• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Juljan Haxhiu

14:59 : 18/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Komisioneri Publik, Irena Nino ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Julian Haxhiu, ku kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Gjyqtari Julian Haxhiu u konfirmua më 7 Qershor në detyrë më shumicë votash të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Trupa u nda në vlerësimin përfundimtar për shkak të problemeve me pasurinë, ku kryesuesja Alma Faskaj dhe relatorja Pamela Qirko i gjetën bindëse shpjegimet e subjektit, ndërsa anëtarja Xhensila Pine në pakicë çmoi se Haxhiu gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia, për arsye të veprimeve fiktive të kryera për kredinë e butë.

Ndërkohë, edhe Komisioneri Publik konsideron se ndryshe nga sa ka disponuar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, referuar gjendjes së fakteve dhe provave në rastin konkret, ndan gjykim të kundërt, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë.

Haxhiu dhe bashkëshortja e tij, kanë nënshkruar në shtator të vitit 2013 një kontratë kredie për përfitimin e shumës 4.9 milionë lekë. Nga verifikimi i dokumentacionit të administruar në dosjen e hetimit administrativ lidhur me këtë kredi, rezulton se subjekti i rivlerësimit e ka aplikuar dhe përfituar kredi me kushte lehtësuese, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave, datë 12 shtator 2007 “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë”, i ndryshuar.

Komisioni konstaton se në vitin 2012 subjekti i rivlerësimit, për shkak të funksionit që kryente si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, bënte pjesë në rrethin e personave të cilëve u lindte e drejta për të përfituar kredi me kushte lehtësuese sipas parashikimeve të këtij vendimi të qeverisë, ku ndër të tjera përcaktohet se nuk kanë në pronësi të tyre apo personave të tjerë, objekt banimi.

Lexo edhe:

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

Por, KPK ka gjetur se në periudhë të afërt me aplikimin, bashkëshortja i ka dhuruar babait të saj një apartament me sipërfaqe 91 m2 në Tiranë, që ajo e kishte në pronësi. Bashkëshortja e ka blerë këtë apartament 3 vjet e 6 muaj para fillimit të bashkëjetesës dhe rreth 4 vjet e 10 muaj para lidhjes së martesës ligjore.

Komisioni konstaton se shuma prej 4.9 milionë lekësh, pjesë e fondeve të kredisë me kushte lehtësuese, është disbursuar në llogarinë e subjektit në tetor të 2013-ës dhe vlera monetare 4.8 milionë lekë është transferuar për blerjen e një apartamenti.

KPK vëren se subjekti ka revokuar kontratën e parë të shitjes me rezervë të një apartamenti dhe garazhi të nënshkruar me shoqërinë ndërtuese, pasi kreditë me kushte lehtësuese nuk financojnë blerjen e parkimeve, por janë të destinuara vetëm për qëllim strehimi.

Ndërkohë, nga verifikimet e kryera në vijim prej KPK-së, janë ngritur dyshimet se qëllimi final i marrjes së kredisë së butë ka qenë shlyerja e një kredie të marrë më parë nga subjekti, bashkëshortja dhe babai i tij, për financimin e blerjes së një apartamenti të blerë nga e motra.

Bazuar në këto rrethana, KPK ka konstatuar se dukej se subjekti ka kryer veprime dhe transaksione fiktive – duke vepruar në kundërshtim me rregullat e etikës, me qëllim përmbushjen e kushteve për përfitimin e kredisë me kushte lehtësuese.

Julian Haxhiu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Mirditës. Ai u transferua në Gjykatën e Lezhës në vitin 2008 dhe prej 2011-ës e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Etiketa: detyrajulian haxhiukomisioneri publikshkarkiminveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

12:57 : 17/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
BOTA

Trump kërkon shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale

19:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

Ish-prokurori Karanxha: 6 anëtarë të vetingut kanë marrë paga nga fondacioni Soros

13:31 : 15/09/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
Para

Shkak tradhtia? Aktori i njohur Arben Derhemi i jep fund martesës disavjeçare

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com