• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Partizani”/ Berisha: SPAK fsheh të vërtetën se procesi i privatizimit u iniciua nga qeveria e Nanos

15:29 : 18/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë sërish ditën e sotme në një konferencë për mediat për të folur rreth dosjes politike, sipas tij, të SPAK, për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani.

Berisha e ka konsideruar si shpifje se ka qenë ai që e ka privatizuar këtë klub për të përfituar dhëndri i tij. Berisha tha se ky proces është iniciuar nga qeveria e Fatos Nanos, teksa sipas tij, prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai fshehin emrat dhe firmat e ish-ministrave socialist në atë kohë, Angjeli, Klosi dhe Majko.

Berisha shtoi më tej se në hetimin e tyre shterues 4-vjeçar, prokurorët nuk kanë gjetur asnjë shkelje ligjore në firmosjen e dhjetëra dokumenteve të procesit të njohjes, kthimit të pronës dhe parablerjes së objekteve të ndërtuara mbi pronën e tyre.

Sali Berisha: Një shtyllë tjetër mbi të cilën ka ngritur piramidën e mashtrimit prokuroria politike private e Edi Ramës ndaj Sali Berishës është shpifja sipas të cilës Sali Berisha privatizoi Klubin Partizani për të pasuruar dhëndrin e tij.

Në këtë kuadër për të servirur si të vërtetë shpifjen e tyre, Dumani i pyetjes 1 milion euro, Kraja ish-xhelati i policisë sekrete të Enver Hoxhës, Millonai që për të mbrojtur si motër biologjike Tualantin me pesë mbiemra, konfiskon dosjet e padive kundër tij duke manipuluar, falsifikuar dhe rrëzuar aktet dhe ligjet zyrtare dhe shkruajnë se: “Privatizimi i Klubit Partizani, duket se ka gjetur diskutim dhe mbështetje, që në mesin e vitit 2005, kur evidentohet korrespondencë e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, mbështetur edhe në kërkesat e shoqërisë Partizani sh.a., por kjo procedurë ka mbetur në fazat fillestare”.

Lexo edhe:

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

Dhe për ta lidhur me nënkuptim këtë procedurë me Sali Berishën si autor i saj, ata vazhdojnë po aty: “Në vitin 2005, pasi shtetasi Sali Berisha zgjidhet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë….’.

Në këtë paraqitje, për të justifikuar krimin e tyre, prokurorët politikë fshehin dy të vërteta të një rëndësie kapitale për këtë çështje.

Së pari, ata fshehin dhe nuk tregojnë aty emrat e titullarëve të Ministrive të Kulturës, Ekonomisë, Mbrojtjes, që bazuar në kërkesën e një subjekti që nuk ishte pronar i Klubit Partizani, firmosën shkresat dhe de juro dhe de facto nisen procesin e privatizimit, por këta mercenarë për të krijuar përshtypjen se këtë proces e ka nisur Sali Berisha, vazhdojne po aty me: “Në vitin 2005 erdhi në pushtet shtetasi Sali Berisha…”, pra duan të bëjnë sadopak të besueshem shpifjen e tyre duke lënë të nënkuptohet se procesin e privatizimit e nisi Sali Berisha.

Kështu ata rreken të fshehin të vërtetën se nga mesi i vitit 2005, procesi i privatizimit të Klubit Partizani u iniciua me shkresa zyrtare nga ministrat Angjeli, Klosi Majko të qeverisë Nano dhe jo nga ministrat e qeverisë së PD.

Së dyti, mercenarët e organizatës kriminale Skapi i Partisë, fshehin një të vërtetë tjetër kapitale në këtë proces: Ligji Nr.9235, datë 29.7.2004, PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS neni 7, që titullohet: pronat që nuk kthehen, në pikën 1 të këtij neni, rreshtohen te gjitha pronat publike dhe shtetërore që nuk kthehen.

Kurse në pikën 2 të tij, ky nen sanksionon se: në rast se pronat e paluajtshme që përfshihen në piken 1 të këtij neni, propozohen për t’u tjetërsuar, ato i kalojnë subjekteve të shpronësuara.

