinë e Lezhës. “Në këtë datë, rreth orës 12.00 kemi bërë kallëzim penal në Policinë e Lezhës, te sektori i Krimit Ekonomik. Dy orë pasi bëmë kallëzim, si unë dhe familja që na e shiti pronën, më kontakton Vera (Deda) Nikulaj, e cila është bashkëshortja e të ndjerit Ardian Nikulaj, i vrarë në biznesin e tij në Shëngjin. Më kërkon që ta takojmë. Unë shkoj te lokal ‘Coral’ në Shëngjin dhe në ato ambiente ishte i pranishëm edhe drejtori aktual i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malota (tashmë ish drejtor), ish-drejtori i Kadastrës së Lezhës Aris Mema (i emëruar së fundmi drejtor, ka qenë edhe më parë drejtor), një jurist dhe disa njerëz të familjes Nikulaj, që ndodheshin në ambientet e lokalit.
Në këtë takim mua më është kërkuar që të tërheq kallëzimin që e kisha depozituar në Policinë e Lezhës. Këtë kërkesë ma bëri Vera Nikulaj, ndërkohë që drejtori dhe ish drejtori pranuan se kishin gabuar për të regjistruar atë pronë. Këtë bisedë unë e kam të regjistruar, ku unë jam kërcënuar se, nëse nuk tërheq denoncimin, fëmijët dhe familjarët e të ndjerit Ardian Nikulaj do të kishin punë me mua. Madje, znj. Vera Nikulaj më ka ofruar 100 mijë euro si garanci që do të merrej ajo me rregullimin e problemit, vetëm të tërhiqem nga kallëzimi.” pohoi Arbeni, ne një intervistë për Fiks Fare.
“Kallëzova zyrtarët, s’kam përgjigje”
Ndërkohë, Fiks Fare ka biseduar edhe me z. Luigj Leka, një nga pronarët e pronës në zonën e Ishull Shëngjinit, lezhë. Ai thotë se një pjesë të tokës ia ka shitur familjes Staka, me të cilët janë kushërinj, ndërkohë pjesën tjetër e ka ai dhe familja e tij, siç janë ndarë në vitet ’90. Pohon se ka shkuar për ta regjistruar dhe ka mësuar se toka dhe shtëpia e vjetër ishte e regjistruar në emër të disa kushërirave të tij. “Mirë që e kanë regjistruar, por tani ne s’kemi ku të shkojmë të toka. E kanë rrethuar. Dikur ka pasur rrugë, tani s’ka. Unë kam vetëm AMTP-në dhe asnjë gjë tjetër. Nuk futem dot në pronën tim. Të gjithë më kanë dhënë të drejtë, por askush nuk ma jep” pohon Luigji. Më tej pohon se në datën 16 korrik 2024 ka shkuar në Policinë e Lezhës dhe ka bërë kallëzim penal për drejtuesit e Kadastrës. “Pas kallëzimit, askush s’më ka marrë në telefon se çfarë është bërë me kallëzimin tim. Nëse ka shkuar apo jo në prokurori. Askush s’më ka kontaktuar” pohon Luigji.
Audio-përgjimi: Tërhiq denoncimin, ke punë me …
Fiks Fare ka siguruar audion e regjistrimit të takimit mes denoncuesit Arben Staka, Vera Nikulajt, Gentian Malotajt, tashmë ish-drejtor i Kadastrës Lezhës, Aris Memës që është emëruar ditët e fundit drejtor. Mësohet se Mema ka qenë drejtor për shumë vite në atë pozicion, post të cilin e ka rimarrë në shtator 2024. Nga muaji shkurt 2024 deri në shtator 2024, ka qenë kryetar i Degës së Buxhetit në Prokurorinë e Lezhës. Takimi është bërë në datën 16 korrik, 2024 në ambientet e bar, restorant, hotel “Coral” në Shëngjin, Lezhë. Ky takim erdhi me kërkesë të znj. Vera Nikulajt, pas denoncimit që z. Arben Staka dhe Luigj Leka bënë në Policinë e Lezhës, paraditen e datës 16 korrik 2024. Në këtë takim, Vera Nikulaj kërkon nga Arben Staka që të tërheqë kallëzimin, pasi drejtori aktual i kadastrës së Lezhës, Aris mëma dhe ish-drejtori Gentian Malotaj janë “fëmijët, jo biologjikë, të Ardian Nikulajt”. Ajo thotë se Ardian Nikulaj i ka ndihmuar zonjat të regjistronin pronën në Kadastër, por s’ka pasur dijeni për abuzimin. Sipas saj, Ardiani i ka ndihmuar si në Kadastër dhe në Njësinë Administrative.
