• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E vrau Endrit Alibejn dhe i shkoi në varrim, Franc Çopja në “Sky”: I hodha 50€

13:13 : 28/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një nga episodet më të rënda ku pasqyrohen vrasjet në seri të grupit “Çopja” dhe grupit të Erjon Alibej, është momenti i masakrës me tre të vrarë në Bradashesh, ku një ditë më pas organizatori dhe financuesi kryesor i vrasjeve shkon në varrimin e “gjahut” të tij, Endrit Alibej.

Një veprim ky që në komunikimet “Sky” tregohet me shumë mburrje nga Franc Çopja, tek i afërmi i tij Renato Musaku, i cili mësohet të jetë shpallur në kërkim për akuzën e “Përkrahjes së autorëve të krimit” në formën e “Organizatës kriminale”.

Duhet shumë guxim i madh dhe njëherësh duhet të jesh njeri jo normal për të kryer veprime të tilla, ku pasi ke vrarë shokun e ngushtë dhe bashkëpunëtorin tënd në trafikun e kokainës, një ditë më pas t’i shkosh në varrim atij dhe solidarizohesh me familjarët duke i hedhur 50 euro në formë ngushëllimi.

Në bisedat e “Sky”, Franc Çopja i përshkruan kushëririt të tij Renato Musaku dhe situatën e rëndë që ishte në familjen e Endrit Alibej, duke i thënë se gruaja rumune e Endritit qante në gjuhën e saj Rumune duke thënë: “…Endrit jubira miaaaa…”

Lexo edhe:

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

Vrau dy persona dhe tentoi të vriste një tjetër/ Prokuroria italiane kërkon burg përjetë për shqiptar

Sipas të dhënave pjesore, shtatë muaj pasi skuadra e Talo Çelës kishin kryer vrasjen e trefishtë, financuesi i kësaj vrasjeje Franc Çopja flet me një person tjetër, duke i thënë se një shtetas me nofkën “Bjondi” nuk është ndarë mirë me Hajdar Bakon, por sërisht ata nuk janë vrarë me njëri-tjetrin, siç po bënin me Endrit dhe Erjon Alibej.

Franci i shkruan se: “…në fakt këto janë njohur prej Darit. Se dhe ne me “Bjondin” s’jemi ndarë mirë me i fjalë, jo me të vrame. Se ika unë, i piva kafe, i hodha një 50 euro, kur vdiq ai “Tarzani”. Gjasme ato të vrasin e të vinë të pinë kafen…”.

Personi tjetër ia kthen mesazhin duke qeshur: ”…hahahahaha, e ke bo këtë punë ti? Nejse shofim tani, ça do nxjerin. Atij tatit i ka shku llafi 100 për qind…”.

Por Franc Çopja sërish i shkruan, duke i thënë se nuk ka shkuar vetëm njëherë për ngushëllim, por dy herë, edhe në varrim edhe pas varrimit.

“…si e kam ba???. Kam shku dy herë unë o robo dhe para se me varros dhe masi e varrosën, i hodha një 50 eurosh… Shok për shpirt të Shpëtimit, si kisha shku, por m’kan ardh 3 vjet rrjesht kahu siç i vajtja, me t’puthme me përqafime…”.

Personi tjetër ia kthen duke i shkruar: “…hahaha, po ça bo be plakun mer burr. Ç’ja q*** robt mo shku ku i kan…”.

Më tej i njëjti person e pyet Franc Çopjan se kush është ky “Tarzani”…?

Dhe Franci ia kthen duke i shkruar si më poshtë vijon: “…Tarzani a ky para veti 3, ke “Reng-Roveri” hahaha këtë që se kapshin plumbat Rob q***…”.

Ndërkohë një vit e gjysmë nga masakra në Bradashesh të Elbasanit, ku mbeti i vrarë Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri dhe miku turk Erdal Duranay, kapoja i grupit Franc Çopja, nga Dubai, komunikon me kushëririn e tij në Elbasan, Renato Musaku, ky i fundit një tregtar makinash.

Franc Çopja, në bisedë i thotë Renato Musakut, se Talo Çela dhe personat e tjerë të grupit të tij kanë gabuar nga mendjemadhësia, janë hallakatur dhe kanë biseduar me persona të tretë për ngjarjet kriminale, ku kanë marrë pjesë dhe duhet të ishin mbajtur nën kontroll pasi Franci, nuk i ka pas planifikuar kështu rrjedhën e ngjarjeve dhe veprimet e Talos dhe grupit të tij pas ngjarjeve mund të ndikojnë në zbardhjen e tyre.

Gjithashtu, Franci shprehet se anëtarët e familjes (Alibej) kanë qenë në ajër pasi nuk e kanë pasur dijeni se nga i vinte problem, kush ishin personat që kanë financuar dhe porositur vrasjen e familjarëve të tyre.

Franc Çopja, informon Renato Musaku, se, ai (Franci) ka shkuar edhe për vaki dhe ka hedhur 50 Euro dhe ju ka thënë me ironi: “…t’i rrojnë familjarët!…” dhe jep detajet për bashkëshorten e të ndjerit Endrit Alibej, e cila sipas tij qante në gjuhën rumune.

