Kupa e Shqipërisë do të ngrejë më 25 shtator siparin për edicionin e ri 2024/2025.
Ndryshe nga sezoni i kaluar ku morën pjesë 44 skuadra, në këtë edicion të këtij kompeticioni do të marrin pjesë 42 skuadra, pra 2 më pak se sezonin e kaluar, nga kampionatet Kategoria Superiore, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë dhe ekipi kampion i Kategorisë së Tretë të sezonit 2023-2024.
Kupa e Shqipërisë 2024-2025 do të jetë e përbërë nga faza para-eliminatore dhe faza eliminatore. Ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në Superiore për sezonin 2023-2024 do të garojnë duke filluar nga faza 1/16-ve.
Në turin para-eleminator do të luajnë katër ekipe. Naftëtari (skuadra e renditur në vendin e 9-të të Grupit A në Kategorinë e Dytë) do të përballet me skuadrën e Basanisë (ekipi kampion i Kategorisë së Tretë në edicionin 2023-2024). Ekipi fitues do të jetë në B16 ne skemën e turit 1/32.
Çifti tjetër i këtij turi është Murlani (ekip i renditur në vendin e 10-të të grupit A në Kategorinë e II-të)– Albanët (skuadër e renditur në vendin e 11-të të grupit A në Kategorinë e II-të). Ekipi fitues do të jetë në B15 ne skemën e turit 1/32.
Ndeshjet e fazës së 1/32 të këtij kompeticioni do të luhen më 25 tetor do të marrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të Superiores në Sezonin 2023-2024 si dhe 12 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2023-2024, 16 ekipet e renditura në tetë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në Sezonin 2023-2024, si dhe dy ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator.
Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë dhe ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje me dy takime.