Drejtori Aris Mema thotë se “Ardiani ka pasur në kontroll Kadastrën”, teksa i ka ndihmuar. Por pohon se, regjistrimi është bërë me kërkesë të tij dhe nuk e dinin që të kishte kaq probleme. Ai pranon se qytetarët kanë të drejtë dhe kërkojnë se me çfarë dokumentesh e kanë pronën. Ndërkohë, në fund të takimit, Vera Nikulaj i thotë Stakës se mirë është të tërhiqni kallëzimin, pasi “kushdo që nuk e tërheq ka punë me fëmijët dhe familjarët e Ardian Nikulajt”. Ajo thotë se Ardiani s’ka pasur dijeni dhe një prej zonjave që e ka regjistruar, është kunatë me motrën e saj. “I ka ndihmuar se ia kërkoi kunata ime. Jam unë në këtë mes dhe dal garant për ta rregulluar” pohon jo, ndërsa qytetarët nuk pranojnë tonin kërcënues dhe pohojnë se me kërcënime s’ka rrugëzgjidhje. Madje, në fund të bisedës, Vera Nikulaj i thotë denoncuesit se “të jap 100 mijë euro si garanci që do e rregullojë”. Por, Staka pohon se kallëzimi është bërë edhe nga Luigj Leka dhe ai e ka në dorë.
Mema lë detyrën në prokurori dhe riemërohet në Kadastër
Në të njëjtën ditë, të gjithë personazhet e takimit të parë, denoncuesi Arben Staka, Vera Nikulaj, Gentian Malota, Aris Mema dhe disa juristë e të afërm shkojnë të takojnë denoncuesin tjetër, Luigj leka, në një lokal në hyrje të qytetit të Lezhës. Vera dhe drejtorët i kërkojnë edhe atij që të tërheqë kallëzimin. Sërish debatojnë dhe se Vera i thotë se “është ajo në mes dhe del garante që toka do të rregullohet në Kadastër, siç ka qenë”. Por, palët nuk gjejnë zgjidhje. Ndërkohë, drejtori Aris Mema i thotë se “unë mund të shkoj në burg, por ty nuk do të zgjidhet për nja 6 vjet”. Sipas tij, më mirë ta rregullojnë tani dhe të tërhiqen sesa të përfundojnë në prokurori dhe gjykatë me procese penale. Megjithatë, denoncuesit nuk tërhiqen dhe, Aris Mema nga muaji korrik 2024 që ishte punonjës në prokurori, i riemërua drejtor i Kadastrës, në të njëjtin pozicion.
********
AUDIO-PËRGJIMI
Takimi i parë më datë 16 korrik 2024, në Shëngjin, Lezhë
Vera Nikulaj – Ky është …
Denoncuesi – Sa me pak me njoft më mirë është.
Vera Nikulaj – Arisi është.
Drejtori – Unë jam Aris Mema.
Denoncuesi – Prej Ishull Lezhë.
Vera Nikulaj – Prej Ishull Lezhë. Këta (Aris Mema, Gentian Malotaj, ish – drejtori), janë djemtë e Ardian Nikulajt, nuk i ka bërë vetë por i ka rrit! Këta s’e dinë se çfarë ka ndodh, mundohuni me ia shpjegu.
Denoncuesi – Të vij Genti (Gentian Malotaj), t’ia shpjegoj.
