Nga Basir Çollaku
Ministri i brendshëm Ervin Hoxha është me kohë i denoncuar, sepse ka shkarkuar një ekip inspektorësh ndërtimi, sapo ka marrë detyrën. Faji i tyre, ishte shembja e një objekti në zonën e Shkodrës, për të cilën kishin ndërhyrë për ta mbajtur paligjshmërisht në këmbë, persona të krimit të organizuar. Më pas, banda e mbajti premtimin e dhënë inspektorëve. Sapo të vinte drejtori i ri, ata do të largoheshin nga puna. Ashtu ndodhi. Zyrtarët e kanosur se bënë detyrën u gjendën në pak ditë të papunë nga shefi i ri Hoxha.
Kjo është çështje në hetim në Prokurori. Pra qokën ndaj atyre me të cilët duhet të përballet ligjzbatuesi Hoxhë ministry e ka bërë. Kjo ende pa marrë postin nga kryeministri Rama, pas largimit të Taulant Ballës. Kriter përzgjedhje janë aktet bamirëse ndaj Mafies, për tu katapultuar nëpër zyrat e kabinetit qeveritar. Dhe Hoxha nuk është bosh në arkiv. Ministri i prejardhur nga fisi Hoxha i diktatorit, duket se është alienizuar më shpejt se kushdo në karriken e re të ekzekutivit. Herën e parë në hapjen e gojës, pasi u qeveris, kumbullosi çudira aspak konkuruese.
Lajmëroi largimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Mehmet Rrumbullaku, prej kohësh në prag ikjeje. Më pas nxori në shtyp dorëheqjen e tij. Ngjan se në prag zgjedhjesh, Rama po përgatit manekinë, mikrofona e megafonë si ministra, të bindur të verbër.
Ministri Hoxha mund të ishte fitues aplikimesh për emisione humori, me deklaratat e tij, teksa ngjan se është hera e parë duke u përballur me shkresën ku merr fjali dhe u jep zë. Sokol Bizhga i komanduar drejtor, me gjasë mund të mbetet në këtë detyrë, ose zëvëndës ku ishte, kujtohet për agresivitetin kundër PD si në 97-tën ashtu edhe në 2022, pa ndryshuar nuancat e mllefit.
Demokratët e njohin zërin e tij me 8 janar 2022, kur bërtiste vartësve të forcave speciale në oborrin e PD, gaz, gaz, gaz. E ata ndiqnin deri matanë urës protestuesit. Hera e parë e ndodhur, ku në një seli partie sulmohet për të mbrojtur të zgjedhurin e qeverisë. Konkursi patronazhist nuk do të sjellë surpriza. Madje lajmi vijon me ndërrimin e 12 drejtorëve të qarqeve.
Përse dhe si po bëhet?
U bë ndonjë analizë rezultatesh? Kanë suksese apo dështime në luftën ndaj kriminalitetti? Ka padi në prokurori, apo agjencitë e zbatimit të ligjit ndaj tyre? Ka denoncime për përfshirje në vepra penale? Ku do të përfundojnë të shkarkuarit nëse levizjet marrin në konsideratë gradat? Zëvëndësuesit, konkurues e garues, a kanë kaluar të famshimin rivlerësim, vetting? A kanë plotësuar formularët e dekriminalizmit dhe atë të përdorjes ose jo të telefonave të kriptuar, të aplikacioneve sky-encrochat-matrix? A ka marrë minsitria dijeni për emrat e projektuar si konkurues, nga SPAK, nëse ata gjenden nëpër dosjet e ardhura nga partnerët në miliona faqet e përgjimeve me krimin e organizuar? Kanë pasuri të fshehura?
Sepse ish-shefi i operacionales Oltion Bistri tashmë në qeli, pas arrestimit u mor vesh se kishte mbi 4 milionë euro pasuri të patundshme! Eshtë duke bërë gati Edi Rama porositë e bandave në emërime? Është duke u dhënë shpërblim aksionesh atyre? Eshtë duke krijuar eskortën e grabitjes së re elektorale?
