• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Putini sfidon urdhër arrestin ndërkombëtar me vizitën në Mongoli

17:27 : 03/09/2024
në BOTA

Presidenti rus Vladimir Putin po viziton Mongolinë, e cila i ka refuzuar thirrjet për ta arrestuar atë pavarësisht se është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Kjo gjykatë, para 18 muajsh, lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për Presidentin Putin me dyshimin e kryerjes së krimeve të luftës në Ukrainë. Para vizitës, Ukraina dhe Bashkimi Evropian i bënë thirrje Mongolisë t’ia dorëzojë Gjykatës me seli në Hagë udhëheqësin rus. Mongolia kaloi në demokraci në vitet 1990 duke vendosur marrëdhënie edhe me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ajo mbetet e varur ekonomikisht nga dy fqinjët e saj shumë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm, Rusia dhe Kina.

Mongolia organizoi pritje shtetërore për Presidentin Vladimir Putin duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare dhe të opozitarëve rusë për të zbatuar urdhër arrestin ndërkombëtar për udhëheqësin rus.

Kjo është vizita e parë e Presidentit Putin në një vend anëtar të Gjykatës Ndërkombëtare Penale e cila para 18 muajsh lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar duke e akuzuar udhëheqësin rus për krime lufte në Ukrainë.

Para takimit me homologun mongol, Presidenti Putin parakaloi në sheshin kryesor në kryeqytetin Ulanbator në mes të rojeve të nderit të veshur me uniforma të ngjashme me ato të gardës personale të sundimtarit të shekullit të 13-të Genghis Khan, themeluesit të Perandorisë Mongole.

“Marrëdhëniet me Mongolinë janë ndër prioritetet e politikës sonë të jashtme në Azi. Ato janë ngritur në një nivel të lartë partneriteti strategjik gjithëpërfshirës”, tha Presidenti rus gjatë takimit me homologun mongol, Ukhnaa Khurelsukh.

Lexo edhe:

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

Vizita e tij e vendos Mongolinë në një pozitë të vështirë.

Vendet anëtare të gjykatës ndërkombëtare janë të detyruar të arrestojnë të dyshuarit, nëse është lëshuar një urdhër arresti, por Mongolia është shumë e varur nga Rusia për karburant dhe një pjesë të energjisë elektrike të saj. Ndërkaq, Gjykatës Ndërkombëtare Penale i mungon një mekanizëm për të zbatuar urdhërat e saj

“Vizita juaj do t’i japë një shtysë zhvillimit të marrëdhënieve tona tregtare dhe ekonomike, kryesisht në sektorë të tillë si karburanti dhe energjia, logjistika e transportit rrugor dhe të tjera”, tha Presidenti mongol Khurelsukh gjatë takimit me delegacionin rus.

Pas dekadash nën komunizëm me lidhje të ngushta me Bashkimin Sovjetik, Mongolia kaloi në demokraci në vitet 1990. Ajo tani ka marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe partnerë të tjerë të rinj. Megjithatë, ajo mbetet e varur ekonomikisht nga dy fqinjët e saj shumë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm, Rusia dhe Kina.

Gjatë vizitës u zhvillua një protestë e vogël në kryeqytetin mongol. Disa demonstrues mbanin një tabelë ku ishte shkruar: “largoni kriminelin e luftës Putin nga këtu”.

Sidoqoftë, disa të tjerë nuk pajtohen që vendi i tyre të zbatojë urdhërin e arrestit ndaj Presidentit rus.

“Është e vërtetë që ne jemi vend anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndjekim çdo urdhër. Kina dhe Rusia janë vende fqinje shumë të rëndësishme për ne”, thotë Altanbayar Altankhuyag, banor i kryeqyteit mongol.

“Ne mongolët nuk e mbështesim arrestimin e Putinit sepse kjo do të ishte një sjellje e keqe”, thotë Tsevegdorj Luvsandorj, një veteran 79 vjeçar i ushtrisë mongole.

Presidenti Putin ka bërë një sërë udhëtimesh jashtë shtetit në muajt e fundit në përpjekje për të kundërshtuar izolimin ndërkombëtar me të cilin përballet si rezultat i agresionit të Moskës në Ukrainë. Ai vizitoi Kinën në muajin maj, bëri një udhëtim në Korenë e Veriut dhe Vietnam në qershor dhe shkoi në Kazhakstan në korrik për një takim të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Kenneth Roth, ish-drejtori i organizatës ‘Human Rights Watch’, e cilësoi udhëtimin e Presidentit Putin në Mongoli si “një shenjë dobësie”. Zoti Roth shkroi në rrjetin social X se udhëheqësi rus tani ka mundësinë të realizojë vizita vetëm ‘në një vend me një popullsi të vogël prej 3.4 milionë banorësh që funksionon nën hijen e Rusisë’./ VOA

Etiketa: gjykatamongoliPutinurdherarrest

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

08:08 : 22/07/2025
BOTA

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025
BOTA

Putin i gatshëm për paqe, por nuk heq dorë nga synimet në Ukrainë

12:05 : 21/07/2025
BOTA

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

14:16 : 20/07/2025
AKTUALITET

Beleri nuk dorëzohet për Himarën, kërkon rikthimin e mandatit të kryebashkiakut

18:46 : 17/07/2025
A devastated father fought an Albanian police commissioner on the beach after the cop allegedly crashed his boat into his 7-year-old British daughter, killing her.

The girl, Jonada Avdia, a British-born citizen, was killed on Tuesday while playing in the ocean when she was hit by a speedboat’s propeller off Potam Beach in Albania. The boat was driven by officer Arjan Tase while he was off-duty, according to reports.

When Tase parked his boat on the shore right after the fatal crash, her father Bedlar Avdia confronted his daughter’s alleged killer and a brawl ensued, photos shared by Albania’s former prime minister Sali Berisha show, the Daily Mail reported.





https://www.youtube.com/watch?v=zvO7BBt5Ceo
AKTUALITET

Vdekja tragjike e Jonada Avdiajt, shpallen të pafajshëm 5 efektivët! Familjarët: Vendim i padrejtë

16:36 : 16/07/2025
Para

Kalimi tek Al-Itthad e bën Mario Mitajn futbollistin më të paguar shqiptar

TË GJITHA

Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë

12:18 : 23/07/2025

Arrestohet në flagrancë 39-vjeçari në parcelën me kanabis/ VIDEO – EMRI

12:13 : 23/07/2025

16 të pandehur/ SPAK dërgon për gjykim dosjen e mikro-kredive , “fal” Gent Sejkon e BSH-së

12:03 : 23/07/2025

Kosovë/ PDK dhe AAK: Kërkesa e Osmanit për Kushtetuesen i jep kohë Vetëvendosjes

12:02 : 23/07/2025

Përkeqësohet gjendja e Ilir Beqjas pas infeksionit të lëkurës, shtrohet në QSUT

11:47 : 23/07/2025

Tiranë/ Celibashi shpërndan veç mandatet që “dihen”, kërkon kohë për deputetin e Lapaj-Shabanit

11:40 : 23/07/2025

GJKKO dërgon për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit

11:37 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com