Vera Nikulaj – Gent, shihe njëherë.
Ish-drejtori – Më ke thënë ka mbivendosje.
Juristi Kadastrës – Tani kjo me viza të kuqe.
Denoncuesi – Kjo me viza të kuqe është ajo hala që s’është bërë me letra se unë e kam këtu me letra.
Ish-drejtori – Po dhe këtë e keni me letra!
Denoncuesi – Edhe këtë e kemi me letra. Po këtu e kanë vajzat e axhës, kanë 4 dynymë i kanë lënë shtet.
Juristi -Shtet janë 7 dynymë e ca, po 4000 metra i ka marrë sipas aktit ajo.
Denoncuesi – Po, po i ka mbivendosje ajo.
Juristi – Kjo është toka që pretendoni ju?
Denoncuesi – Jo, ne pretendojmë këtë këtu, kemi bërë hartën e re. Sikur e ka ndarë komisioni. Vajzat e axhës e kanë marrë e kanë lënë tokën e vet shtet me 7501 …
Vera Nikulaj – Ku është 4 dynymëshi këtu të vajzave të axhës?
Denoncuesi – Këtu, këtu!
Juristi – Dhe kanë rrethuar më shumë?
Denoncuesi – Kanë rrethuar 6 dynymë e 400 metra.
Juristi – Ato 4 dynymë kanë me letra.
Denoncuesi – Të jenë siç kanë qenë.
Drejtori – Problemin e kanë këtu, 4 dynymëshi me letra …
Denoncuesi – Unë dua që vajzat e axhës të spostohen të marrin tokën që i ka dhënë shteti.
Vera Nikulaj – A keni ndonjë dokument? Ardiani e ka ditur këtë muhabet, se unë s’e besoj se Ardiani e ka bërë me dashje për me marrë tokën e këtij. Ai thjeshtë i ka ndihmuar për me marrë 4 dynymë. Kqyri ku i ke (drejtori dhe ish-drejtori), këta do të bëjnë maksimumin. Nëse hyn dikush me la hyn familja e Ardianit këtu.
Drejtori – Me zgjidh hallin e këtyre, të tëra palëve të dalin të kënaqur.
Vera Nikulaj – Po pra.
Drejtori – Këta mund të kenë shumë të drejtë, hajde ta zgjidhim siç zgjidhet. Ne Bardhoku (Administrator i Njësisë Ishull Lezhë) na e ka prurë. Ka ardhur, i ka njëhsuar me të komunës. Na ka ardhur gruaja e huaj me aktin e marrjës së tokës në pronësi e ka të administruar në Kadastër për 4 dynymë.
Denoncuesi – S’mund të hyj më në shtëpi përveçse me helikopter.
Drejtori -Kush e kontakton atë gruan se unë s’e njoh hiç.
Vera Nikulaj – I flas unë, i kontaktoj unë.
Drejtori – Me u spostu, me shku më andej. Si mund të zgjidhet?
Vera Nikulaj – Si zgjidhet, duhet me u pa!
Juristi – Si e kanë, se këta e kanë ndarë. Duhet me e pa prej fillimit krejt parcelën se s’ka rrugë tjetër.
Ish-drejtori – Duhet të bëjmë një xhiro.
Juristi – Për Zotin ne e bëjmë xhiron, po s’kuptojmë gjë nga terreni se jurista jena, s’jena inxhiniera.
Denoncuesi – Çohu të shkojmë deri aty.
Drejtori – Po shkojmë, s’po e marrim Verën me vete ne.
Vera Nikulaj – Puna është ta zgjidhim, mos të shkojë çështja në gjykatë se s’ka asnjë lloj nevoje me harxhu lekë.
Juristi – Kur ta bëni këtë pjesën sipër të bëni një saktësim, se po u bë me letra s’mund të bëhet saktësimi.
Drejtori – Se prej bashkie na e kanë prurë .
