• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i Xhaçkës/ Peleshi: Vendim i mençur për ta çuar në Venecia, kemi paqartësi

10:57 : 16/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit, ka folur për mburojën që socialistët po i bëjnë mandatit të deputetes Olta Xhaçka, duke votuar dy herë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Peleshi u shpreh se votimi abstenim është shprehje e paqartësisë që ata kanë në lidhje me këtë çështje, teksa sipas tij, dërgimi në Komisionin e Venecias për t’i marrë opinion është vendim i duhur dhe i mençur.

Sipas Peleshit, për votimin e javës që shkoi nuk kishte një vendim grupi nga ana e socialistëve, por secili ka votuar sipas mendimit të tij.

Niko Peleshi: Nuk bëhet fjalë për kundërshtim të Gjykatës Kushtetuese. Ne e zbatuam sa i takon futjes në seancën e parë plenare. Ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit përgjithësisht abstenim por dhe kundër, që është shprehje e paqartësisë. Nëse do të më pyesni cila është fjala kyçe që tregon situatën e krijuar është paqartësia. Ka një paqartësi të gjitha palët janë në të drejtën e tyre. Por cila prevalon, është e paqartë. E drejta e deputetit për të vendosur vetë, e drejta e detyrimeve për të zbatuar një vendim gjykate Kushtetuese nga ana tjetër, prevalon se cila është e para. Për këtë gjë e vlerësoj si vendimin e duhur dhe më të mençur të mundshëm vendimin e kryetares së Kuvendit për ta çuar në Komisionin e Venecias. Nuk lidhet me emrin e një deputeteje, por do të na vlejë në parim për vendimin e Kushtetues që kalojnë për votimin në seancë.

Vazhdoj të mos pranoj termin kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e trajtuam me seriozitet. Kuvendi është bashkësi deputetësh, votimi në seancë është vullnet i deputetit. Në këtë rast nuk kishte vendim politik, vendim grupi, nuk ishte rasti. Ndaj bëjmë mbledhje grupi parlamentar për të mbajtur qëndrim grupi. Ka votim grupi, dikush mund të jetë kundër, por voton ashtu siç ka rënë dakord grupi.

Lexo edhe:

Lapaj mbetet jashtë Parlamentit, zbardhet vendimi i KAS: Mandati do t’i kalojë një zonje

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Peleshi shtoi më tej se cilido qoftë opinioni i Komisionit të Venecias, ata do ta zbatojnë, edhe pse nuk është e detyrueshme, teksa vlen të theksohet se socialistët po mundohen ta zvarrisin këtë çështje që Xhaçka ta çojë mandatin deri në fund.

Në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Gjilekë të Himarës për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Në atë kohë, Olta Xhaçka mbante postin e ministres së Jashtme.

Sipas këtij vendimi, kompanisë  ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në atë kohë, ngre shqetësime për konflikt interesi.

Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.

Rasti është kthjellësisht i pastër dhe për precedentë të tillë Kushtetuesja i ka hequr më parë mandatin e deputetit, Ilir Beqes dhe Koço Kokëdhimës.

Për çështjen në fjalë, SPAK ka sekuestruar të gjithë sipërfaqen e tokës që i ishte falur ish-deputetit socialist Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, për të ndërtuar resort si investitor strategjik.

Gjithashtu, në burg për këtë çështje ndodhet dhe ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro. Ky i fundit akuzohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të shoqërisë private të zotëruar nga Artan Gaçi.

Po ashtu, edhe vetë Artan Gaçi dhe bashkëshortja e tij deputete Olta Xhaçka kanë dëshmuar në SPAK në lidhje me këtë çështje që vijon të jetë në hetim.

Etiketa: komisioni i veneciaskuvendmandatiNiko Peleshiolta xhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj mbetet jashtë Parlamentit, zbardhet vendimi i KAS: Mandati do t’i kalojë një zonje

20:31 : 24/08/2025
RAJONI

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

12:00 : 24/08/2025
RAJONI

LVV propozon Hekuran Muratin për kryetar të Parlamentit të Kosovës, por sërish nuk merr votat e nevojshme

11:59 : 22/08/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Politika ngec, mundësitë ikin

10:02 : 22/08/2025
AKTUALITET

Lefter Maliqi paralajmëron një sezon vjeshte të tensionuar në Kuvend

18:03 : 21/08/2025
RAJONI

REL: A duhet partitë në Kosovë të jenë më bashkëpunuese për konstituimin e Kuvendit?

17:50 : 21/08/2025
Para

U arrestuan dhjetëra persona, Kushtetuesja do vendosë nëse përgjimet e “Sky ECC” do përbëjnë prova

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 24/08/2025

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

22:56 : 24/08/2025

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
Pamje nga aksidenti tragjik

Aksidenti ku humbën jetën dy motrat Dhimaku, ja çfarë thotë policia

22:20 : 24/08/2025

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

21:50 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com