Në “Sky” Franci shprehet se: “…ato janë legena dhe sp***ë e keqe, është turp ti quash armiq”.

Por në fund kushëriri i tij, Renato Musaku e këshillon Franc Çopjan se duhet ta vendosi në vijë përsëri grupin e tij të vrasësve me pagesë.

Franci i shkruan Renatos duke i thënë se grupi i tij është dëmtuar që kur u arrestua ai kalamani, duke nënkuptuar Klevis Allën, i cili pranoi të bashkëpunojë me drejtësisë, por më pas doli që kishte gënjyer prokurorët duke thënë qëllimisht emrat e Talo Çelës dhe Altin Ndocit në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Prill 2020 në Durrës.

“…u zbulun ato të gjithë. Po çar ti baj Talos unë, fluturon me bisht në bythë. Se ato ishin ajrorë, s’dishin gja nga po i vinte. Po Talo b*ja, iku me i ven aty doli pastaj gaboi. Iku nga menja vet Talo, si pall k**i, tha e njof unë këtë shkoj unë i them. Kjo punë s’do trima budallej. Unë ja thash live atyne, majeni men i thash ato thanë vari k**n, këtij kalamanit. Kur re ti burg, u zhduka unë s’dilja ma lirshem s’ikja ma as Shqipri. Bana ca lekë,ene hec babeeee ça ti baja??? Ika i piva një kafe, i hodha i 50 eurosh. Trroni vet, ti rrojnë dashmit i thashë hahahaha…”.

Dhe Musaku ia kthen me të qeshur: “…hahahaha…”.

Dhe sërisht Franc Çopja vijon t’i shkruajë duke i përshkruar situatën e rëndë në shtëpinë e familjes Alibej duke shtuar:

“…qante ajo nusja atij… Indrit jubira miaaaa…, se e ka rumune…po b… vari k…n, s…me e keqe…Legena, turp me i thanë armik. Për zotin po u hallakatën m’brapa këta të tjerët, s’kishim shku kështu gjanat jo, si pata planifiku kështu…”.

Por Musaku i thotë duke vijuar të shkruajë: “…hahaha tamam, të degjenerum fare…”.

Ndërsa Çopja i thotë: “…po ngrit huna përpjet…”.

Dhe Musaku që ia kthen sërish duke i thënë: “…po duhesh me u majt pak ma në kontroll, po hajt ma duhet me pa si me i van në vijë prapë…”.

Më tej Franc Çopja në muajin maj 2020 flet në “Sky” me një person tjetër duke i thënë se ka 5 vjet është ngarkuar shumë duke u marrë dhe me vrasjet e kundërshtarëve të tij:

“…shoku jam i vogël me moshë, po kam 10 vjet pa pushim. Sidomos këtë 5 vjeçarin e funit, as familje asgja s’po shijoj. Mall, intriga, lek, vrite-prite, më hikën petlla…”.

Gjithashtu Franci më tej i shkruan se pendesa e Klevis Allës dhe sherri që ka bërë Nuredin Dumani me Talo Çelën për një makinë të qelbur i ka prishur shumë punë.

”…kanë qënë me mu bashkë të gjithë, për 1 makinë të qelbët ka nis gjithë puna prej atij mostrës së vogël. Na mori në qafë, na prishi shumë punë…”.

Pas pendesës së Klevis Allës, është arrestuar Altin Ndoci anëtar dhe vrasës me pagesë në grupin e “Çopjave”./OraNews

Etiketa: Endrit AlibejFranc Çopjavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

09:34 : 31/05/2025
AKTUALITET

Vrau dy persona dhe tentoi të vriste një tjetër/ Prokuroria italiane kërkon burg përjetë për shqiptar

17:30 : 30/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO la në fuqi arrestin në burg, avokati: Florenc Çapja s’ka përdorur ‘SkyEcc’

13:38 : 30/05/2025
AKTUALITET

Gjykata e Durrësit “detyron” familjen të jetojë në një pallat me vrasësin e djalit të tyre

21:08 : 29/05/2025
AKTUALITET

Babai i Ilaria Sulës rrëfen pas humbjes të së bijës: Rutina jonë është nga varrezat në shtëpi

16:52 : 29/05/2025
AKTUALITET

Masakra e Bradasheshit/ Alibej: Atentatin e urdhëruan Çopjat! Erdhën dhe derdhën lot në varrim

16:27 : 29/05/2025
Para

Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro

TË GJITHA

EMRAT/ Kallash e pistoletë në banesë, arrestohet 30-vjeçari nga Shijaku, në kërkim babai i tij

10:13 : 31/05/2025

“Do të të vrasim”/ Rrëfimi i Elinara Shehut: Si i shpëtova përdhunimit nga komshiu, u hodha nga makina

09:58 : 31/05/2025

Nga djepi në zyrë, përvojat e jetës në vendimet e shefave

09:45 : 31/05/2025

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

09:34 : 31/05/2025

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

09:21 : 31/05/2025

Frederik Ndoci eliminohet nga “Ferma VIP”, ja kë zgjodhi si kryefermer

09:11 : 31/05/2025

Kryenegociatori Besnik Bislimi për DW: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

09:01 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com