Juristi – Se ka ardhur dosja tjetër, Martini …
Drejtori – Martini, aty duhet me ia gjet klauzolën. Ideja është kur t’i shkojmë grave të huaja, kushërirave të tua, i themi shiko ku e kanë në tapi qysh në 92-shin, 94-ën.
Denoncuesi – Ato i keni atje në zyrë, 100 % i keni se i di.
Juristi – A ka ardhur dosja në Hipotekë?
Denoncuesi – 1000 %.
Ish-drejtori – Mund t’i gjejmë, nëqoftëse janë.
Drejtori – A e ke kuptuar thelbin Vera?
Vera Nikulaj – Po.
Juristi – Thjeshtë duhet me ndryshu pozicionin.
Ish-drejtori – Duhet me u kthy në krah tjetër?
Juristi – Po!
Denoncuesi – Po duhet me kenë siç ka kënë dikur rruga.
Vera Nikulaj – Tokën e atyre mos e bëni të përçame, e kanë bërë aq bukur e kanë rrejt Ardianin dhe Ardiani s’e ka ditur hiç. Ardian Nikulaj kurrë s’e shkel as kërrkujt të drejtën, kurrë në jetë. Se unë kam 24 vjet me të.
Ish – drejtori – Ai me e pat dit s’e kishte bërë.
Vera Nikulaj – Kurrë s’e kishte bërë, asnjëherë në jetë. Ato e kanë rrejt Ardianin, është toka jonë, e kanë mashtruar dhe …
Drejtori – Kush e ka njoft Ardianin, ata kanë ardhur për hall dhe Ardiani, Ardiani i shkretë kur i kërkon dikush hall ka shku dhe ka luajtur vendit. Kaq ka qenë historia. Ne e kena pas në dorë, se Ardiani e ka pasur në dorë Hipotekën, dhe Ardiani i ka ndihmu … Kjo ka qenë historia. Ne Bardhoku na ka gabu, na ka bërë lëmsh.
Vera Nikulaj – Faji i Bardhokut është. A i njeh ndonjë prej këtyre ti Ver?
Vera Nikulaj – Si nuk i njoh, është burri i motrës tëme.
Drejtori – Njoni, po të tjerat?
Vera Nikulaj – Tezet e veta që i vijnë …
Juristi – A e di si zgjidhet kjo Aris (drejtori aktual)? Kjo zgjidhet me u certifiku pronën këtyre dhe me ra në marrëveshje me ato të tjerët dhe më pas me shkëmbim.
Ish-drejtori – Me shkëmbim pronash.
Drejtori – Po pra, po duhet me marrë një siguri se po ia certifikuam ne këtyre dalim tjetërkund.
Vera Nikulaj – Ose me dëgjo mua, me e shkri krejt. Me e zeru krejt. Kur të mundesh zero krejt.
Drejtori – Janë bërë transaksione se krejt parcela prej 4 dynymësh është ndarë në 4 pjesë.
Juristi – Po me kontratë dhurimi mbaj kësaj, se ia ka dhuruar …
Drejtori – Ka hyrë transaksioni në lojë, kur hyn transaksioni i humb fuqia për të zhbërë këto. Si me i ra dakord ata te noteri, kur në momentin që këto të certifikojnë dynymët e tyre automatikisht shkëmbejnë tokën në bazë të atij plani të rilevimit që bjenë këta. Shkëmbim certifikatat me marrëveshje.
Denoncuesi – Bravo, bravo.
Vera Nikulaj – Dhe nësa ata i kanë ba duke rrejt Ardianin.
Drejtori – Se atyre po u shkuan letrat në prokurori u zhbëhet si u zhbëhet. E ha unë normalisht, po atyre u zhbëhet si u zhbëhet. Këta prapë e fitojnë të drejtën.
Denoncuesi – Beni s’do me i bë kujt keq.
Drejtori -Mos e vra mendjen hiç.
Denoncuesi – Unë kam pas debat me ato dhe …
Drejtori – Mos e çaj kryt hiç se ne jemi njerëz. Edhe unë nëse do të isha e kisha bër ëme zhurmë, gjithkund. Aris Mema një centimetër tokë ..
