• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Intervista/ Sylvinho: Fokusi ynë është te Nations League

19:15 : 27/08/2024
në Lajmet e Dites

Kur ka mbetur më pak se dy javë nga ndeshja e parë e Shqipërisë në Grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës, trajneri Sylvinho ka zhvilluar një intervistë për një mga televizionet tona kombëtare.

Rinovimi i kontratës, ndeshjet në UEFA Nations League, Europiani “Gjermani 2024”, objektivat e radhës, lojtarët kuqezi dhe se si do të luajë Kombëtarja në të ardhmen, ishin disa nga temat që tekniku kuqezi komentoi gjatë intervistët së tij.

Intervista e plotë:

Rinovimi i kontratës, keni pasur të tjera oferta? – Jo, jo jo, nuk kam pasur dhe as unë nuk shkova të kërkoj. Gjithmonë e them kjo e trajnerit është një jetë e vështirë por shumë e bukur. Unë nuk e kisha menduar kurrë që do të vija një ditë dhe të drejtoja kombëtaren e Shqipërisë, jemi në kahe të ndryshme të globit, por ja që jeta na vendosi në këtë vend shumë të bukur. Unë dhe Doriva jetojmë në Tiranë dhe po e jetojmë këtë sfidë, është shumë e bukur. Secili duhet të jap kontributin e tij dhe në këtë formë arritëm të shkonim në Europian për herë të dytë dhe nuk është aspak e thjeshtë ju e dini.

Kontrata e re, aspekti ekonomik dhe objektivat? – Marrdhënia me Federatën dhe veçanërisht me Presidentin është shumë e mirë. Ne i dimë përgjegjësitë tona, kishim si sfidë kualifikimin në Europian dhe arritëm, por të gjithë bashkë, në asnjë moment të vetëm nuk e mendoj që jam unë dhe e bëra unë apo stafi im i vetëm. Por ne e dimë se çfarë është sfida jonë, kemi Nations League që po punojmë, kemi filluar punën që tani për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, kemi edhe Çekinë që është kundërshtarë shumë i vështirë. Ne duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi, gjithmonë duke patur një synim, kualifikimin për në Botëror.

Lexo edhe:

VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist

‘FSHF është zaptuar nga amatorët”, Vata analizon Kombëtaren: Sylvinho s’është më i njëjti!

Europiani “Gjermani 2024”? – Unë mund të them se ne tani jemi me fat, në kuptimin që kemi rreth 35 lojtarë me të cilët mund të luajmë, por unë duhet të merrja 23, 25 apo 26. Më pas jam unë ai që duhet të vendos, për fat të mirë apo të keq. Sa i përket Uzunit, ai me ne ka luajtur si lojtar krahu në sulm, ndërkohë që tek klubi i tij luan si qendërsulmues apo si sulmues i dytë. Ai ka bërë një sakrificë me ne, ka luajtur ka dhënë maksimumin, por ai është një sulmues dhe atje, në klubin e tij luan si sulmues. Pasi e diskutuam menduam që thjeshtë ai është një sulmues dhe në pozicionin ku ne e përdornim duhet të provonim një lojtar tjetër. Ky është vetëm një emër një pozicion, por mund të flasim për të 35 apo 40 lojtarët që kemi. Unë e kuptoj pozitën e atij dhe mërzitjen se kam qenë vetë. Unë kam provuar të qëndroj në stol, të më dërgojnë në tribunë apo dikur më ka mbaruar një kontratë dhe më kanë thënë, nuk na duhesh më. I kam bërë të gjitha. Por unë jam profesionist dhe e vetmja gjë që nuk më lejohet të bëj është që të mos arsyetoj me zemër, sepse unë kam përgjegjësi përballë Federatës, njerëzve dhe të gjithë vendit.

A e ka dhënë Silvinjo maksimumin e tij me Kombëtaren? – Jeta e një trajneri është shumë më e keqe se e një futbollisti. Lojtarët e kanë një kontratë dhe mbahen aty, ndërkohë që edhe trajneri e ka kontratën, por gjërat ndryshojnë dhe mund të ndodh gjithçka. Unë jam shumë i kënaqur me punën e bërë deri këtu dhe Federata gjithashtu është, kështu që duhet të provojmë, më pas nëse ndodh diçka dhe të them se është në dhjetor në janar apo qershor, nuk mund të bëj parashikime.

Cila është më e mira që Silvinjo i dha Shqipërisë dhe gabimi që ai bëri me Shqipërinë? – Kualifikimi në europian. Kjo është pjesa më e mirë, për mua ishte ëndërr. Ndërkohë gjëja e keqe që më ndodhi? Unë jam një njeri kërkues dhe pse kishim një grup shumë të vështirë, ishte mundësia që patëm dhe nuk arritëm të shkonim në 8-tshe dhe nuk shkuam.

Si do të luaj Kombëtarja në këtë epokë të dytë të Silvinjos, për të shkuar në Botëror por edhe në Nations League? – Gjëja më e mirë që patëm dhe duhet ta theksoj është moduli i lojës që ne ndryshuam nga kualifikueset në finalet e Europianit. Ishte e ndryshme. Ne e filluam me dy lojtarë përpara mbrojtjes më pas ndryshuam në këtë formë me një mesfushor organizator. Kjo skuadër mund të luajë edhe ndryshe, nuk është problem i skemës, por rëndësi ka të respektohen karakteristikat e lojtarëve. Mund të luajmë edhe kështu jo vetëm me 4-2-3-1, por edhe me 4-1-2-3. /FSHF

Etiketa: fokusiNations LeagueSylvinho

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist

18:09 : 06/07/2025
SPORT

‘FSHF është zaptuar nga amatorët”, Vata analizon Kombëtaren: Sylvinho s’është më i njëjti!

20:42 : 12/06/2025
SPORT

Barazimi fatal ndaj Letonisë, Mirel Josa tregon se ku gaboi Sylvinho

16:26 : 12/06/2025
SPORT

Rënie drastike e Shqipërisë në FIFA, Sylvinho rikthen kuqezinjtë në pikën zero

09:58 : 12/06/2025
SPORT

Tani e thotë dhe FIFA, Shqipëria e Sylvinhos kthehet në nivelin e asaj të Edi Rejas

22:49 : 11/06/2025
SPORT

“Sylvinho po mëson zanatin”, ish-kapiteni i Kombëtares: Trajneri po gabon në momente të rëndësishme

16:14 : 11/06/2025
Para

“Hera e tretë që kalon në seancë plenare”/ Mandati Xhaçkës, VOA: PS pengoi 2 herë dërgimin në GJK

TË GJITHA

Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?

08:27 : 18/07/2025

Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani/ EMRI

08:22 : 18/07/2025

Fadromat në Theth/ Bushati: Ka faj fshatari që ndërton pa leje apo shteti që e nxit?

08:17 : 18/07/2025

Këmbimi valutor 18 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 18/07/2025

Nga tregjet bujqësore te thertoret dhe përpunuesit, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

08:11 : 18/07/2025

Temperatura deri në 35 gradë Celcius, parashikimi i motit për sot

08:05 : 18/07/2025

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com