Pra, edhe njëherë çdo propozim për tjetërsim pronësie per pronat publike apo shtetërore, që sipas ligjit 9235, nenit 7/1, nuk kthehen, në pikën 2 të këtij neni, ky ligj detyron që këto prona t’ju kthehen vetëm pronarëve legjitimë të shpronësuar, në rastin konkret toka iu kthehet të shpronësuarve në qoftë se ato propozohen për tjetërsim.

Pra, ligji bazë i kthimit dhe kompensimit të pronave ndalon çdo tjetërsim të pronës publike apo shtetërore në pronësi apo përdorim të dikujt tjetër përveç pronarit të shpronësuar.

Shtoj këtu se mercenaret e organizatës kriminale Skapi i Partisë injorojnë në këtë rast faktin se pronaret legjitimë të territorit të Klubit Partizani, të shpronësuar nga regjimi komunist, kanë paraqitur nga viti 1995 gjer në vitin 2005 në mënyrë të peësëritur kërkesën pranë autoriteteve zyrtare për ushtrimin e të drejtës së njohur me ligj dhe vendime të KKKP për parablerjen e objekteve të Klubit Partizani të ndërtuara mbi tokeë e tyre.

Veç kësaj, ligji 9235, neni 7/2, nuk thotë çdo tjetërsim i pronësisë e rikthen tokën, pronën, tek i shpronësuari, por thotë çdo propozim i tjetërsimit të pronësisë. Pra është propozimi i tjetërsimit të pronësisë dhe jo realizimi i tjetërsimit, momenti që detyron automatikisht rikthimin e tokës te i shpronësuari.

Në këtë kuadër, Klubin Partizani ua kthyen pronarëve ministrat socialistë që propozuan tjetërsimin e pronësisë të këtij klubi për një subjekt tjetër privat jo pronar.

Kështu pra nuk është Sali Berisha që ka propozuar privatizimin e Klubit Partizani, por janë ministrat socialistë Angjeli, Klosi e Majko. Mirëpo kjo e vërtetë nuk iu intereson prokurorëve politikë të prokurorisë private të Edi Ramës ndaj dhe fshehin emrat e ministrave që propozuan, dhe momentin e propozimit të tyre sepse ato iu përmbysin që në fillim piramidën e tyre të mashtrimit.

Procedura e privatizimit të Klubit Partizani u nis nga qeveria socialiste. Sali Berisha, qeverisja e tij nga viti 2005-2013, në përputhje të plotë me programin e Partisë Demokratike, por dhe me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, bënë të mundur me 54 mijë vendime të AKKP, kthimin ose kompensimin e 1.577.400.000 m2 dhe qindra e qindra objekte mbi 510 mijë pronarëve legjitimë të konfiskuar nga regjimi i etërve të Edi Ramës.

Jamarber Malltezi, pasardhës i pronarëve ndër më të mëdhenjtë të Tiranës, por dhe Shkodrës, ka marre gjithsej më pak se 7% të pronave qe i takojnë, në rastin e Klubit Partizani ai ka marrë 410m2 toke ose me pak se 1% të tokës. Procesi i privatizimit të Klubit Partizani është një proces ‘lege artis’, i zhvilluar në mënyrën më transparente pa asnjë shkelje ligjore. Theksoj edhe njëherë pa asnjë shkelje ligjore, çdo interpretim tjetër është absolutisht fals dhe i pavërtetë.

Në hetimin e tyre shterues 4-vjeçar, prokurorët politikë të Edi Ramës nuk citojnë, sepse nuk kanë gjetur asnjë shkelje ligjore në firmosjen e dhjetëra dokumenteve të procesit të njohjes, kthimit të pronës dhe parablerjes së objekteve të ndërtuara mbi pronën e tyre.

Asnjë nga këta punonjës, që kanë firmosur këtë proces nga viti 1996 i fillimit të tij gjer në vitin 2009 të përfundimit të tij, nuk është në ndjekje penale sepse ata kane zbatuar ligjin dhe vetem ligjin.

