• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Projekti i ri kombëtar i Rusisë përqendrohet në “pavdekshmërinë”

15:58 : 08/09/2024
në BOTA

Në shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbajti fjalimin kryesor në një konferencë shik me titullin teknologjitë moderne mjekësore: Sfidat e hershme të së nesërmes.

“Ne e kemi themeluar këtë forum për t’i diskutuar zgjidhjet premtuese që po shfaqen dhe testohen tani, por kjo do ta ndryshojë thellësisht shumë shpejt… jetën e njerëzve”, tha Putin, 71 vjeç, duke u ndalur disa herë për ta qëruar fytin.

Në qendër të fjalimit të Putinit ishte njoftimi i “projektit kombëtar” të Rusisë, i cili është i 14-ti. Ky projekt quhet “Teknologjitë e Reja për Shpëtimin e Shëndetit”. Projektet kombëtare janë iniciativa shumëpalëshe të udhëhequra nga qeveria, që kanë për qëllim përmirësimin e fushave kryesore si, demografia, arsimi, bujqësia dhe shëndetësia. Ato u sollën nga Putini më 2005 dhe janë pjesë e vazhdueshme e fushatave të tij për zgjedhje jokonkurruese.

Më 16 maj, rreth një javë pasi Putini u përurua për herë të pestë president i vendit, zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova e paraqiti edhe zyrtarisht projektin e ri dhe njoftoi se ai do të nisë më 2025.

Lexo edhe:

Macron i kërkon Putinit armëpushim të shpejtë në Ukrainë

Rindizet konflikti, Rusia kryen sulmin më të madh ajror ndaj Ukrainës që nga nisja e luftës

Golikova theksoi se “trendet demografike” të Rusisë kanë krijuar “sfida të reja për shëndetësinë”, të cilat, në këmbim, mund të ndihmojnë në zhvillimin e “rrugëve të avancuara të teknologjisë mjekësore”.

Ajo në veçanti i përmendi teknologjitë për ngadalësimin e plakjes së qelizave, neuroteknologjitë, dhe “rrugët e tjera për rritjen e jetëgjatësisë”. Një aspekt kyc i iniciativës së re do të jetë puna në “teknologjitë biomjekësore të së ardhmes për plakje të shëndetshme dhe aktive”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, RIA Novosti.

Përqendrimi në ngadalësimin e plakjes dhe rritjen e jetëgjatësisë tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve në qarqet mjekësore.

Projekti i ri kombëtar pasqyron “tekat e një byroje politike që është duke u plakur”, tha një specialist në një spital të Moskës.*

“Të gjithë plaken, duke përfshirë edhe politikanët,” tha ai. “Terapitë kundër plakjes janë shumë të njohura dhe kushtet për futjen e teknologjive të reja janë të favorshme.”

Një hulumtim i ri nga Systema, njësia hulumtuese ruse e Radios Evropa e Lirë, dhe media në mërgim në gjuhën ruse, Meduza, ka analizuar projektin e ri me prioritet kombëtar të Putinit dhe hedh një vështrim në disa nga idetë kryesore.

“Ata i donin përgjigjet dje”

Buxheti për projektin e ri kombëtar nuk është bërë i ditur. Sipas përmbledhjes së RIA Novosti, projekti synon “t’i shpëtojë 175.000 jetë” deri në vitin 2030.

Një synim tjetër i projektit është që “përqindja rasteve të trajtimit mjekësor duke përdorur teknologji të reja mjekësore dhe produkte inovative mjekësore” duhet të arrijë në 10 për qind brenda pesë viteve.

Në fillim të qershorit, Departamenti i Shkencës dhe Inovacionit të Kujdesit Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë u dërgoi një letër instituteve kryesore kërkimore të Rusisë, duke kërkuar propozime të shpejta për grante në fushat e mëposhtme: zhvillimi i produkteve mjekësore që synojnë reduktimin e barrës së plakjes qelizore; zhvillimi i neuroteknologjive të reja dhe produkteve mjekësore përkatëse që synojnë zbulimin dhe trajtimin e dëmtimeve shqisore dhe aftësive njohëse; zhvillimi i metodave të drejtimit të sistemit imunitar bazuar në rolin e tij në procesin e plakjes; dhe zhvillimin e teknologjive të reja mjekësore të bazuara në bioprinting.

