• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkarkimet e ujërave të zeza në dete, PD: Burim dhe rrezik infeksionesh

14:49 : 03/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me  situatën e turizmit në vendin tonë.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo në një deklaratë për mediat tha se pjesa dërrmuese e ujërave të plazheve shqiptare, sipas një monitorimi të Agjencisë kombëtare të Mjedisit për vitin 2023, janë përkeqësuar në krahasim me vitet pararendëse.

“Ne kemi dënuar gjithashtu një vendim të qeverisë për të detyruar hotelet dhe resortet në bregdet për të blerë impiante të ujrave të zeza me kosto mbi 30 mijë euro. Kjo edhe pse ata kanë një kontratë me UKT I cili është enti public që duhjet të bëjë riciklimin, kanalizmin apo adresimin e ujrave të zeza të tyre”, tha ajo.

Deklarata e plotë e Garos:

Pjesa dërrmuese e ujrave të plazheve shqiptare, sipas një monitorimi të Agjensisë kombëtare të Mjedisit për vitin 2023, janë përkeqësuar në krahasim me vitet pararendëse.

Lexo edhe:

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

“E martë e zezë” për Shqipërinë/ PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje

Kjo do të thotë më shumë ujra të ndotura, më shumë rrezik infeksionesh, dhe rënie të cilësisë së jetës për shqiptarë dhe të huaj.

Sipas raportit monitories, numri i stacioneve të kategorisë A – Cilësisë shumë të mire të ujrave, për plazhet e monitoruara për vitin 2023 është më i ulët në krahasim me 7 vitet pararendëse nga 2016-a deri në 2022.

Ndërkohë ka ardhur në rritje numri i stacioneve të kategorisë D – cilësisë së keqe të ujërave për të gjithë këtë periudhë.

Raporti thekson se faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë mbeten shkarkimet e ujërave të zeza të patrajtuara në mënyrë direkte dhe indirekte.

Më të ndoturit janë plazhet e Durrësit të cilat për vitin 2023, sipas rezultateve baktereologjike kanë 11 pika monitorimi në kategorinë D, dmth të cilësisë së keqe, krahsuar me me 7 pika të kategorisë B, dhe 3 pika të kategorisë C.

Në një shumatore të përgjithshme, të gjitha plazhet e vendit nga veriu në jug, kanë patur ulje të cilësisë dmth shtim të ndotjes.

Partia Demokratike e ka denoncuar në vijimësi ndotjen e ujrave, derdhjen në detra lumenj dhe liqene të ujërave të zeza si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe babëzisë të pushtetit qendror dhe vendor.

Ne kemi dënuar gjithashtu një vendim të qeverisë për të detyruar hotelet dhe resortet në bregdet për të blerë impiante të ujrave të zeza me kosto mbi 30 mijë euro. Kjo edhe pse ata kanë një kontratë me UKT I cili është enti public që duhjet të bëjë riciklimin, kanalizmin apo adresimin e ujrave të zeza të tyre.

Të detyruarit e bizneseve për të blerë impiante private nuk është përpjekje për të pastruar mjedisin, por e bërë për interesa të kompanive private të lidhura me pushtetin.

Fatkeqësisht, disa pronarë kanë gjetur si rrugë reagimi një veprim të papërgjegjshëm, që ua ka lejuar korrupsioni bashkiak dhe qeveritar. Kanë paguar 10 mijë euro nën dorë dhe i kanë derdhur ujrat e zeza në det.

Kjo është fytyra e vërtët e turizmit, jo ajo që propagandon Edi Rama, Mirela Kumbaro dhe zëdhënësit e qeverisë.

Etiketa: detegaroinfeksionePDujerat e zeza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

20:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

“E martë e zezë” për Shqipërinë/ PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje

20:19 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

18:18 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për abuzimin me fondet e IPARD në bujqësi

11:31 : 28/10/2025
AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
Para

Prokurori Dashnor Nure pa shtëpi, KPK i heton adresat e banimit

TË GJITHA

Netanjahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

08:49 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë

08:39 : 29/10/2025

Erëra deri 200 km/orë, uragani “Melissa” godet Kubën

08:37 : 29/10/2025

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025

Këmbimi valutor 29 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 29/10/2025

Kushte të qëndrueshme atmosferike e kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:12 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com