Denoncuesi 2 – Unë e kam SPAK-un gati, po Vera më tha që me pranu ata me gjyq më mbrapa po aty …
Vera Nikulaj – Puna është të mos …
Denoncuesi – Është puna me i bë shteg, mos me shku në prokurori me e mbajt, po ata e kanë çuar …
Vera Nikulaj – Jo ata (Policia e Lezhës) nuk e kanë çuar, se neve ajo vajza ne na njeh dhe ajo pret që ju të shkoni të tërhiqni denoncimin.
Denoncuesi – Jo ne denoncimin nuk jemi, pa rënë dakort që ata me i lëshu tokën Luigjit siç ka qenë.
Vera Nikulaj – Jo denoncimi deri nesër ka mundësi më u hek, më mbrapa vazhdon.
Denoncuesi – Deri nesër gjejmë noter.
Vera Nikulaj – Ata mbledhin, s’di ça me thënë.
Denoncuesi – Mblidhen, mblidhen. Nuk e tërheqim. Këtë ta dish, nuk e tërheqim pa u tërheq ata. Nuk e di ça kam provu.
Vera Nikulaj – Do e beni sepse do e bëni prej meje.
Drejtori – Ne do ta çojmë deri në fund këtë aspektin e idese dhe të vullnetit. Mos i huni me i bë dëm.
Vera Nikulaj – S’ke punë me shku në prokurori.
Drejtori – Edhe me shku unë s’ju njoh hiç.
Vera Nikulaj – Më dëgjo mua
Drejtori – Ku ta gjej unë sonte!
Vera Nikulaj – Aris, Aris.
Denoncuesi – I gjen vera mor burrë.
Drejtori – Kjo është me burrë të vdekur, i ka kto halle. Si i gjen kjo?
Vera Nikulaj – Aris, Aris.
Denoncuesi – Si kujton ti se ato tallen me mua, ti s’e di historinë ça kam hequr.
Vera Nikulaj – O Ben, o Ben.
Drejtori – Janë tallur dhe me ne.
Vera Nikulaj – O Ben a ta them dhe një gjë. Po shkoj kjo në prokurori, unë nuk zgjidhi asnjë gjë. Këtë djalë (Aris Mema) nuk ka me shku në prokurori për burrin tim. Ti s’po ma di as hallin.
Denoncuesi – Unë s’kam asnjë gjë në dorë.
Vera Nikulaj – Sepse më the unë nuk tërheq denoncimin. Denoncimi shkon në prokurori, nesër shkon në prokurori.
Denoncuesi – Luigji nuk e tërheq.
Vera Nikulaj – E tërheq Luigji, me i shku unë sonte më përpara e tërheq Luigji sesa ti.
Denoncuesi – Po nuk e tërheq se e di unë.
Vera Nikulaj – Ben, ai njeri që më çon mua këtë (Aris Memën) në burg, për kryt të fëmijëve ka sherr me djalët e Ardian Nikulajt dhe me familjen e Ardian Nikulajt.
Denoncuesi – Këtë mos e thuaj se po e the edhe njëherë!
Vera Nikulaj – Uën ta them! Ky djalë është i Ardian Nikulës.
Denoncuesi – Pushka top t’u bëftë, për mua mos e ki problem.
Vera Nikulaj – Ky këtu është i Ardian Nikulës.
Denoncuesi – Mos e thuaj këtë fjalë. Veç presionin s’e ha Vera.
Vera Nikulaj – Vazhdo!
Drejtori – Mua më kanë ardhur letrat prej komunës në Lezhë, ti kapu me komunën. Ideja është me zgjidh hall.
Denoncuesi – Vera ti marri.
Drejtori – I marrim se i kërcënoj unë ato.
Ish-drejtori – Unë tak-fal s’kam si e bëj.
Denoncuesi – Po do e bëjë Vera pra.
Ish-drejtori – Po lëvizin pra, lëvizin.