Bioprintimi përdor qeliza të gjalla, proteina dhe materiale të tjera të papërpunuara për të prodhuar inde njerëzore për shërimin e lëndimeve dhe sëmundjeve.

Në spitalin Burdenko të Moskës në dhjetor 2023, mjekët kryen operacionin e parë duke përdorur bioprintim në pacient.
Në spitalin Burdenko të Moskës në dhjetor 2023, mjekët kryen operacionin e parë duke përdorur bioprintim në pacient.

Letra, një kopje e së cilës u sigurua nga Systema dhe Meduza, u konfirmua nga dy mjekë që punonin në qendrat mjekësore-kërkimore dhe një punonjës i një instituti akademik. Ata shprehën habinë për urgjencën e kërkesës.

“Na u kërkua t’i dërgonim menjëherë të gjitha idetë tona,” tha një nga mjekët.

“Letra erdhi sot, le të themi, dhe ata kërkuan përgjigjet dje”, shtoi ai.

“Të jem i sinqertë, është hera e parë në jetën time që kam parë diçka të tillë,” vazhdoi ai. “Zakonisht për një projekt kombëtar, apo ndonjë program federal ka një sërë takimesh me specialistë të ndryshëm dhe çdo gjë diskutohet publikisht”, sipas tij.

Mjeku tjetër tha se është “i tronditur” nga letra.

“Duket se tani për tani ne nuk kemi kë ta trajtojmë përveç ‘cungëve tanë të vjetër’” tha ai, duke iu referuar rrethit të vjetër të udhëheqësve, të cilët kanë sunduar gjatë 25 vjetëve të Putinit si president, apo kryeministër.

“Tani [me luftën në Ukrainë që po vazhdon], ne supozohet të ndalojmë çdo gjë tjetër. Cinizmi është i pakuptueshëm”, shtoi ai.

Burimet me të cilat folën Systema dhe Meduza thanë se ende nuk i janë përgjigjur thirrjes për propozime të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kërkimet moderne, si ato që përmendin në këtë projekt kombëtar, janë mjaft të shtrenjta,” tha një burim i lidhur me Kremlinin. “Ato kërkojnë shumë para dhe burime. Zhvillimi i terapive të reja kushton miliarda euro, gjë që asnjë projekt kombëtar nuk mund ta përballojë këto ditë.”

“Njëri shërbëtor”

Një burim i lidhur me Kremlinin i tha Systemas dhe Meduzas se zanafilla e projektit të ri kombëtar ishte “një obsesion i zmadhuar nga lobimi”.

“Ky është Mikhail Kovalchuk, i cili flet me entuziazëm për jetën e përjetshme dhe ‘gjenomin rus’”, tha burimi. “Ai vrapoi te presidenti.”

Kovalchuk, 77 vjeç, është fizikan dhe vëllai i madh i biznesmenit miliarder, Yury Kovalchuk, i cili është përshkruar si “bankieri personal i Putinit” dhe i cili ka qenë i lidhur ngushtë me Putinin prej kur ky i fundit ishte nënkryetar i Shën Petersburgut në fillim të viteve ‘90.

Mikhail Kovalchuk është president i Institutit Kurchatov, një strukturë kërkimore bërthamore në Moskë, dhe ka qenë anëtar korrespondues i Akademisë Ruse të Shkencave prej vitit 2000. Vitin e kaluar ai u emërua president i Muzeut Politeknik të Moskës.

Mikhail Kovalchuk merr pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, në qershor 2021.
Mikhail Kovalchuk merr pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, në qershor 2021.

Tri burime që kanë njohuri rreth zhvillimit të projektit të ri kombëtar e përmendën gjithashtu Kovalchukun si iniciator të mundshëm të kësaj ideje. Kovalchuk është tashmë në krye të programit federal të gjenetikës, në të cilin vajza e madhe e Putinit, endokrinologia Maria Vorontsova, luan rol të rëndësishëm.

