• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jam donator”/ Mandati i Vullnet Sinës, Bardhi përplaset me deputetin socialist: Përfituat fonde publike

12:22 : 04/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ka nisur me debate Këshilli për Rregulloren e Mandatet, mes deputetit socialist të Vlorës Vullnet Sinaj dhe Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Pas kërkesës së paraqitur nga Partia Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, është mbledhur Këshilli për Rregulloren e Mandatet.

Partia Demokratike pretendon se Sinaj ka përfituar nga fondet publike, në një kohë që ka qenë ligjvënës, dhe sipas demokratëve, kjo gjë bie ndesh me ligjet dhe si rezultat duhet të humbasë mandatin e deputetit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se deputeti Sinaj, nëpërmjet kompanive në pronësi të tij ka përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit.

“Kemi verifikuar se deputeti Sinaj është pronar në 9 kompani, ku në 5 prej të cilave është aksioner i drejtpërdrejt.

Lexo edhe:

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

Ne kemi verifikuar nëpërmjet shkresave zyrtare, në këtë rast Drejtorisë se Thesarit, se deputeti Vullnet Sinaj, nëpërmjet kompanive të tij në vetëm 9 transaksione që ne kemi evidentuar mund të jenë edhe shumë më shumë, ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 36 mijë euro.

Në këto kushte ai është neë shkelje të Kushtetutës konkretisht të nenit 70, pika 3.  Këto fakte, janë konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Finacave dhe Drejtoria e Thesarit”, deklaroi Bardhi.

Sinaj: Isha biznesmen kur u futa në politikë

Pas deklaratës së bardhit reagoi socialisti Vullnet Sinaj, i cili ironizoi kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, tha se “si ka mundësi që nuk ke gjetur dokumentet për paratë që unë kam dhuruar edhe gjatë kohës së tërmetit”.

Ndërsa më tej ligjvënësi socialist tha se në momentin që ka marrë mandatin e deputetit ka hequr dorë nga aksionet e tij në biznese.

“Kam dhuruar 100 mijë euro në kohën e tërmetit. Unë kam qenë biznesmen që hyra në politikë dhe nuk u bëra sipërmarrës pasi hyra në politikë. Unë kam 20 vjet që merrem me biznes. Ai biznesi që ju më thoni që është i mi, ka bërë atë sollën e operacioneve te Kardiologjia për fëmijët. Ndaj meje po bëhet një farsë e madhe, që nuk është as ligjore.

Ajo që ju më akuzoni mua sot është shitja e produkteve në kasa. Ku ta dijë një punonjës i kasës se kush ble në marketet e Big Market? Kujt t’ia ndalojmë hyrjen në Big Market na i thoni? Nuk kam përfituar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, përkundrazi jam donator. Nuk kam marrë pjesë në asnjë tender, në asnjë koncension”, tha Sinaj.

Bardhi: Qoftë edhe për 1 lek të përfituar nga buxheti shtetit, e shkelni Kushtetutën

Pas fjalës së Sinës, Bardhi i përmendi disa institiucione që sipas tij kanë kryer blerje në rrjetin e supermarketeve që ka në pronësi deputeti Sinaj.

Ai tha se nuk heq dhe as nuk jep mandate, pasi është Gjykata Kushtetuese e cila vendos për çështjen.

“Qoftë edhe për 1 lek, ne nuk mund të mbyllim sytë, kur përfituesi është deputet. Jeni në shkelje të Kushtetutës.

Nuk duhet të keni frikë nga shqyrtimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit vendos për mandatin, ndoshta keni të drejtë Ju dhe ne e kemi gabim, por mendoj se ne kemi të drejtë”, tha Bardhi.

Lexo edhe:

Fakte dhe analiza/ Për disa miliona lekë, pse deputeti Vullnet Sinaj rrezikon mandatin

Etiketa: bardhibig marketKëshilli për Rregulloren e Mandatetmandativullnet sinaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit

15:33 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

19:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

Bllokimi i fondeve të IPARD, Bardhi: Paratë i mori babai i Suel Çelës dhe të afërmit e Frida Krifcës

11:59 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Begaj, mashë e Ramës”/ Kaso: Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Kushtetueses për llogari të ekzekutivit

20:39 : 15/10/2025
AKTUALITET

Begaj e mohoi, PD publikon dokumentet: I biri paguhet 30 mijë euro nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë

17:27 : 15/10/2025
AKTUALITET

Bardhi e zbulon në “Trialog”: Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës

23:04 : 30/09/2025
Para

Do sjellë presidentin në Shqipëri, avioni shtetëror izraelit shfaq probleme

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com