Denoncuesi 2 – Po jo t’më fusë frikën mua.
Denoncuesi – Unë këtë nuk e ha.
Drejtori – Jo more ajo ka hallin tim.
Denoncuesi – Vijnë vajzat sonte, vijnë sonte …
Drejtori – Ku t’i gjejmë ne sonte prej Italie?!
Denoncuesi – I gjen Vera, i gjen!
Drejtori – Nuk të zhgënjen kush ty. Ne kemi për ta çuar tokën në vend të vetë, kaq është historia.
Denoncuesi 2 – Po çoje!
Drejtori – Po mor zemër, po kur shkojnë letrat në prokurori nuk … Hyjnë në hetim, ato. Si ta çoj?! Hiq denoncimin, lërë hallim tim …
Denoncuesi – Deri nesër ato veç të vijnë.
Drejtori – O vëllai im, denoncimi edhe po s’u bë deri nesër, bëhet prapë pasnesër. Se ti prapë më vë në provë mua se ty s’ti ka hëngër dreqi duart kur bie fjalë larg qoftë për me shku të bësh denoncim prapë. Policia dhe prokuroria s’është tu ik kund. Shiko vëllanë tënd, më jep një mundësi mua, merrem me Verën bëjmë sa të jetë e mundur me qetësi se tani Vera ka hallin tim.
I afëri i Verës – Tani Vera është në hall, burri është i vdekur dhe me fut në burg këtë është si, si me …
Denoncuesi – Ti marri pra vajzat, ti thonë të vijë sonte …
I afërmi i Verës – Edhe ky Arisi, të tërë këta, kanë bërë se u ka thënë Ardiani. Uluni dhe zgjidheni.
Denoncuesi – Zgjidhje jam tu u thënë, merrni vajzat dhe u zgjidh.
I afërmi i Verës – Po duro njëherë mo, duro. Ça ke …
Denoncuesi – O Aris?
Drejtori – Mos e vra mendjen mo burrë, mua s’është tu më vra kush. Kam me shku, me u paraqit i di unë si i kam.
I afërmi i Verës -S’e ka problem, ky do të hyjë në burg, ca muhabeti është.
Drejtori – Po ta them po shkuan letrat në prokurori as 6 muaj …
Denoncuesi – Po ta zgjidhim për 24 orë, tërë natën zgjidhet kjo punë.
Vera Nikulaj – 4 orë, si 4 orë?!
Denoncuesi – I thuaj vajzave …
Vera Nikulaj – Dola unë, a të hyra unë peng? Kur të jap unë fjalën si kujton ti?
I afërmi i Verës – Sa bën tërë ajo pasuri me të lënë një hipotekë?
Denoncuesi – S’dua hipotekë.
I afërmi i Verës – Për fjalë ty.
Vera Nikulaj – S’ka pranu mo, ti ke ardh për me denoncu. Prej Italie keni ardh me denoncu. Ti erdhe se ke nevojë me e nda unë punën. E unë ta ndaj punën. Po me tërheq denoncimin, se denoncimi nuk pret. Ti vetëm hap gojën. A i do 100 mijë euro tani në dorë?
Denoncuesi – Jo, jo.
Vera Nikulaj – Jo more po të jap fjalën. Unë kur hyj garant, si s’ta kryej mo. Unë jam tu t’thënë ça të duash ti.
I afërmi i Verës – Ça të duash ti!
Denoncuesi – Thirr vajzat
***
Takimi i dytë, në datën 16 korrik 2024 në një lokal në hyrje të Lezhës
Denoncuesi 2 – Mu me më dhënë fjalën kur do më vijnë certifikatat në dorë? Në rast se mua më vijnë certifikatat në dorë edhe e di që jam Zot i asaj prone që ma ka dhënë shteti e ma ka dhënë komisioni e jam tash 300 vjet në këtë vend. S’kam marrë gjë me zor edhe …
Vera Nikulaj – S’ke kthim mbrapsht? S’do me dhënë asnjë lloji arsye?
