• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Duopoli i oksigjenit zhvat shqiptarët me çmime tre herë më të larta se rajoni

11:55 : 11/09/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në fund të vitit të kaluar, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës lidhi një kontratë me shoqërinë Sol spa për blerjen e 720 mijë litrave oksigjen mjekësor. çmimi që rezultoi pas procedurës tenderuese ishte 0.43 euro për litër, siç dëshmon kontrata.

Në të gjitha vendet e rajonit, çmimi i oksigjenit që përdorët për nevojat mjekësore varion nga 0.3-0.5 euro për litër. Kapitali konsultoi dhjetra tendera të zhvilluar nga ministritë e shëndetësisë dhe qendrat spitalore në vendet e rajonit. Por Shqipëria është rast i veçantë.

E njëjta kompani, që i shiti Kosovës oksigjen me 0.43 euro në Shqipëri e shet oksigjenin prej tre vitesh me çmimin 1.2 deri në 1.3 euro për litër. Plot tre herë më shtrenjtë.

Lexo edhe:

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

Por pse grupi Sol bën diskriminim çmimesh vetëm me Shqipërinë? Arsyeja është një duopol, për të cilin disa dyshojnë që në fakt është monopol.

Tregu

Tregu i oksigjenit mjekësor që blihet nga spitalet publike po shkon rreth 15 milionë euro në vit. Ky është një biznes, i cili zotërohet nga vetëm dy kompani. Ato janë G.T.S Gazra Teknike dhe Messer Albagaz. E para zotërohet nga grupi italian Sol duke patur si person të plotfuqishëm në Shqipëri, biznesmenin Besnik Halili. Zoti Halili ka dalë në përgjimet e antimafias italiane për lidhje me organizatën mafioze Ndraghetta.

Kompania e dytë, Messer, zotërohet nga një fondacion në Gjermani.

Të dy këto kompani, herë hyjnë bashkë në tenderat e ministrisë së Shëndetësisë dhe herë konkurrojnë me njëra tjetrën. Rezultati i këtij koluzioni flagrant është ai se Shqipëria që pas pandemisë e ble oksigjenin spitalor tre herë më shtrenjtë se Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe të gjitha vendet e BE-së.

Mbyllja e tregut me dy kompani, të cilat koordinojnë biznesin me njëra tjetrën nuk mund të ndodh nëse nuk korruptohen institucionet. Në fakt, tregu i gazit mjekësor është nën hetim nga prokuroria. Para disa kohësh SPAK bastisi zyrat e kompanisë G.T.S në Vaqarr, duke sekuestruar dokumente, kompjuterë dhe telefonat e 12 personave, mes të cilëve të drejtuesit Besnik Halili.

Arsyet janë pikërisht abuzimi me tenderat e oksigjenit, një dosje e cila hetohet nga prokurori Sotir Kllapi. Por lëvizjet e ngadalta të SPAK e rëndojnë koston që paguajnë qytetarët shqiptarë, të cilët po zhvaten haptazi me tenderat e oksigjenit spitalor. Dhe këto nuk janë para që merren nga kompanitë e huaja. Dyshohet se ato para kthehen sërish me canta në Shqipëri./kapitali.al

Etiketa: abuzim me tenderaBesnik Haliliduopolkompania Messermonopoloksigjen mjekesorShërbimi Spitalor Klinik Universitar i KosovësSol SPAspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama Olsi, foto bën me alzhaimer SPAK!!

12:33 : 29/10/2025
AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
Para

Të shtëna me armë në Tiranë, identifikohet i plagosuri - EMRI

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com