• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Komisioni i së vërtetës”, Berisha: Ndan Shqipërinë nga bota e krimit shtetëror-qeveritar

15:07 : 30/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se dosja ‘Metamorfoza’ përfaqëson vetëm majën e ajsbergut gjigand mbi të cilin noton shteti dhe vetë Shqipëria.

Sipas Berishës, bisedat dëshmojnë se në Shqipëri vrasësit serialë, ministrat, prokurorë, gjykatësit, kryepolicët, policët funksionojnë si një ansambël krimi.

Teksa veçoi dosjen Toyota Yaris, Berisha theksoi gjithashtu se Taulant Balla është mburoja politike dhe përfituesi kryesor politik i trafikut të narko-eurove dhe drogës nga klani Toyota Yaris.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare,

Keni dëgjuar për bisedat me telefona të kriptuar, të dekriptuara nga shërbimet e zbatimit të ligjit të Francës, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera perëndimore. Këto biseda dëshmojnë se në Shqipëri vrasësit serialë, ministrat, prokurorë, gjykatësit, kryepolicët, policët funksionojnë si një ansambël mosntruoz krimi.

Lexo edhe:

Krim tronditës në Slloveni, dorëhiqen dy ministra pas vrasjes brutale dhe plagosjes së një shqiptari

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

Dua t’ju informoj se kjo që keni dëgjuar deri më sot në dosjet ‘Metamorfoza’ përfaqëson thjesht majën e atij ajsbergu gjigand mbi të cilin noton shoqëria, shteti dhe vetë Shqipëria.

Miqtë e mi!

Të gjithë keni dëgjuar për aferën Toyota Yaris. Keni dëgjuar se këto ditë kjo dosje u dorëzua në gjykatë, por dua ta dini se kjo dosje është dorëzuar e gjymtuar, pasi personazhi më kryesor në Toyota Yaris, pas trafikantëve, vjen ministri kriminel, Taulant Balla. Taulant Balla është një vizitor i rregullt i hotelit të Alfred Vladit në Sarandë.

Taulant Balla është mburoja politike dhe përfituesi kryesor politik i trafikut të narko-eurove dhe drogës nga klani Toyota Yaris.

Pasi u mbyll kjo çështje në mënyrën më korruptive nga organet e drejtësisë shqiptare, dosja u hap përsëri.

Dhe aty dalin, jo vetëm Zarka, por edhe 4 prokurorë të tjerë dhe gjykatës të implikuar njëlloj, sa Zarka dhe më shumë se Zarka në dosjen Toyota Yaris. Aty del Taulant Balla njeri kryesor në këtë trafik. Mirëpo, të dhënat për Taulant Ballën me bekimin e mercenarit Dumani i kanë përgjysmuar në dosje gjykatësja kriminele me katër mbiemra, Irena Gjoka, etj.

Duart e tij të zeza në dosje i ka futur edhe prokurori i SKAP-it, Kondili, por as falsifikimet dhe manipulimet e Gjokës, as fshehjet e Kondilit nuk lehtësojnë veprën kriminale të ministrit kriminel, Taulant Balla”- tha Berisha.

Berisha tha se krijimi i komisionit të së vërtetës është rruga e vetme për të bërë radiografi, gjykatës e prokurorë kriminelë, sipas tij, të mos mund t’i fshehin qytetarëve shqiptarë krime të shëmtuara të deputetëve të tyre, ministrave të tyre, kryeministrit të tyre.

Berisha tha se vetëm krijimi i një komisioni të së vërtetës që do të jetë pjesë integrale e programit të PD. Ai shtoi se kjo do mund të ndajë në mënyrë përfundimtare Shqipërinë nga bota e krimit shtetëror-qeveritar të sotëm.

“Këto janë disa të dhëna paraprake, të cilat i ekspozova, jo për të shuar kuriozitetin, dhe as për t’i përdorur për qëllime politike, por thjesht për t’ju informuar se si ky shtet është i kapur këmbë e kokë nga krimi dhe peng i tij.

Krijimi i komisionit të së vërtetës është rruga e vetme për të bërë radiografi, në mënyrë që Dumanër, Gjoka, gjykatës, prokurorë kriminelë të mos mund t’i fshehin qytetarëve shqiptarë krime të shëmtuara të deputetëve të tyre, ministrave të tyre, kryeministrit të tyre.

Vetëm krijimi i një komisioni të së vërtetës që do të jetë pjesë integrale e programit të PD do mund të ndajë në mënyrë përfundimtare Shqipërinë nga bota e krimit shtetëror-qeveritar të sotëm”, tha Berisha.

Etiketa: Berishakrimqeveria

Lajme të lidhura

BOTA

Krim tronditës në Slloveni, dorëhiqen dy ministra pas vrasjes brutale dhe plagosjes së një shqiptari

20:04 : 26/10/2025
AKTUALITET

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025
BOTA

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
RAJONI

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025
RAJONI

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025
Para

Ekzekutoi Gentjan Bejtjen, kush është Flodian Plaku, i njohur me nofkën “Pole Qorri”

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com