• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkesa e Pëllumb Gjokës në Kushtetuese/ A do të shpallen të pavlefshme mesazhet SKY?

12:59 : 16/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Të dhënat e përftuara nga aplikacionet Sky dhe Enchrochat do të kalojnë në testin e vlefshmërisë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

“Boldnews.al” mëson zyrtarisht se, me shumicë votash, trupa prej 9 gjyqtarëve Kushtetuese ka vendosur në korrik 2024 që të kalojë për shqyrtim në seancë plenarë kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, me objekt shpalljen e pavlefshme të mesazheve të përftuar nga aplikacionet e inkriptuara.

Pëllumb Gjoka u arrestua një vit më parë, në 27 Korrik 2023, në bazë të një hetimi të zhvilluar nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Bashkë me Gjokën u arrestuan edhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales së Policisë së Shtetit, Oltion Bistri dhe personazhe të tjerë të kronikës së zezë në zonën e Shkodrës.

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

Ata akuzohen si pjesë e një grupi kriminal dhe mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme, nga vrasja, sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerje vrasjeje, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e të tjerë.

Hetimi për këtë grup personash nisi, pasi SPAK administroi nga autoritetet franceze dhe belge të dhënat e ç’koduara nga aplikacionet Sky dhe Enchrochat.

Sipas SPAK-ut, Pëllumb Gjoka rezulton të ketë komunikuar me mesazhe me anëtarë të fisit Bajri në Shkodër për kryerje atentatesh, përfshirë pagesa për ekzekutorët dhe financim për blerje armësh.

Pëllumb Gjoka dhe të tjerët kanë kundërshtuar provat e Prokurorisë së Posaçme, duke vënë në pikepyetje edhe vlefshmërinë e marrjes dhe përdorimit të mesazheve nga Sky në procese penale në Shqipëri.

Kërkesa e biznesmenit Gjoka është rrëzuar në tre shkallët e gjyqësorit.

Në maj të këtij viti, SPAK dërgoi dosjen për gjykim, ku krahas Gjokës janë marrë të pandehur edhe Behar Bajri (Brajoviç), Edmond Preka, Astmer Bilali, ish-zyrtari i lartë në Policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita.

Ndërkohë, beteja e radhës e grupit të të pandehurve është Gjykata Kushtetuese, në të cilin kërkohet të shpallen si te pavlefshme përdorimi i mesazheve Sky/ECC në procese penale.

Përdorimi i këtyre të dhënave në procese gjyqësore penale ka hapur një debat të fort juridik edhe në vende të Bashkimit Europian.

Pak muaj më parë, Gjykata Europiane e Drejtësisë dha një vendim orientues për gjykatat e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian.

Sipas atij vendimi, të dhënat duhet të vlerësohen nga gjykatësit lokale, në frymën e legjislacionin vendas.

Të dhënat e përftuara nga Sky/Ecc nuk janë përdorur si prova nga prokuroritë e vendeve të ndryshme, përfshirë edhe atë shqiptare, por kanë shërbyer si indicje për të shkuar tek prova.

Një mjet i ngjashëm i kërkimit të provës është përgjimi.

Por, rasti i informacionit të siguruar nga Sky/Ecc nuk ndjek të njëjtën rrugë proceduriale, si përgjimi.

Legjislacionet proceduriale penale, ku mbështetet edhe ai shqiptar, e vënë në lëvizje mjetin e përgjimit në rastet e (1) hetimeve të regjistruara, (2) me persona konkretë të dyshuar dhe (3) me afate të përcaktuara qartë.

Ndërsa, në rastin e të dhënave Sky, situata është shumë më ndryshe.

Pak vite më parë, autoritetet belge dhe franceze arritën të hynin në serverat e kompanive që menaxhonin platformat e komunikimit të koduar Sky/Enchrochat dhe arritën të gjenin “minierë informacioni” për grupet kriminale në mbarë botën, mes tyre edhe shqiptare.