Ecim më tej
“..Nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade..” thotë ndër të tjera Hoxhë Ministri. Le ta ndihmojmë me kujtesën e munguar.
Zoti ministër
- Në greminën e vitit 2013, Shqipëri nuk kishte 200 mijë hektarë kanabis sa u mbollën në vitin 2014, 15, 16, duke mbushur Evropën me hasahsh. Kjo sipas raporteve zyrtare. Jo sipas raporteve të gjeneralit të arrestuar të Guardias, Fabrizzio Lisi, mikut të trafikantit Artur Shehu. Gjeneral të cilit me rekomandimin e sekretarit të Ramës Engjëll Agaçi, iu dhurua 30 mijë metër tokë në bregdet në Vlorë. Atyre raporteve qesharake për zhdukje 99.8 përqind të lëndës narkotike.
- Në greminën e vitit 2013, nuk kishim ministër të brendshëm të arrestuar si Sajmir Tahiri e të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, ndonëse u devijua akuza nga lart gjatë rrugës, e tani sërish është në hetim pasuror.
- Në greminën e vitit 2013, nuk kishim ministër të brendëshëm si Fatmir Xhafa me vëllanë të dënuar për tafik ndërkombëtar droge, teksa bridhte e bvënte biznes nëpër Shqipëri në mburojën e vëllait të madh.
- Në greminën e vitit 2013, Shqipëria nuk renditej në tre vendet e para në botë për trafik ndërkombëtar të canabis, heroinës, kokainës, ashtu si ka ndodhur në dekadën e ndritur të ministrit Hoxha.
- Në greminën e vitit 2013, nuk kishim banda shqiptare ndihmuar nga oficerë policie duke porositur si dorë e parë kokainë në kolumbi, venezuelë, Ekuador, etj
- Në greminën e vitit 2013, nuk kishim oficerë madhorë të Policisë së Shtetit, të përfshirë në Krim të Organizuar në dosjet e SPAK, ashtu siç ka deklaruar drejtuesi i saj zoti Dumani dhe ata ende janë në detyrë, e do të punojnë me ministrin Hoxha për të kapur standardet
- Në greminën e vitit 2013, nuk kishim prokurorë e gjyqtarë, si dhe funksionarë të lartë të drejtësisë, me dosjë te rënda nëpër krim të organizuar, gati për tu arrestuar, por ende gjejnë mbrojtje nga shefi i ministrit
- Në greminën e vitit 2013, nuk pastroheshin në Tiranë e bregdet miliarda euro, e nuk këmbeheshin në Shqipëri në një vit si në 2023, rreth 13 miliard euro, duke masakruar ekonominë me para të zezë trafiqesh
- Në greminën e vitit 2013, nuk kishim bashkinë e Tiranës me dy grupe të strukturuara kriminale si kryetarin Veliaj sot në prag arresti.
- Në greminën e vitit 2013, nuk kishim Ndranghetën, Sinaloan dhe të tjerë kartele ndërkombëtare, zaptuese me aktivitet të rënduar në vendin tonë
- Në greminën e vitit 2013 nuk kishim ende të hapur zyrë të DEA agjencisë së antitrafikut të drogës amerikane, në Tiranë, siç është aktualisht prej dy vitesh
- Në greminën e vitit 2013, nuk kishim arritur ende të korruptonim nga zyra e kryeministrit drejtor të kundërzbulimit të FBI së Nju Yorkut
– Në greminën e 2013 nuk kishim këshilltar zyrtar të Kryeministrit shefin e shërbimeve rumune pjesë e kartelit meksikan të kokainës, “Sinaloa”
- Në greminën e vitit 2013, Shqipëria nuk i ishte dhënë me qera Sorosit
- Në greminën e vitit 2013, nuk kishin ikur 1 milionë shqiptarë në eksod duke kthyer vendin në një azil të moshuarish
- Në greminën e vitit 2013, nuk ishim bërë një djerrinë plehrash, mbetjesh, biznes mafia, apo rezervat emigrantësh nga e gjithë bota
Në 2013 nuk e kishim humnerën ku po na gropos ministri me shefin e tij ortakët banditë të tyre dhe mafian