• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë/ Qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin pikat kufitare me Serbinë

“Këshilli Organizativ për Bllokada” në Serbi planifikon bllokim të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Kosovën më 6 Shtator. Arsyeja e protestës: mbyllja e institucioneve paralele serbe në veri.

15:26 : 05/09/2024
në RAJONI

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës u bëri thirrje shtetasve të Kosovës dhe qytetarëve që jetojnë jashtë t’i shmangin pikëkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë udhëtimeve të tyre tranzit. Kjo thirrje nga MPJD, u bë të mërkurën vonë pas paralajmërimeve nga “Këshilli Organizativ për Bllokada” në Serbi, që bëri të ditur se më 6 Shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Kosovën.

“MPJD  u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në njoftim.

Paralajmërohen veprime radikale

Një ditë më parë edhe në protestën e ish-punonjësve të institucioneve paralele serbe në komunat në veri të Kosovës, serbët protestues paralajmëruan veprime radikale deri në bllokim të kufijve. Qeveria e Kosovës në fund të javës së shkuar mbylli pesë institucione paralele serbe në Kosovë, nën dyshimet se lëshonin dokumente të falsifikuara. Ajo mbylli institucionin paralele serb të komunës se Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, komunën paralele të Mitrovicës së Veriut, të Zveçanit,  Zubin-Potokut dhe të Leposaviqit. Në disa nga këto objekte, autoritetet e Kosovës vendosën pllaka që tregojnë se tani ato do të përdoren si zyra për disa nga ministritë e Kosovës dhe departamentet e tyre.

Lexo edhe:

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

SKANDAL/ UEFA “fle gjumë”, klubi që garon në Champions falenderon tifozët për banerin “Kosova je Serbi”

Pikëkalimi kufitar në Merdare
Pikëkalimi kufitar në MerdareFotografi: Valdrin Xhemaj/REUTERS

Ka pasur disa hapa të tjerë para mbylljes së institucioneve paralele nga qeveria e Kosovës: ndalimi i dinarit serb për pagesa, mbyllja e degëve të Postës së Serbisë. Policia e Kosovës konfirmoi se të mërkurën u ka dërguar fletëthirrjet për paraqitje në Prokurori pesë personave që dyshohet se kanë qenë udhëheqës të institucioneve paralele dhe dyshohen për falsifikim të dokumenteve.

Serbia: Dëshmi e përndjekjes brutale politike

Kreu i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha se “fletëthirrjet u janë drejtuar udhëheqësve të Listës Serbe” dhe sipas tij, ato “janë dëshmi e përndjekjes brutale politike që do të ketë pasoja të gjera”. “Udhëheqësit e institucioneve serbe nuk kanë falsifikuar asgjë dhe kanë bërë gjithçka ekskluzivisht në përputhje me ligjin, duke ofruar shërbime edhe për serbët edhe për shqiptarët. Nëse kryeministri Albin Kurti do të kishte formuar Asociacionin e Komunave serbe, sot nuk do të ishim në këtë gjendje”, shkroi në profilin e tij Petkoviq.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nga ana e tij, tha se “dy nga institucionet më të rëndësishme të Serbisë në Kosovë, shëndetësia dhe arsimi janë duke funksionuar”, ndërsa shtoi se siç thotë “nuk e vë në dyshim se autoritetet në Prishtinë do të provojnë t’i rrënojnë të gjitha”. Presidenti serb tha se është i gatshëm që të vizitojë Mitrovicën e Veriut nëse një gjë të tillë i lejohet nga forcat ndërkombëtare dhe autoritetet në Kosovë.

Ushtarë të KFOR-it në kufirin Kosovë-Serbi, Jarinje
Ushtarë të KFOR-it në kufirin Kosovë-Serbi, JarinjeFotografi: Visar Kryeziu/AP Photo/picture alliance

Kritika nga BE dhe SHBA

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë nga qeveria e Kosovës u kritikua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Hapat e qeverisë së Kosovës cilësohen të pakoordinuara me autoritetet ndërkombëtare dhe rrezikojnë rritjen e tensioneve. BE e SHBA kërkojnë nga  Kosova që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri të Kosovës të trajtohen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Qëndrimi i qeverisë së Kosovës është i ndryshëm. Ajo thotë, se vetëm po përpiqet të vendosë rendin dhe ligjin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke e pamundësuar funksionimin e institucioneve paralele të Serbisë. Forca të shtuara të misionit paqeruajtës KFOR, u panë edhe të mërkurën mbi urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. KFOR-i tha se prania e shtuar e këtyre trupave është “një trajnim periodik në vazhdim, për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale”./DW

Etiketa: kosoveSerbitensionet ne veri

Lajme të lidhura

RAJONI

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

20:31 : 07/08/2025
SPORT

SKANDAL/ UEFA “fle gjumë”, klubi që garon në Champions falenderon tifozët për banerin “Kosova je Serbi”

19:33 : 07/08/2025
RAJONI

REL: A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

13:36 : 07/08/2025
BOTA

Nga i dënuar në Serbi, në gjyqtar në Kosovë e rrezik për sigurinë/ Kush është Radomir Llaban?

21:16 : 06/08/2025
RAJONI

Sorensen bisedon me Kurtin e Osmanin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

14:08 : 06/08/2025
RAJONI

Kosova ngre aktakuzë ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviq

12:10 : 05/08/2025
Para

VIDEO/ Festoi rrënimin e Gazës, organizatat kërkojnë largimin e kryerabinit të Shqipërisë

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com