Tashmë, debati është i përqëndruar në faktin se si mund të përdoren këto të dhëna si indicje apo si mjet të kërkimit të provës në një proces penal, kur ato nuk janë marrë në formë strikte-pra, nuk ka pasur më herët një hetim të regjistruar për një pjesë të mirë të të dyshuarve apo të veprave penale të zbuluara në komunikimet Sky; nuk ka pasur persona në përgjim sipas parashikimeve klasike të Kodit të Procedurës Penale; si edhe nuk ka pasur afate “përgjimi”.

Gjithësesi, këto pyetje dhe të tjera pritet të marrim përgjigje në vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila do të shprehet në muajt e ardhshëm për kërkesën e biznesmenit të arrestuar, Pellumb Gjoka.

Çfarë mund të ndodh në vijim?

Varianti më i thjeshtë është që Gjykata Kushtetuese t’i konsiderojë të ligjshme të dhënat e përftuara nga Sky dhe ecuria e proceseve penale ndaj të pandehurve apo të të arrestuarve të vijojë rrugën normalë në sistemin e drejtësisë.

Por, më interesant do të ketë fakti nëse Gjykata do t’i konsiderojë të pavlefshme dhe në shkelje të parimeve Kushtetuese.

Në këtë rast, pasoja e parë do të ishte një ridimendionim i plotë i proceseve penale dhe rishikim i pozitës proceduriale të të pandehurve apo të të arrestuarve të tjerë, të vendosur në qeli pas zbërthimit të mesazheve në Sky/Ecc.

Gjithashtu, në rast se ato shpallen të pavlefshme, një vendim i tillë do të lehtësonte shumë e shumë persona të tjerë, zyrtarë e të tjerë, të cilët dyshohen se kanë përdorur platformat e inkriptuara për biseda me natyre korruptive e kriminale.

Kreu i Strukturës së Posaçme, Altin Dumani, ka lënë të kuptohet në deklaratat e tij publike se SPAK është furnizuar me materiale voluminoze prej autoriteteve belge e franceze.

Brenda atyre dosjeve besohet se janë të përfshirë edhe njerëz me pushtet të lartë qeveritarë.

Partia Demokratike shprehet e bindur se Ministri i Brendshëm në detyrë deri në fillim të kësaj jave, Taulant Balla, ka qene përdorues i rregullt i platforms Sky për “të bashkëpunuar me grupet kriminale”, siç shprehen eksponentë opozitarë.

Po ashtu, opozita ka bindjen se edhe kryeministrit Edi Rama ka përdorur pajisje Sky për të diskutuar mbi afera korruptive.

Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të tjerë, përfshirë edhe drejtues policie janë nën verifikim për përdorim të mundshëm të aplikacioneve Sky/Ecc për veprimtari anti-ligjore.

E gjithë kjo “armatë” përdoruesish të Sky do të marrë frymë lirshëm, nëse Gjykata Kushtetuese nuk do t’i vlerësojë të përdorshme të dhënat e siguruara nga SKY.

Etiketa: Gjykata KushtetuesekrimiPëllumb Gjokaprovë“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

22:13 : 04/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e TikTok nga Rama, Gjykata Kushtetuese pranon padinë dhe kalon çështjen për shqyrtim

12:20 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Shqipëria narko-shtet”/ PPE pranon kërkesën e Berishës për të dërguar mision fakt-mbledhës

18:03 : 03/06/2025
RAJONI

“Sky Ecc”, zbërthehet edhe në Kosovë! Arrestohen 22 persona dhe sekuestrohen 129 automjete

16:10 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Erion Alibej ishte i shkolluar”/ Gazetarja: Ja pse u bë pjesë e krimit

22:31 : 02/06/2025
Para

Toka u lëkund për 9 ditë në 2023, zbardhet misteri: Ja çfarë e shkaktoi

TË GJITHA

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com