Denoncuesi 2 – Arsyen e kam kërkuar unë.
Vera Nikulaj – Me të dhënë fjalën.
Denoncuesi 2 – Nuk është punë fjale.
Vera Nikulaj – Është hera e parë që hyj në këtë punë unë. Me spostu tokën mbrapa dhe ty me të dhënë token tane, a je ka e marrin mbrapa?
Denoncuesi 2 – Mua me më dhënë atë që më ka dhënë komisioni i tokës.
Denoncuesi – Unë kam jetuar deri në vitin 2000 e sa unë aty, kam edhe shtëpinë aty. Edhe kam pas edhe të vjetër.
Vera Nikulaj – Unë e kuptova, e kuptova ke të drejtë për gjithçka çfarë thua.
Ish-drejtori– Ai është drejtori, ai është juristi, kur të thotë Vera që, të jep fjalën që bëhet zëvendësim, bëhet kthim se tani edhe unë nuk mund i thashë që nëse ju nuk i premtoni që tokën që atë që lyp e merr, me çfarë fytyre mundesh me i thënë?
Denoncuesi 2 – Fjalët i merr era.
Ish-drejtori – Jo jo, jo je tu fol.
Denoncuesi 2 – Unë flas me mendjen teme edhe, edhe…
Ish-drejtori – Jo jo!
Denoncuesi 2 – Unë di veç çcfarë ka gazeta, siç ka thënë ajo. A ka me shkru. Mua në rast se më vijnë certifikatat në dorë, Vera apo dikush, origjinale.
Ish – drejtori – Po s’bëhen për 24 orë këto punë.
Denoncuesi 2 – Jo për Zotin jam tash 6 muaj tu marrë me ju kot. Jam munduar boll me burrni.
Juristi – Problemi është se nuk zgjidhet për një ditë ore burrë se nuk është certifikata ime, ideja është hajde ta bëjmë me certifikatë me letra, Vera hyn garant, hajde ta bëjmë.
Denoncuesi – Unë du me thënë një gjë, Luigji e ka në dorë. Unë du me dhënë një mendim, thirri…. dhe …., nëse është Luigji.
Drejtori – Unë po të them tashti mua më ka ardhur një letër prej komune, letër e njehsuar prej komune, certifikatë e aprovuar nga pushteti vendor që atyre ju ka dhënë tapinë, të kishte ardh ky prej komune para këtyre ja kisha bërë këtij. S’kam dit gjë ça ka ba! E para, e dyta kur ja kam parë letrat këtij i kam thënë për Zotin me seancë gjyqësore, për efekt se këtij i është aprovuar para te ky, mbrapa te ato, origjinal me ju drejtu gjykatës, jo prokurorisë. Por nejse, ky është lodh me gjykatën dhe…
Ish – drejtori – Po e ka mësuar more dikush atje i ka thënë.
Drejtori – Praktikisht, praktikisht mua si Aris kam magazinuar aktin shkoj paraqitem te prokuroria, jap shpjegimet e mia, i përgjigjem ligjit për çfarë kam bërë. Por fillon prej te komuna. Shkon dhe nja 6 vjet, shkojmë burgjesh ne edhe mbrapa i kthehet toka, puna është a ja kthejmë më përpara, me ikët, me ndihmën teme, me burrin e huaj, me letrën në komunës edhe me garanci. Ky të qetësohet njëherë e mirë dhe të na e provojë edhe burrninë.
Ish-drejtori – Për çfarë ka ardh Vera? Vera ka fol me to, unë prandaj të thash hajde.
Denoncuesi 3 – Po ajo ka hyrë garant për ato, por…
Ish-drejtori – Po ka hyrë garant, a mendon se kam ardhur me jua vjedh unë? Me ju ba? Vera, i kanë dhënë garanci Verës. Vera ka thënë do shkoj aty edhe me më dhënë garanci që me i rregulluar.
Denoncuesi 2 – O Zotëri, garancia ime është tapia!