• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazheli injoron KLSH/ Nuk zbaton asnjë nga 35 masat për doganierët e kapur në shkelje

12:33 : 15/09/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Në nëntor të vitit 2023, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli, kishte injoruar rekomandimet për aplikimin e masave disiplinore për të paktën 35 zyrtarë të niveleve të ndryshme të institucionit.

Në atë raport auditimi, KLSH theksonte ndër të tjera se “Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, G.G (Gent Gazheli) është përgjegjës për mos-zbatimin e masave administrative dhe disiplinore”. duke i rikujtuar Gazhelit përgjegjësinë e tij institucionale.

Në foto: Raporti Përfundimtar i Auditit të KLSH tek Doganat, publikuar në vitin 2024

Megjithatë, edhe kjo ri-kujtesë e bërë në nëtor 2023, duket se nuk e ka vënë aspak në lëvizje kreun e Doganave.

Lexo edhe:

KLSH renditi abuzimet, Xhafaj kërcënon i tensionuar: Do t’ju vijmë për kontroll

“8.2 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë”, Braçe: KLSH nxorri në pah qasjen abuzive të Doganave dhe Tatimeve

Në Raportin Përfundimtar të Audimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave-Pjesa 2”, publikuar në vitin 2024, KSH thekson sërish se “Veprimet dhe mosveprimet e mësipërme janë përgjegjësi e: Z.G.G me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, në cilësinë e titullarit të institucionit si person përgjegjës për monitorimin e realizimit të rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit…”.

Shkeljet në Dogana

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar masa disiplinore për të paktën 35 zyrtarë, përfshirë drejtues të lartë dhe punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, pas identifikimit të një serie të gjatë shkeljesh në ushtrimin e detyrës, të cilat kanë sjellë, ndër të tjera, mbledhjen e stokut të borxhit doganor në një shifër rreth 46 miliardë lekë të reja.

Për audituesit e KLSH-së, përgjegjësi kryesor është Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli, i cili nuk ka marrë masat e duhura për të organizuar punën dhe për të vendosur në efektivitet drejtorët, përgjegjësit e sektorit dhe specialistë të tjerë të mbledhjes së borxhit, si edhe të përllogaritjes së aksizës për subjekte të ndryshme.

Në foto: KLSH e konsideron Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli, si përgjegjësin  kryesor për stokun e borxhit doganor në shumën 46 mld lekë të reja

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit emrat e zyrtarëve jepen me iniciale, megjithatë, nga pozicioni i tyre kuptohet qartësisht se bëhet fjalë për thuajse të gjithë zinxhirin drejtues të Doganave Shqiptare.

Në përfundim të auditit “Mbi përputhshmërinë e veprimtarisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave”, të hartuar në Shtator të vitit 2023 dhe të publikuar fillimisht në nëtor 2023, KLSH ka rekomanduar masat si vijon:

“Mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj

Për znj. V.N., me detyrë Drejtore në Drejtorinë Juridike;

Për znj. L.B., me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Ankimimeve në Drejtorinë Juridike

Për z. J.Ç , me detyrë Përgjegjës Turni, pranë Sektorit të Vlerës në Qendër

“Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet”

Për znj. A.G., me detyrë specialist në Sektorin e Ankimimeve në Drejtorinë Juridike;

Për znj. I.B., me detyrë specialist në Sektorin e Ankimimeve në Drejtorinë Juridike;

Për z. B.Gj., me detyrë specialist në Sektorin e Ankimimeve në Drejtorinë Juridike

Për znj. V.D., me detyrë specialist në Sektorin e Legjislacionit në Drejtorinë;

Për znj. A.G., me detyrë specialist në Sektorin e Legjislacionit në Drejtorinë Juridike;

Për znj. M.Z., me detyrë specialist në Sektorin e Legjislacionit në Drejtorinë Juridike.

Për znj. M.J., me detyrë specialiste pranë Sektorit të Produkteve të Cigareve dhe Pijeve Alkolike;

Për znj. A.ZH, me detyrë specialiste pranë Sektorit të Produkteve të Cigareve dhe Pijeve Alkolike:

Në foto: KLSH rekomandon masa disiplinore për 35 zyrtarë të lartë e të mesëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

“Gjobë që nuk kalon pagën e 5 (pesë) ditëve të punës së punëmarrësit”:

Për z. A.S., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Hetimit;

Për z. E.C., me detyrë Përgjegjës sektori i Sektorit të Koordinimit për Mashtrimet Fiskale i

Drejtorisë së Hetimit;

Për z. K.M., me detyrë Hetues i Drejtorisë së Hetimit

Për z. A.RR., me detyrë doganier pikë kontrolli i Drejtorisë së Antikontrabandës;

Për z. D.P., me detyrë inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës;

Për z. E.Gj., me detyrë doganier i Drejtorisë së Antikontrabandës;

Për z. E.K., me detyrë inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës;

  1. I.H., me detyrë inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës;
  2. L.M., me detyrë komandant grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës

“Vërejtje me shkrim”:

Për z. G.T., me detyrë Hetues i Drejtorisë së Hetimit;

  1. H.P., me detyrë Hetues i Drejtorisë së Hetimit;
  2. K.M., me detyrë Hetues i Drejtorisë së Hetimit;
  3. M.B., me detyrë Hetues i Drejtorisë së Hetimit;

Znj. A.S., me detyrë inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës;

  1. B. K., me detyrë doganier fizik;
  2. B. Z., me detyrë inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës
  3. E.K., me detyrë komandant grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës;

Z.E.M., me detyrë komandant grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës;

Z.F.O., me detyrë komandant grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës

Z.F. R., me detyrë komandant grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës

Znj. I.M., me detyrë komandant grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës;

  1. J.G., me detyrë komandant grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës;
  2. R.V., me detyrë inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës;
  3. Y. S., me detyrë doganier pikë kontrolli
Etiketa: doganiereDrejtori i Përgjithshëm i Doganavegent gazheliklshmasa disiplinore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLSH renditi abuzimet, Xhafaj kërcënon i tensionuar: Do t’ju vijmë për kontroll

14:45 : 06/11/2025
AKTUALITET

“8.2 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë”, Braçe: KLSH nxorri në pah qasjen abuzive të Doganave dhe Tatimeve

14:43 : 06/11/2025
AKTUALITET

Mazhoranca braktisi sallën pas raportit të KLSH/ Berisha: Pranuan vjedhjet që kanë bërë

14:00 : 06/11/2025
AKTUALITET

Berisha në Kuvend: Kontrollorit të KLSH iu bë presion se donte të auditonte Kryeministrinë

13:40 : 06/11/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH raporton në Kuvend: Auditimet zbuluan probleme serioze në prokurimet publike

13:04 : 06/11/2025
AKTUALITET

Faktet tronditëse të KLSH-së: Shëndetësia e nënfinancuar. S’ka kontroll në zinxhirin e furnizimit të barnave

16:38 : 04/11/2025
Para

"Nëse Rama bie nga karrigia, e hanë qentë", Maliqi: Do ngrihemi në protesta të fuqishme

TË GJITHA

Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë departamentesh

13:13 : 07/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025

Mbyllja e qeverisë amerikane rrezikon ndërprerje globale të fluturimeve

13:06 : 07/11/2025

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

13:04 : 07/11/2025

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

12:57 : 07/11/2025

Marjani goditi me thikë në zemër të atin, e ëma tregon shënimet që i gjeti 25-vjeçarit

12:55 : 07/11/2025

“Pashë tmerr me sy”, nëna e Marjan Kodhelit që vrau babanë: Burri më tha shpëto veten dhe lajmëro policinë!

12:44 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com