Në një fjalim të çuditshëm të vitit 2015, Kovalchuk i akuzoi “elitat e huaja” se po përpiqeshin ta rrëmbenin “procesin evolucionar” për të krijuar “një njëri shërbëtor”.

Ata njerëz, tha ai, do të kishin “vetëdije të kufizuar”, riprodhimi i tyre do të “menaxhohej” dhe ata do të ushqeheshin me “ushqim të lirë…nga organizma të modifikuar gjenetikisht”. Ai nuk dha asnjë provë për t’i mbështetur këto pretendime të çuditshme.

Mediat ruse kanë raportuar shpesh se Putini u beson ideve të tilla.

“Tashmë mund të parafytyroni, dhe jo vetëm teorikisht, se njeriu mund të krijojë njerëz me një grup të caktuar karakteristikash,” tha Putin në vitin 2017. “Mund të jetë një gjeni matematikor, ose një muzikant i shkëlqyer. Ose mund të jetë një ushtar, një person që mund të luftojë pa frikë, apo ndjesi dhembshurie, keqardhjeje a dhimbjeje.”

“Më çdo kusht”

Në tetor të të njëjtit vit, Putini pretendoi se të huajt po mblidhnin “sistematikisht dhe profesionalisht biomateriale” të qytetarëve rusë.

“Pse po e bëjnë këtë?” pyeste ai.

Në vitin 2009, instituti i Kovalchuk kreu një projekt për të “deshifruar gjenomin rus”.

Ai ka folur vazhdimisht për dëshirën për të jetuar një jetë të gjatë dhe produktive.

Mendimi i tij për këtë temë është ndikuar nga Konstantin Skryabin, i cili punoi nën urdhrat e Kovalchukut në Institutin Kurchatov në projektin e gjenomit rus.

“Neve [shkencëtarëve] na pëlqen të diskutojmë problemin e pavdekshmërisë njerëzore,” tha Skryabin

Duket se projekti i fundit kombëtar i Putinit mbi Teknologjitë e Reja të Shpëtimit të Shëndetit është rezultat i diskutimeve të tilla, u pajtuan disa ekspertë të pyetur nga Systema dhe Meduza pasi lexuan letrën e Ministrisë ruse të Shëndetësisë.

“Shefi i madh e ka caktuar detyrën,” tha një studiues në një qendër kërkimore në Moskë. “Dhe burokratët kanë marrë përsipër përmbushjen e saj me çdo kusht”.

*SHËNIM: Për shkak se Qeveria e Rusisë e ka shpallur REL-in “organizatë të padëshirueshme”, REL-i ua ka fshehur identitetin burimeve të veta në Rusi, për t’i mbrojtur ata nga përndjekja./REL

Etiketa: pavdekshmeriPutinRusi

Lajme të lidhura

BERLIN, GERMANY - JANUARY 19: French President Emmanuel Macron (R) and Russian President Vladimir Putin (L) arrive for a family picture at the Chancellery on January 19, 2020 in Berlin, Germany. Leaders of nations and organizations linked to the current conflict are meeting to discuss measures towards reaching a consensus between the warring sides and ending hostilities. (Photo by Emmanuele Contini/Getty Images)
BOTA

Macron i kërkon Putinit armëpushim të shpejtë në Ukrainë

22:21 : 01/07/2025
BOTA

Rindizet konflikti, Rusia kryen sulmin më të madh ajror ndaj Ukrainës që nga nisja e luftës

10:50 : 29/06/2025
BOTA

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025
BOTA

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

08:32 : 27/06/2025
BOTA

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

10:36 : 26/06/2025
BOTA

Trump për Putinin: Mund të ketë ambicie përtej territorit të Ukrainës

17:02 : 25/06/2025
Para

Xhaferri: Ekipi ‘PS 2030’ për të avancuar eksodin e rinisë dhe importin e plehrave

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com