Aludimi se një ministër ka firmosur në vitin 2007, në një kohë kur ligji parashikonte koncesionin, është krejtësisht i pabazë. Procesi kishte dy vite që kishte filluar dhe ligji në qoftë se nuk shkruan në rreshtat e tij, nuk ka fuqi prapavepruese.

Në hetimin e tyre shterues 4-vjeçar, prokurorët politik te Edi Rames nuk kane gjetur asnjë dokument të firmosur nga Sali Berisha për njohjen, kthimin e pronës pronarëve legjitimë apo parablerjen, në përputhje me ligjin e objekteve të ndërtuara mbi këto prona.

Në hetimin e tyre shterrues katërvjeçar nuk ekziston asnjë dëshmi e çfarëdolloj që të faktojë se Sali Berisha ose Jamarbër Malltezi apo lidhje tjetër e tyre, kanë ushtruar presionin më të vogël tek ndonjëri prej dhjetëra e dhjetëra punonjësve te qeverive të majta dhe të djathta, që kanë firmosur dokumentet e njohjes, kthimit te pronës tek pronaret legjitimë dhe parablerjes së objekteve të Klubit Partizani.

Duke përfunduar mund të them se ata që transparencën, zbatimin rigoroz të ligjit, por edhe detyrimeve kushtetuese, i shpallin për korrupsion, janë skllevër pengje mjerane të krimeve të tyre.

Por theksoj përsëri se kur ke bërë pazare me vrasësit dhe ke marrë paranë e tyre të krimit për t’u pasuruar vetë, për të blerë apartamente, vila, toka apo pasuri të tjera, të cilat me rrogën tënde nuk i blije dot kurrë, apo kur ke përdorur paratë e vrasësve, përdhunuesve, trafikantëve për vakanca luksoze, për shkollimin e fëmijëve apo qoftë dhe për bixhoz, kur ke përdorur detyrën e besuar nga shoqëria për t’u bërën nga prokuror, avokat i kriminelit që të ka blerë dhe skllav i tij, ke shitur çdo gjë njerëzore

Ke shitur veten tek vrasësi, je zhveshur, shpërfytyruar dhe denatyruar nga morali njerëzor, je bërë më i lig, më i ulët se sa padroni yt, më vrasës, më përdhunues, më hajdut se ai, ndaj dhe virtytin njerëzor, solidaritetin familjar dhe të bamirësisë i quan vepër penale, krim.

Zbatimin e ligjit e shpall shkelje të ligjit dhe korrupsion dhe nuk ndalesh para asgjëje.

Bëhesh me hajdut se hajduti, më vrasës se sa vrasësi, të tillë janë sot anëtarët e organizatës kriminale Skapi i Partise apo anëtarët e prokurorisë private të Edi Ramës, të cilët Juri Kim ua serviri shqiptarëve si heronjtë e fëmijëve të tyre, por në fakt u provuan si monstrat me vepra shumë konkrete të fëmijëve shqiptarë, përfshi këtu moralit të tyre dhe fëmijëve autikë.

Etiketa: Kompleksi “Partizani”Sali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

15:16 : 26/06/2025
AKTUALITET

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

14:23 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kërkon lirinë/ Zbardhen argumentet e Metës në GJKKO: S’kam asnjë lidhje me pagesat për lobimin

12:58 : 26/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

12:02 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti”, Berisha përplaset me Koçin

11:32 : 26/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e ministrit të Brendshëm

11:09 : 26/06/2025
Para

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, Kuvendi shtyn për të premte seancën plenare

TË GJITHA

Temperaturat e larta, ja disa këshilla se si duhet të mbrohemi

08:40 : 27/06/2025

I vihet tritol dyqanit në Fushë Krujë

08:34 : 27/06/2025

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

08:32 : 27/06/2025

Thellohet hetimi për “Eco-Elb”/ Sot dëshmojnë zyrtarë të 7 bashkive që menaxhojnë inceneratorin

08:21 : 27/06/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

08:20 : 27/06/2025

Këmbimi valutor 27 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 27/06/2025

REL: Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

08:13 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com